Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Një i ditur i ka krahasuar politikanet me pelenat. Sa me shume te qendrojne aq me shume behet i detyrueshëm zëvendësimi, për arsye të kuptueshme. Duhet të pranoj se këtu tek ne ky mendim as që e ka ndërmend të gjejë vend. “Pelenat” e politikës shqiptare vazhdojnë të qëndrojnë “stoike” në llogore. Ka filluar doktori qysh nga 90-ta e largët të ruajë istikamin. Nuk e kuptoj ç’i mbush mendjen atij të mos ndërrohet. Apo si person i mbarsur me ideologjine e varkës së Drilonit, ëndërron përjetësinë. Ka zgjedhur vendin e gabuar. Meqë fjala sjell fjalën, më ka munduar një paqartësi. Si tip më pëlqejnë e thjeshta e sinqeriteti. Përse, ta zemë, një kryetar bashkie si ai i Kamzës me një rrogë normale kërkon me çdo kusht të rizgjidhet apo ta rizgjedhin. A thua për idealizëm apo i përzier ky i fundit me akuza për hajdutllëk apo erotizma me shami të kuqe? Sido që të jetë, sipas të diturit që unë citova, e ka kaluar cakun e pastërtisë. Por e keqja qëndron më thellë, sepse kjo mani është kthyer në sëmundje sociale. Ke frikë të zgjedhësh njeri në karrike se s’ka burrë që e shkul. Që këtu fillon dyshimi i madh. E po këtu fillon pisllëku që pelenat e vjetra mbartin. E vetmja zgjidhje, po ama e vetmja, është ndërrimi i tyre. Sidomos doktori duhet të kuptojë stadin e tij dhe aludimin se për kë bien daullet. Sa më shpejt aq më mirë për të e për ne duke hequr dorë nga ky mentalitet autokratik e diktatorial që na është bërë makth. Profeti.
