Politikani italian: T’i mbysim gjithë myslimanët me squfur brenda në xhami!

Dita

Komenti i Roberto Salvinit, këshilltar rajonal në Toskanë ka tërbuar partinë e tij Lega Nord. Në një koment në FB Roberto Salvini thoshte pas sulmeve të Parisit se të gjithë myslimanët duhen mbytur në xhami.

“T’i kyçim gjithë myslimanët në xhami dhe t’i asfiksojmë me squfur”, shkruan ai. Lega Nord menjëherë është distancuar nga deklaratat e tij duke thënë se deklarata e tij nuk ka lidhje me partinë ku militon.

Fjalët e tij janë cilësuar si të papranueshme dhe një veprim i papërgjegjshëm për dikë që mbulon një rol institucional. Salvini më pas e ka kuptuar gabimin e tij dhe ka kërkuar falje duke thënë se “ishte thjesht një batutë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *