POSTIMET E POLITIKËS / Rama: Respekt kuqezinjve. Berisha: Lenjani ishte luani. Braçe: Nuk duruam!!

Dita

Pas barazimit me Danimarkën, kanë ardhur edhe komentet e para ga politikanët të cilët kanë përshëndetur lojtarët për ndeshjen e luajtur. Përmes postimeve në Facebook, vlerësimet kanë qenë të ndryshme. “Dita” sjell disa prej tyre:

 Edi Rama: Gjynah të barazosh ndeshjen që e ke në dorë, por sidoqoftë respekt ‎kuqezinjve për një tjetër rezultat të pazakonshëm.

Sali Berisha: Miq loja ishte e bukur, dinjitoze. Lenjani ishte luani i ndeshjes. Prisnim dhe meritonim fitore, por le të falenderojmë edhe për barazimin. Le të falenderojmë Lenjanin për golin e bekuar që shënoi për kombin, kapitenin Lorik Cana dhe portierin Etrit Berisha që na shpëtuan nga humbja si dhe trajnerin e shkëlqyer De Biazin për lojën dhe ekipin tonë shpresëdhënës. Fitore në Beograd!!!

Erjon Braçe: Nuk duruam!! Në 80 minuta bëmë çdo gjë qetësisht, të akullt si danezë, të disiplinuar si të mëdhenj, të shkurtër taktikisht si moda!! Por,në të vetmin rast ku humbëm durimin, u kthyem emocional (dalja e Berishës, më herët rasti i Lenjanit, i Balës gjithashtu), bëmë shqiptarin e zakonshem: të pa duruar!! Megjithatë, kemi ndryshuar! Jemi ekip! Danezë të lumtur? Ende jo. Përtej ndeshjes, kemi fituar në imazh!! Pas pritjes së Papës, për të dytën herë tregojmë dinjitet, seriozitet, kulturë, pasion tërësisht të ndryshëm nga rrëmuja tradicionale. Jemi Shqipëria e Re!!

Ledi Shamku: De Biasi – tekniku që kuqezinjve ju zgjoi sedrën! Ndeshje e bukur! Lojë ekipi. Një duartrokitje për mjeshtrin! Një superduartrokitje për Kombëtaren.

Share This Article
2 Comments
  • Shikoni tre rastet qe rrezikuan danezet. Ne te treja Cana e mbajti lojtarin e fundit ne pozicion te rregullt. Shikojeni me kujdes golin e danezeve se si ben teater duke bere faull te sigurte per 11 m.
    Te treja ishin raste goli.
    Kur te ike Cana nga kombetarja atehere do kemi ndonje shprese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *