Nick Griffin, lideri i Partisë Nacionale Britanike, vizitoi dje Athinën, ku mori pjesë në një mbledhje në të cilën foli mbi mbështetjen ndaj partisë filo-naziste greke “Agimi i Artë”. Në vijim të ndërhyrjes së tij, Griffin, i cili është edhe europarlamentar, deklaroi se partia e tij do të dёrgojë një apel në Këshillin Evropian për të Drejtat e Njeriut, në lidhje me atë që ai e quajti “rreth vicioz” i qeverisë së Athinës kundër Agimit të Artë./D.Gj.

Komenti u fshi nga moderatori per arsye etike.
Ky euronazisti qënka dhe europarlamentar? E lum si ne për vendimet naziste qe inicion ky parlament!?