Një politikane e lartë britanike e partisë UKIP (Partia për Pavarësi) po përballet me një akuza për racizëm, pas deklaratave kundër emigrantëve të huaj në Britaninë e Madhe.
Victoria Ayling u shfaq në një video, në të cilën deklaroi se shumë prej emigrantëve që jetojnë në Britani duhet të kthehen në vendin e tyre.
“Unë vetëm them se shumë prej tyre duhet të kthehen pas në shtëpitë e tyre”. Më pas ajo bën shaka duke thënë se e dinte që kjo deklaratë do të përdorej kundër saj.
Shumë kolegë te saj e kanë cilësuar deklaratën si raciste dhe të tepruar. Ayling bëri bujë në media para disa muajsh në një përballje me David Cameron. Ajo është pjesë e UKIP, partia e katërt në Britaninë e Madhe, e cila ka 9 vende në Parlamentin Evropian dhe 3 vende në Dhomën e Lordëve në senatin britanik.
Britania e Madhe ka një numër të madh emigrantësh nga vende të ndryshme, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë.

Eshte vetem propagand sepse prej emigranteve i mbani vendasit me asistence pa punuar fare. Vdisni nese nuk shfrytezoni emigrantet.