Politika e Jashtme e SHBA, Trump: “Amerika në vend të parë”

Elton Tafaruci

Kandidati republikan për President, Donald Trump mbajti një fjalim për politikën e tij të jashtme nëse zgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Trump, favorit për nominimin e Partisë Republikane në garën presidenciale 2016, ka thënë se do të ndjekë politikën: “Amerika në vend të parë”.

“Politika ime e jashtme do t’i vë interesat e popullit amerikan dhe sigurinë amerikane mbi të gjitha. Ky do të jetë themeli i çdo vendimi që do të marr”, ka thënë Trump.

Republikani sulmoi politikën e jashtme të presidentit Barack Obama duke e cilësuar “katastrofë totale”  ndërsa shtoi se “nuk ka vizion, nuk ka qëllim, nuk ka drejtim, nuk ka strategji”.

Trump ka thënë se do të dobësonte grupin militant Shteti Islamik duke i ndërprerë qasjen në naftë.Ai po ashtu ka thënë se mbështet torturën me ujë dhe metoda të tjera të rënda të marrjes në pyetje kundër Shtetit Islamik. Trump ka bërë thirrje për rivlerësimin e marrëdhënieve me disa aleatë të ngushtë të Uashingtonit.

Share This Article
1 Comment
  • Mendim i mire se tani eshte e 27 ta ne nivelin ose standartin e jeteses. Duket qe duhet shume pune per ta arritur. Ndoshta nje menyre do ishte pakesimi i buxhetit te luftes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *