Politikani shqiptar

editor

Politikani shqiptar me gjenet e karrieristit nuk njeh parime morale dhe nuk do të tërhiqej kurrë nga politika, edhe nëse dhunohet identiti kombëtar. Atij mund t’ ia cenosh integritetin territorial dhe ai nuk refuzon firmosjen, por përpiqet të bind popullin se ajo marrëveshje, ishte e drejtë. Atij mund t’ ia ndryshosh flamurin dhe ai nuk thotë: “unë tërhiqem nga politika, por nuk mund të pajtohem me idenë se flamuri i imagjinuar dhe vizatuar nga një njeri anonim, duhet valuar” sipas dekretit. Atij mund t’ i krijosh himn pa asnjë shkronjë, por ai nuk thotë kurrë: “unë jap dorëheqje, por nuk mund t’ i imponojë popullit një himn pa asnjë fjalë.” Atë mund ta bindësh se gjuha shqipe nuk meriton të jetë zyrtare nëse në një qytet  jetojnë më pak se njëzet për qind shqiptarë. Bartësit e atij gjeni mund të binden se gjuha serbe duhet të jetë zyrtare edhe pse nuk ka më shumë se pesë për qind serbishtfolës. Atë mund ta bindësh se duhet folur me Serbinë për serbet e veriut, duke injoruar ekzistencën e shqiptarëve në jug të Serbisë. Ai nuk thotë:”unë dua zgjidhje dhe atë që përfitojnë serbet në Kosovë, duhet ta kenë edhe shqiptarët në Serbi. Nëse nuk bëhet kjo, unë tërhiqem nga politika, përndryshe nuk pranoj negociata.”Politikani shqiptar me gjenin e karrieristit, ndryshon parimet për t’ u bërë i përdorshëm dhe i shfrytëzueshëm në çdo rend dhe në çdo kohë. Madje kemi edhe një konkurencë të brendshme se kush do të nënshtrohet më shumë.

Ai çdo intervenim nga jashtë në substancën kombëtare, ose e hesht, ose  do ta përligj para popullit si ndërhyrje të domosdoshme në dobi të përgjithshme. Edhe kur shet ekonominë e vendit.

Ai mund të jetë politikan në mbretëri, të pësojë mutacion në stalinizëm, të përjetojë mutacion në demokraci, të jetë ateist dhe të futet në kishë nëse ka përfitime dhe të lutet në xhami, nëse shpreson përkrahje.

Politikani shqiptar nëse ka dobi vet, tregohet më katolik se një françeskan dhe më musliman se një vahabist. Nëse nuk ka përfitime, ua kthen shpinë të dyjave. Këtë gjen të karrieristit, më mirë të një makine karrieriste, kemi parë, përjetuar, e përjetojmë, por kemi edhe shumë shembuj në histori. Kemi pasur diku 24 perandorë në Romë dhe diku mbi 30 pashallarë shqiptarë si kryeministra në Perandorinë Osmane. Kur të kihet parasysh se kishte edhe shumë popuj tjerë, që ishin pushtuar nga këto perandori, por nuk kanë dhënë aq shumë despot sa ne, atëherë mund të thuhet se tek ne vlon ky gjen, që është ngrutësuar sot në togfjalëshin e ashtuquajtur: “bajrakatarizëm shqiptar.” Kemi edhe një tjetër fjali, që flet për sindromën e përshtatjes tonë: “kudo spiunët duhet paguar, tek shqiptarët i gjen falas”, mjafton ai të bëhet i rëndësishëm.

Në një revistë online lexova se një zyrtare turke kishte shtruar një pyetje përafërsisht kështu: “Si është e mundur që ju keni dhënë aq shumë vezirë, por nuk keni ecur para.” Ajo pyetje kishte mbetur pa përgjigje apo pa përgjigje të sakt: vezirët shqiptarë, që ishin profiluar në Perandorinë Osmane, nuk ishin ngritur aq lart në hierarkinë shtetërore të perandorisë pse ishin atdhetarë të mirë shqiptarë, por pikërisht pse ndjeheshin më osman se osmanët. Pa thënë me mburrje “osmanli elhamdyrylah”, ata nuk do të  kishin fituar kurrë atë pushtet. Ky mendim vlen edhe për perandorët në Romë: ata ishin ngjitur aq lart, sepse ndjeheshin më romak se romaku dhe madje nuk kanë dhënë asnjë kontribut për vendin e origjinës. Pa thënë me mburrje “civis romanus sum” ata do të ngeleshin ilirë barbar.

Ne mburremi sot me ta duke ditur vetëm vendlindjen e tyre, por duke harruar se ata nuk na kanë lënë asnjë fjali për mburrje. Si të parët, po ashtu edhe të dytët. Duke parë veprimtarinë e tyre, suksesin në karrierë, injorimin e vendit, mund të thuhet se ata ishin thjesht njerëz të asimiluar. Pse mund të merret ky mendim si përkufizim i sakt dhe i drejtë?

Asnjë perandor romak me origjinë ilire nuk ka shkruar një fjali në gjuhën e vet për t’ i treguar botës se nuk ishte latin, por ilir. Asnjë vezir me origjinë shqiptare nuk ka shkruar apo dhënë ndonjë kontribut me vlerë për popullin e tij. Madje, në kohën e vezirëve shqiptarë, gjuha shqipe ishte e ndaluar me ligj në Perandorinë Osmane. Kjo domethënë se Iliria shtypej nga perandorë romak me origjinë ilire, aq keq, apo më keq se në kohën e peradorëve romak. Ajo domethënë se Arbëria shtypej aq keq, apo më keq se nga vezirët osman. Pse mund të thuhet se ata na shtypnin më keq se vet pushtuesit? Kjo mund të thuhet sepse ata dinin më mirë dobësitë tona dhe pasionin për bajraktarizëm. Tek ne mund të blihen njerëzit me ndikim dhe pastaj ata heshtin për çdo abuzim apo shmangie nga rruga e drejtë. Sigurisht historianët dinë mirë sa kryengritje ilire dhe shqiptare kanë shtypur ata perandorë romak dhe vezirë me origjinë iliro-shqiptare. A kemi arsye të mburremi me këta? Jo! Me ata mund të krenohen vendet të cilëve u kanë shërbyer: pasardhësit e romakëve, për rrjedhim, pasardhësit e osmanëve. As me dinastinë shqiptare në Egjypt nuk kemi asnjë motiv për krenari. Sipas analogjisë mund të konstatohet kjo: ata që kanë shërbyer në një perandori gjersa populli i vet ishte i pushtuar prej saj, ose që merrnin pjesë në mbijetesën e pushtimit, ata mund  të përqasen vetëm me Rrahman Morinën në kohën e Serbisë. Ato personalitete në Romë dhe Turqi, më sakt, ato gjene, na shfaqen edhe sot në politikat shqiptare. Kjo nuk na mundëson të kuptojnë vetëm vazhdimësinë, por të kuptojmë edhe politikanin tonë sot: gjenin e trashëguar dhe aq dendur përhapur tek ne. Shikoni si funksionoi kjo makinë karrieriste tek ne: azilanti i Serbisë, Zogu, përfundoi si mbret i shqiptarëve. U hodh nëpër prehëra të ndryshëm për të mbetur në pushtet dhe do të kishte perënduar në fron, sikur të kishte pasur guxim të mos dezertonte. Sot përmendorja e tij qëndron vertikalisht dhe krenare në Shqipëri. Enveri ndryshoi shumë prehër dhe vdiq në fron. Sot për sot përmendorja e tij është në pozitë horizontale. Figura e tij është paradoksale si e shumicës së politikanëve shqiptare: për një palë përkundet në patriotizëm, për palën tjetër në djepin e tradhtisë apo demonit. Personalitetet politike shqiptare nuk janë kombëtare, por fisnore. Për një shtresë njëri është atdhetar i madh, për shtresën tjetër tradhtar i madh. E vlerësimi i drejtë është shumë i thjeshë: ai që ka vrarë qytetarë të vet për të mbetur në pushtet, nuk mund dhe nuk duhet të merret si shembëlltyre apo personalitet pozitiv në historinë shqiptare.

Modibo Fofana gazetar i gazetës “Journal du Mali” ankohet se gratë e fisit malinke në fshatin Balama të Malit në Afrikën Perëndimore, duhet të shkojnë 15 km larg për lindje. Ai nuk din se gratë shqiptare të Preshevës, të qytetit me mbi 35.000 banorë, në Europë, bëjnë 42 kilometra dhe ajo Serbi, së shpjeti do të bëhet kandidate për BE. Për të fituar këtë status, ndihmë të madhe ka dhënë edhe Qeveria e Kosovës.

Në tre komuna shqiptare nuk ka spital as për gra shqiptare, e as për shqiptarë, por për këtë nuk u dëgjohet zëri politikanëve shqiptar. Edhe pse kemi dy shtete e gjysmë. Edhe pse jemi në Europë gratë shqiptare duhet të shkojnë gati tre herë më larg se gratë e fisit malinke në Mali.

Sedra e politikanit shqiptar lexohe në Luginë, lexohet në diskriminimin e shqiptarëve në Maqedoni. Lexohet në fytyrën e atyre nënave, që me dhembje në vitin 2013, në Europë, vazhdojnë rrugën për në Vranjë për të lindur, sepse bijtë e saj, patriotët më të mëdhenj të kësaj bote, konsiderojnë punë të mirë këtë. Madje, nuk e bëjnë as temë bisedimesh. Kanë shkuar edhe gjatë luftës gratë tona atje, pse nuk mund të shkojnë në paqe? Politikani shqiptar me atë gjen të trashëguar, nuk lufton për vendin, ai lufton për vetveten. Kjo është arsyeja pse kemi popull të varfër me pasaportë në xhep, por politikan dhe patriot milionerë, me xhepa të mbushur. Ata me hyrje në politikë, tregohen aq shumë të dëgjueshëm sa askush nga jashtë nuk ka dëshirë t’ i ndërrrojë më.

Fqinjët tanë edhe kur futen në politikë mbeten në shërbim të shtetit, shqiptari sapo të futet në politikë, zhvesh veten nga kombëtarja dhe bëhet një lloj prostitute e përdorshme për të gjithë: për miq dhe jo miq dhe i përshtatshëm për të gjitha rendet shoqërore: një prostitutë me zuzë universale dhe të gjithëpërdorshme. Politikani i vërtetë, humanist dhe i drejtë, para këtyre makinave korrëse karrieriste, nuk ka shanse. Këtë mund ta shohim në historinë shqiptare. Patriotizmi shqiptar shihet në Luginë, patriotizmi serb, në Mitrovicë.

Dua shumë të shpresoj se Edi Rama do të ruajë integritetin dhe idetitetin e vet dhe veprojë në dobi të shtetit shqiptar, jo të karrierës, jo si politikan, por pikë së pari si shqiptar i parë i Shqipërisë. Këtë shpresë na e fali me një fjalim. Dhe, të shpresojmë se nuk është bartës i atij gjeni, që pëson mutacione serike përshtatshmërie. Noli nuk posedonte atë gjen dhe e rrëzoi ai që e pati. Ndoshta një ditë shkenca do të lokalizojë atë dhe atëherë do të kuptojmë pse politikani shqiptar ishte aq aq  paskrupullt. Ato makina karrieriste korrëse nuk pushojnë së çaraveshuri dhe llaptojnë në halucinacione kur humbin pozitën, sepse ata politikan, nuk njohin parime morale dhe u mungon ndjenja e drejtësisë.

 

Share This Article
10 Comments
  • analiza (tentativa) me idiote qe kam lexuar ndonjehere. Tre arsye:

    1- politikanet (personalitetet) e shquar shqiptare te ketyre perandorive kane dhene kontribut te shquar ne forcimin dhe fuqizimin e ketyre perandorive dhe nuk gjen asnje te vetem (po nje ama) qe te kete kontribuar negativisht (te pakten sa ka qene ne detyre/Skenderbeu included). E kunderta ka ndodhur kur perandoret apo sulltanet i kane tradhtuar apo luftuar/perjashtuar iliro-shqiptaret pushtetet e tyre jane lekundur nga brenda apo nga jashte.

    2- idiotesia e autorit nuk i jep shpjegim habitshem pse shume “karrieriste” (sic i quan ai) si Ismail Qemali, Pashko Vasa, Vellezerit Frasheri, Pashallaret e Shkodres, Ali Pasha i madh etj etj, kontribuan per kete vend kur sipas autorit “paskeshin ngjitur shkallet e karrieres me tradhti dhe spiunazh”

    3- idiotesia dhe miopia e tmerrshme intelektuale e autorit deshton ne dicka themelore. Ai reklamon si aksiome qe shqiptaret (personalitetet) kane shkelqyer vetem me tradhti. Pra sipas tij gjithe keto perandori te “medha dhe te ndricuara/intelektualisht dhe ekonomikisht” PASKESHIN DESHTUAR NE MENYRE SPEKTAKOLARE NE NJOHJEN DHE PROMOVIMIN E POLITIKANEVE TE TYRE QE I KANE DREJTUAR DREJT FUQISE DHE LAVDISE. Kjo teori nuk qendron fund e krye dhe eshte nje lajthitje spektakolare ne fushen e shkencves historike dhe publicistike.Nese do te ndodhte kjo keto kombe nuk do te ishin shnderruar ne perandori. E kunderta eshte e vertete.

    Shqiptaret madje vlen te lavderohen sepse pa patur mundesine te arsimohen ne gjuhen e tyre, pa patur nje shtet apo entitet poltik te definuar, pa patur perkrahje dhe mbeshtetje kane care rrugen e historise dhe i kane dhene botes ndoshta me shume koka shtetesh se cdo komb i botes per permasat dhe numrin e popullsise.

    Une do vazzhdoj te ndaj me lexuesit fakte te reja interesante qe flasin per origjinen Ilire te Cezarit (gens Julia) dhe mjaft dinastive te shquara boterore. Gjaku i shqiptarit vlon ne cdo dinasti mbreterore apo pushteti sot ne bote…

    • JO VETEM ROMA E PERENDIMIT, POR JUSTINIANI, QE ESHTE PERANDORI ME I FAMSHEM I BIZANTIT, QE E ZGJEROI TERRITORIN E TIJ NE GJITHE PERANDORINE ROMAKE, DMTH RRETHOI GJITHE MESDHEUN,
      QE NDERTOI KISHEN E SHEN SOFISE NE STAMBOLL (SOT XHAMIA BLU)
      ESHTE DARDAN.

      AI ESHTE EDHE THEMELUESI I KISHES SHQIPETARE NE VITIN 540.

  • ORE TI ZOTERI I DITUR SHUME.

    SHQIPETARET JANE PASARDHESIT ME DIREKT TE PELLAZGEVE QE KANE QENE E PARA RRACE NJEREZORE QE BANOI KONTINENTIN EUROPIAN RRETH 10,000 VJET ME PARE.

    A E DI TI PSE I KANE RUAJTUR TRADITAT E GJUHEN SHQIPE, QE ESHTE GJUHA ME E PERNGJASHME SOT NE BOTE (DMTH QE FLITET AKOMA) ME GJUHEN FILLESTARE TE NJEREZIMIT???!!!

    E PRA I KANE RUAJTUR VETEM FALE KESAJ AFTESIE QE TI E PERSHKRUAN SHUME MIRE, POR PERPIQESH TA INTERPRETOSH (TA AKTUALIZOSH) NE NJE MOMENT SHUME TE SHKURTER TE HISTORISE, MOMENTIN QE SIPAS TEJE KA ARDHUR MESIA EDHE PER SHQIPETARET.

    FOL MIRE O ZOTERI

  • Nj analize shume e sakte dhe shume e vertet….por ne si gjithmon ngopemi me genjeshtra dhe duam te ecim perpara….nuk munde te behesh pjese e europes pa pranuar te verteten….kjo eshte e verteta ose me mire nje nga te vertetat…..

  • Shkrim idiot. Me kete llogjike s’kemi pse perpiqemi te hyjme ne Europe , nuk do na lene te shkruajme asnje rresht shqip ne Bruksel me qe gjuhe te tjera jane te detyrueshme.
    Nuk e kuptoj cfare integriteti kerkon nga Rama kur ky perpiqet ti pelqeje Brukselit e vendin ta beje pjese te nje bashkesie ku vlera te tjera jane percaktuese.
    Perfundimi nga shkrimi yt del, Rama ta beje Europen si Shqiperia , Europa te flase shqip atehere ti do i vesh Rames dekoraten e patriotit.
    Ate qe se bene ata perandoret e pashallaret pret ta beje Rama me Europen.
    Me kete shkrim ti perjashton cdo Shqiptare qe perpiqet jashte Shqiperise dhe arrin dicka.
    Fatkeqesisht ka vend dhe per ty ne kete gazete.

  • Shkrim i bukur, qe hap syte popullit qe nuk kupton kush eshte tradhtar kush patriot, kush punon per vere, kush per shtetin. Coli perandore ka dhkruar se eshte ilir e cili vezir ishte krenar per origjinen. na kane sunduar shpiunet e husj:Zogolli, Hoxha dhe Berisha. Dy te paret gjysmsnslfabet i treti skizofren…Autori ka shkruar fakte, prandaj urime,,,

  • Të menduarit është punë e vështirë, prandaj shumica e idiotëve gjykojnë, ka thënë një filozof që shkrim plot fakte, e quajnë idiotesk…

    • Ku jane faktet, tek pjesa qe asnje perandor ilir nuk shkroi ne gjuhen e tij.
      Harrove kur fillove te shkruaje.
      Mos te te duket Buzuku dhe Fishta te lindur ne kohen e perandoreve Romake.
      Ku e lexove qe ne kohen e perandoreve ilire kishte shtypje.
      Ti ishe pjese e nje hapesire qe tani po lutesh te jesh pjese.
      Ishe qytetar i lire i Perandorise Romake prandaj dhe te ra radha te beheshe perandor dhe pape.
      Pashallaret e veziret u bene te tille nga aftesia e tyre .
      Lexo Eqrem bej Vloren e pastaj fol per ta.
      Keto qe shpallen pavaresine e Shqiperise mos valle nuk ishin te gjithe Pashallare e Vezire.
      Ky shkruesi flet per Shqiperine sikur ti kishte kufijt e percaktuar pa lindur krishti.
      Flet per Mitrovicen dhe harron qe krejt Kosoven e mori nga Amerika.
      Atehere cdo , do i biesh xhezit Amerikan dhe jo ciftelise Kosovare.
      Oreksi vjen duke ngrene , por ushqimin e gjete te gatshem.
      Do durosh dhe kur ndonjehere ste pelqen supa qe gaton Amerika.

  • Po flitet per politikanin shqiptar apo Fishten e Buzukun? A mund te behesh sot minister ne Greqi, Serbi duke luftuar interesat serbe?

    • Ku e sheh qe ministrat Shqiptare nuk mbrojne interesat kombetare.
      ( ah harrova Berisha e Thaci punojne per Serbet , sipas nentekstit te shkrimit)
      Nato, rruga e Kombit, integrimi ne EU, pavaresia e Kosoves ka dhe ndihmen
      e shpatullave te qeverive te ketyre burrave . Rama do perpiqet te beje me te miren gjithmone sipas perceptimit te tij.
      Paaftesia nuk eshte baraz tradhti kombetare.
      Nga nje popull qe harxhon diten duke i ra ciftelise e duke pire caj , te kerkosh ministra kalibri me duket utopike.
      Integritet dhe pavaresi ke kur je i dijshem dhe i forte ekonomikisht.
      Kur benzinen ta japin te tjeret duhet ti japesh makines nga i kuvendon atyre rruga.
      Kjo vlen dhe per Ramen ku autori i shkrimit i ka varur shpresat.
      Te jemi kerkues e te pakenaqur eshte njerezore por te kerkosh kuaj rrace kur ske bar as per qingja eshte idiotsi.
      Shembullin me te mire autori e ka tek jo e integrimit ne EU.
      The jo tek armet kimike e more pergjigjen.
      Shko gjeje integritetin tani.
      Populli thote me mire m..t se i vogel.
      Te vegjlit e te pamundurit kane kompromisin armen me te forte .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *