Festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë politika ia ka uruar nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale. Ai që ka uruar i pari ka qënë Presidenti Ilir Meta. Në postimin e tij Meta uron për më shumë mirësi.
Urimi i Metës:
Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë!
Gëzuar Festën e Kurban Bajramit!
Në këtë ditë të shenjtë, feste e bashkimi, kur ne ndajmë begatinë tonë me njerëzit në nevojë dhe solidarizohemi me ta, ju uroj nga zemra sa më shumë mirësi, mirëkuptim e dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit!
Kjo festë që vërteton harmoninë e bashkëjetesën tonë fetare, uroj të na nxitë për më shumë tolerancë, dialog gjithpërfshirës dhe bashkëpunim, në mënyrë që të gjithë së bashku të ndërtojmë një të ardhme më të mirë e të begatë për brezat e rinj dhe një Shqipëri si gjithë Europa!
Dita simbol e sakrificës sublime në emër të vlerave më të mira njerëzore e hyjnore, na fton të ngrihemi mbi interesat personale, për të menduar më shumë për interesin e përbashkët kombëtar, për të shëruar njëherë e përgjithmonë plagët e thella të shoqërisë sonë, varfërinë, korrupsionin, polarizimin e tejskajshëm, arrogancën dhe padrejtësinë, për t’u përkujdesur e shtuar vëmendjen për fëmijët jetimë, të moshuarit, të vetmuarit dhe për të gjithë ata që luftojnë me vështirësi dhe me sëmundje.
Të bashkuar rreth vlerave më të mira njerëzore, hyjnore e kombëtare, rreth familjes e kombit ne do t’ia dalim, pavarësisht kostove e sfidave që kërkohen!
Nuk ka vonuar as urimi i kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ky i fundit uron të gjithë shqiptarët pë më shumë begati.
Postimi i plotë
“Të dashur vëllezër dhe motra besimtarë myslimanë, ju uroj nga zemra Gëzuar Festën e Sakrificës, këtë kremtim të shenjtë të fuqisë së besimit tek Krijuesi. Zoti ju faltë mirësi, mbarësi dhe shëndet ju dhe familjeve tuaja dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë e shqiptarët kudo ku janë!”, uron Basha.
b.b/dita

Ngrini sumen sa me shume qe te vijne politikanet tu a fusin.
Politikanet , jane specia me e urryer dhe me hipokrite e shoqerise njerezore ! Nuk ka gje me te peshtire dhe te neveritur , kur sheh : Ilir Meten , Sali Berrishen , Lulushe Bashen , Edi Ramen dhe kedo tjeter , here ne rolin e krye priftit ortodoks apo katolik , here ate te hoxhes me callmen e mbeshtjelle pas krese , apo here tjeter me xhyben e bardhe dhe me callmen e gjelber te kryebektashianit , sipas radhes se kalendarit , te ” urojne ” besimtaret , me rastin e festave fetare perkatese . Une nuk shoh gje tjeter , me neveritese se kaq , me poshteruese dhe klloune se kaq , me hipokrite dhe fyese se kaq , qe te dalin keta kryebandite , duke u rehatuar ne shezlonget ne buze te detit , apo nga lartesite e vyera te malesise sone dhe te ” urojne ” shtresat e varfera te popullsise , qe Zoti t`iu permiresoje jetesen qe vete keta monstra ia kane nxire e i a nxijne cdo dite . Keto skena te revoltojne deri ne xhindosje e terbim te pa permbajtur ndaj ketyre zgjyrave , qe meritojne litarin ne mes te Tiranes ! Shume mire beri k/peshkopi katolik i Shqiperise , qe nuk mirepret asnje vizite apo urim ne seline e tij , prej politikaneve ! Shembullin e tij , duhet ta ndjekin edhe kreret e komuniteteve te tjera , qofte edhe ai grek , i fshehur prapa etiketes KOASH !
Na cane trapin politikane leshi rregulloni poullin rritni mirqenein e poullit ai eshte urimi me i mire per shqiptaret. Kush e kush te dali me besimtar ju besoni vetem ke leku o legena