Pasanikët tanë,
janë vënë në garë,
për Nënë Terezën,
kush të flasë me parë!
Nga vilat luksoze,
mesazhet i shkruajnë,
sepse për të varfrit,
dhe këta po vuajnë!
Për vjedhje e zhvatje,
ju njohim këtu,
lidhje Nënë Tereza,
aspak s’ka me ju!
Juve që i bëtë,
gropën Shqipërisë,
emrin e Fisnikes,
mos e bëni pis!
Nënë Tereza rri,
shumë larg maskarenjve,
është me fukarenjtë,
e më fukarenjve!
Pasuri e saj,
veç rrobat e trupit,
juve kini veshur,
kostumet e turpit!
Juve kini vjedhur,
qindra miliona,
sa kini shkretuar,
gjithë vatrat tona!
Ne këtu ju njohim,
dhe ju njohim mirë,
zemra juaj është,
si një copë qymyr!
Si një copë qymyr,
e zezë dhe e zezë,
ndaj qëndroni larg,
të bardhës Terezë!
Me çfarë kini bërë,
u nxifshi me bojë,
si guxoni vallë,
ta zini me gojë?!
Nuk mundet t’ja ndyni,
asaj shënjtërinë,
sepse ju e mbolllët,
këtu varfërinë!
Krejt pa turp kaloni,
deri në cinizëm,
kur flisni për zëmër,
dhe për humanizëm!
Ajo për të varfërit,
u tret si qiri,
juve nga të varfërit,
bëtë pasuri!
Derrat e kënaqur,
dhe super të pasur,
si kripën në sy,
ajo i ka dashur!
Me juve në krye,
Zoti vetë na talli,
ajo qe shënjtore,
juve jini djalli!
Shkruani pa fund,
por e kini kot,
se lavdinë e saj,
nuk e vidhni dot!
Nga ato që thoni,
s’kini asnjë vlerë,
kusarë shumë të pasur,
po njerëz të mjerë!
Ardhtë Drejtësia,
që na ka munguar,
dhe ju zbukuroftë,
me pranga në duar!
A.DUKA

Sakte!
Hier mein Lieblingssong aller Zeiten. Garantiert kein tallava 😉
Të sotmen jeto
Strofa 1
Jeta udhë që dot ne s’e kuptojmë,
Sa dhe fundi saj s’dimë ku mbaron,
Herë na duket, autostradë,
Here ajo shfaqet si rrugic’ e shkretë
Herë na duket, autostradë,
Herë ajo shfaqet si rrugic’ e shkretë.
Nga dhimbja, e djeshme,
Jo nuk hidhërohem,
Dhe nuk kam jo, nostalgji,
Për çfarë kaloi në jetën time.
Gëzimit, që shkoi,
Nuk i gëzohem,
Se ikën në harresë,
Të kthehet nuk e pres.
Refreni
Mos u gënje,
Nga e djeshmja që shkoi,
Ajo nuk vjen,
Dhe po erdhi largoje,
Të sotmen jeto,
Jetën shijo.
Mos u gënje,
Nga e djeshmja që shkoi,
Ajo nuk vjen,
Dhe po erdhi largoje,
Të sotmen jeto,
Jetën shijo.
Strofa 2
Nga dhimbja e djeshme,
Jo nuk hidhërohem,
Dhe nuk kam jo nostalgji
Për çfarë kaloi në jetën time.
Gëzimit që shkoi,
Nuk i gëzohem,
Se ikën në harresë,
Të kthehet nuk e pres.
Refreni
Mos u gënje,
Nga e djeshmja që shkoi,
Ajo nuk vjen,
Dhe po erdhi largoje,
Të sotmen jeto,
Jetën shijo.
Mos u gënje,
Nga e djeshmja që shkoi,
Ajo nuk vjen,
Dhe po erdhi largoje,
Të sotmen jeto,
Jetën shijo.
Të sotmen shijo,
Të ardhmen kërko,
Të sotmen jeto.