Politikania seksi, lidhje me Ibrahimoviçin

redaktor

Shtypi italian, kohët të fundit, po shkruan për një lidhje dashurie mes super yllit të futbollit Zlatan Ibrahimoviç dhe politikanes së cilësuar më seksi në botë, Nikol Mineti. Sipas këtyre burimeve, lidhja e tyre ka një vit që po vazhdon. Nikol Mineti në Itali njihet si “madama” e Berlusconit.  Për rastin e tij edhe ajo duhej të paraqitej në gjyq. Në këto muajt e fundit, emri i futbollistit Ibrahimoviç është lakuar shumë në mediat e shtypit rozë në Itali në lidhje me afera dashurie me femra të ndryshme. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Paraprakisht, mediat shkruan se në Paris ai po takohej me Silvi Van der Vart, ish-gruaja e futbollistit Rafael Van der Vard. Siç duket politikania e tanishme, ish modele dhe stomatologe, i ka dobësi yjet e futbollit, pasi ajo ishte parë edhe në shoqëri të Cristiano Ronaldos.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *