Veshja ka rëndësinë e vet, Financial Times: Pse politikanët e zgjuar veshin gjithnjë kostum

J L

Veshjet e politikanëve janë mjeti më i  fuqishëm i krerëve të shtetit për të transmetuar fuqi, autoritet, stabilitet, patriotizëm dhe siguri.  Kjo është edhe arsyeja përse udhëheqësit perëndimorë respektojnë pothuajse në të gjitha rastet publike kodin e veshjes, duke u fotografuar pothuajse gjithnjë me kostume të errëta, këmishë dhe këpucë serioze.

“Veshja e kostumeve tregon një angazhim serioz, është një deklaratë zyrtare se një president, kryeministër apo kryebashkiak është duke e marrë seriozisht punën që i është besuar,” thotë John Murphy,  profesor në Universitetin e Ilinoisit.

Por nëse serioziteti në daljet publike është kaq i rëndësishëm, atëherë përse shumë politikanë përfundojnë duke u veshur si adoleshentë në intervista apo ngjarje të rëndësishme, dalje me të cilat nuk ngurrojnë të konfirmojnë krekosjen edhe në faqet e tyre zyrtare?

Politikanët shqiptarë shpesh nuk arrijnë të kuptojnë se publiku vëren gjithçka për veshjen e tyre dhe mënyra sesi ata vishen është edhe një indikator sesa seriozisht e marrin pozicionin për të cilin po kandidojnë, apo institucionin të cilin drejtojnë.

Për shembull, publiku i gjerë u fokusua më shumë tek pantallonat e shkurta dhe këmbët e zbathura të kryeministrit Edi Rama gjatë një interviste me “Euronews”, sesa tek mesazhet që përcolli i pari i qeverisë. Madje kjo paraqitje e pazakonte publike në një televizion ndërkombëtar si “Euronews” nuk la pa habitur as vetë gazetarin europian Jack Parrock,  i cili ka publikuar një fotografi në krah të kryeministrit shqiptar, teksa ka zhvilluar një intervistë me të në vilën qeveritare në Dhërmi, duke shkruar se Rama i priti “miqtë” zbathur dhe me pantallona të shkurtra.

Sigurisht publiku është mësuar tanimë me kombinime e guximshme të kryeministrit, atletet, poturet e zeza apo kravatat shumë ngjyrëshe, por nuk e kishte menduar se Ramës do t’i bashkëngjitej në këtë sfidë edhe presidenti Ilir Meta.

Daljet e fundit publike të Kreut të Shtetit kanë qenë edhe më të pazakonta sesa ato të kryeministrit pasi Meta është shfaqur në disa raste pa bluzë dhe me pantallona të shkurtra. Në postimet e tij në rrjetet sociale, presidenti shfaqet shumë sportiv, me atlete dhe t-shirt, duke shijuar bukuritë natyre të Shqipërisë.

Edhe veshjet e bashkëshortes së tij, dhe kryetares së LSI-së kanë qënë përgjatë muajve të fundit mjaft casual, pasi ndoshta edhe për shkak të protestave, zonja Kryemadhi duket se ka zgjedhur komfortin mbi elegancën.

Na pëlqen ose jo, vetë politikanët janë produktet për shitje dhe secili prej ka një ekip stilistësh dhe ekspertë të marrëdhënieve me publikun që kujdesen për imazhin e tyre. Kjo është edhe arsyjea përse veshje të ndryshme i lejojnë politikanët t’i “shesin” publikut një version tjetër.

I relaksuar dhe i guximshëm

Politikanët shqiptarë veshin shpesh veshje të përditshme në ambiente zyrtare, për të treguar se janë njerëz të zakonshëm, ashtu si qytetarët që i kanë zgjedhur. Për shembull, gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, Rama ka preferuar të vishte xhinse dhe një këmishë të bardhë me logo. Kjo veshje mund të mos ishte papërshtatshme për te kandiduar për një post të rëndësishëm në vendet perëndimore, por kryeministri duket se e ka kuptuar që thyerja e tabuve është pika e tij e fortë.

Megjithatë, veshjet e pazakonta në përgjithësi kanë ndikim kontradiktor tek publiku.

Për publikun, është e lehtë të tregohet kur një politikan është i pakëndshëm vetëm nga veshja tij. Për shembull, Matteo Salvini kritikohet vazhdimisht për mënyrën si shfaqet në daljet publike, për shkak të veshjeve mjaft sportive, këmishave të gjëra, apo fotot e zhveshura nga pushimet në brigjet italiane.

Po ashtu edhe kreu britanik, Bors Johnson kritikohet vazhdimisht për stilin e veshjes, flokët e pushpuritura dhe mungesën e seriozitetit në daljet publike.

Gjithnjë serioz dhe i sigurt

Kostumet e errëta dhe këmishat në tone të hapura janë një stil i përqafuar nga shumë liderë botërorë, si presidenti Emmanuel Macron, Alexis Tsipras apo ish-kreu austriak Sebastian Kruz, pasi veshja e “e përshtatshme dhe e sigurt” nuk zhgënjen kurrë.

Njerëzit e dinë se çfarë të presin nga këta politikanë dhe serioziteti i tyre në daljet publike çon shpesh në rezultate pozitive zgjedhore.

Detajistë dhe elegantë

Disa politikanë i kushtojnë shumë vëmendje modës. Ata gjithmonë mund të kapen duke veshur marka të njohura, modele dhe materiale me cilësi të lartë. Kjo tregon se ata i kushtojnë vëmendje edhe detajeve më të vogla, gjë që tregon përkushtim ndaj imazhit.

Një shembull do të ishte ish-presidenti Bill Clinton, Kennedi, kreu kanadez Justin Trudeau apo edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Politikanët që ruajnë gjithnjë elegancën në daljet e tyre publike perceptohen si figura të përpikta dhe të qëndrueshme që mund t’u besohet për të marrë vendime të rëndësishme.

Veshja si mjet për t’u afruar me publikun

Në përgjithësi politikanët perëndimorë shfaqen gjithnjë plot klas, dhe elegancë, por mundohen shpesh të ndërthurin elemente sportive për t’i përçuar publikut mesazhe të fuqishme.

Le të mendojmë për shembull për kapelet e kuqe sportive të presidentit amerikan Donald Trump, kostumet njëngjyrëshe të Hillary Klinton, këpucët e guximshme të ish-kryeministres britanike Theresa May, xhaketat e lëkurës se presidentit Barack Obama apo këmishat shumëngjyrëshe të Nelson Mandelës. Të gjitha këto veshje i përçojnë mesazhe të fuqishme qytetarëve të këtyre vendeve duke i afruar më shumë politikanët me qytetarët.

Por edhe “loja” me kapelet, apo kollaret ka gjithnjë një masë. Për shembull, për amerikanët do të ishte e paimagjinueshme që presidenti Trump të fotografohej këmbëzbathur, apo me kostum sportiv. E imagjinoni dot kancelaren gjermane Angela Merkel të publikojë foto me rroba plazhi duke notuar, apo presidentin Macron me poture?

Jo, sepse siç thotë edhe “Financial Times”, politikanët e zgjuar veshin gjithnjë kostum.

Në një analizë të gjatë, gazeta prestigjioze britanike do të kritikonte ashpër korporatën JP Morgan dhe të gjithë zyrtarët e zgjuar për thyerjen e kodit të veshjes, duke shkruar se “burrat e zgjuar i qendrojnë besnikë kostumeve”.

“Nëse i braktisin politikanët dhe bankierët, atëherë kush do të veshë më kostumet? Avokatët? Njerëzit që shkojnë funerale? Jo, kostumet janë bërë për burra të fuqishëm, njerëz që kanë në dorë të ardhmen e vendit dhe që dinë të marrin gjithnjë të marrin vendimet e duhura. Prandaj fakti që një zyrtar vesh çdo ditë kostum nënkupton se është i aftë të arrijë sukses në misionin e tij, Kostumet janë një mbështetje për burrat e zgjuar dhe ne kemi nevojë për ta” , do të shkruante gazetari i “Financial Times”, Robert Armstrong.

j.l./ dita

Share This Article
10 Comments
  • Pse na e fyeni Kryegomarin Socialist.
    Ky asht ma i zgjuari sepse vishet thjeshte me brekushe e nuk e dorezon karrigen e bithes per hater te brekusheve. Don te tregoje qe ka pasion kostumin e ballisteve qe parakalonin me arme ne dore para tribunes ku qendronin kryepushtuesit fashiste.
    Kur te na hiqen nga syt keto pislliqe te djathte e te majte do besoj qe kemi arritur demokracine.

    • Rama eshte vetem nje AVENTURIER SHARLATAN,qe as per brigadier Komunaleje nuk do ta merrja se do na “hante” edhe makinat e…MUTIT!
      Kurre mos pafsha nje palo kryeminister lapangjoz si ky!

  • Edvin pordha është k/ministri më palaço që ka patur vëndi .
    Duke e parë në kompleks , duket se ka defekte në tru .
    Është narcis e snob i pështirë !

  • E mo MILITANT qe ju eshte pjerdhur truri pas RILINDJES dhe karagjozit EDI RAMA keni gje per te thene.
    A po gjithe kohen edhe ju jeni tra-la-la dhe fluturoni me prasin ne bithe.
    Sepse ne radhet e juaja keni edhe prej atyre qe fusin hunden pas bires se bithes se legenit E.R. dhe kenaqen me fendushkat dhe pordhet e tij. Tung.

  • Ai keto veshje komike i perdor qe te largoje popullin nga perqendrimi e pergjigjen e grushtit qe meriton . Mendon shejtani se ma mire te me shajne per veshjen komike se sa te me akuzojne per hajdut ,drogaxhi apo cfare tjeter .Keshtu mendoj une e ne mos qofte keshtu ai duhet urgjentisht t”i ushtrohet testit te droges se vetem me ndikimin e saj ( droges ) njeriu ben veprime te tilla . Te marrim masat se ka mundesi qe te na dali si dikur ne Paris ,nudo fare e cfare gallate do te kemi pastaj ne portale e mediat boterore .

  • Ai keto veshje komike i perdor qe te largoje popullin nga perqendrimi e pergjigjen e grushtit qe meriton . Mendon shejtani se ma mire te me shajne per veshjen komike se sa te me akuzojne per hajdut ,drogaxhi apo cfare tjeter .Keshtu mendoj une e ne mos qofte keshtu ai duhet urgjentisht t”i ushtrohet testit te droges se vetem me ndikimin e saj ( droges ) njeriu ben veprime te tilla . Te marrim masat se ka mundesi qe te na dali si dikur ne Paris ,nudo fare e cfare gallate do te kemi pastaj ne portale e mediat boterore .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *