Vaniteti i politikanëve anglezë kushton shtrenjtë. Gjatë dhjetë viteve të fundit, parlamentarët e Mbretërisë së Bashkuar kanë shpenzuar më shumë se 300 mijë euro publike në piktura, buste ose statuja kushtuar vetes, të destinuara për hollin “Art Collection”, në Dhomën e Komunëve
Koha e llogarive
Llogaria është prezantuar për publikun britanik, pas një kërkese të organizatës “Evening Standard”, e çuar përpara falë ligjit për transparencën administrative. Duke hyrë në detaje mund të shihet se: janë shpenzuar 26 mijë euro (plus 18 mijë euro korniza) për një portret të John Bercow, president i Dhomës në parlamentin britanik. Nga viti 2000 deri më 2010-n edhe 21 parlamentarë të tjerë kanë porositur portretet e tyre me një kosto mesatare prej 10 mijë eurosh për secili.
Gjatë tri viteve të fundit, duke parë masat e kursimit dhe shkurtimet në bilanc, vaniteti i ka lënë disi hapësirë sensit të masës. Ata që kritikojnë projektin në fjalë, thonë se pikturat janë porositur për ata të cilët kanë dhënë një kontribut domethënës në jetën politike të Mbretërisë së Bashkuar. Dhe ja pra ku del një statujë me madhësi natyrore e Margaret Thatcher (e cila ka kushtuar rreth 15 mijë euro), busti në bronz i ish-kryeministrit John Major (me vlerë 7.000 euro), piktura me bojë vaji i ministrit të Jashtëm, William Hague (prej 5 mijë eurosh) dhe një triptik në të cilin Tony Blair portretizohet në krah të liderëve të opozitës Hague dhe Kennedy (8 mijë euro).
Art dhe kursime
“Në vitet e fundit bilanci vjetor për blerjen e veprave të artit për koleksionin e parlamentit është reduktuar, duke parë nevojën për kursime në këtë fazë të recensionit ekonomik”. Kështu shkruhet në një shënim të Dhomës së Komunëve, i cili shpjegon se qëllimi është që të reduktohet kostoja e përgjithshme e buxhetit me 17%, brenda periudhës 2014-2015. Ndërkohë, porositë për vepra arti vazhdojnë, me përjashtime të rralla, si p.sh. rasti i deputetes laburiste Harriet Harman, e cila ka bërë një hap mbrapa, duke e gjykuar të “papërshtatshëm” projektin për një portret të sajin, pasi mësoi se sa do të kushtonte.
Por nuk tregohen të gjithë kaq të ndjeshëm: konservatori Rees-Mogg, i cili përveç rrogës si deputet fiton 12 mijë euro në muaj nga kompania e tij e investimeve, komentoi për “BBC”-në: “Jam pro kursimeve, por këto shpenzime janë vetëm thërrime për pulat. Janë thjesht 10 mijë euro në muaj për një buxhet 240 milionësh të Dhomës ”. E menjëhershme përgjigja e deputetit laburist, Stephen Pound: “Rees-Mogg duhet të ketë pula shumë të majme”./D.Gjuzi

ci ka 300 mije euro kjo shoqja nje kolacion per mengjes. eshte personi me i pasur ne ruzullin tokesor dhe me e bukura eshte se asnje gazetar nuk flet per kete. flasin per pasurine e berluskonit, bill gate etj qe per kete zonjushen jane te pa llogaritshme.ne shume vende anglisht folese si anglia skocia, irlanda ,kanadaja,australia,zelanda e re , usa , nuk mund te meret asnje vendim pa miratimin e kesaj familje, po per cudi asnje gazetar nuk flet
Teka borgjeze. Ato 300 mije euro mund t’i ishin dhënë ndonje instituti shkencor qe studjon kancerin dhe semundje te tjera té rrezikëshme. Portretet e bustet le t’i bëjnë me parate e veta. Ka rrezik t’i imitojnë dhe këta kopukët tanë politikë. Këta që për 23 vjet veç vodhen e shkaterruan pasurinë kombëtare të shqiptarëve. O zot, nuk e shoh dot një bust apo portret të tyre ! Buste dhe portrete për të përjetesuar hajdutët,ja çfarë do të jenë ata !!!?