Simptomat dhe Dështimet
Aktiviteti ekonomik në vend ka ndaluar. Ekonomia vuan nga një krizë e shkaktuar nga jashtë por e lejuar nga brenda. Kriza e borxhit sovran në Itali dhe Greqi kërcënon drejtpërdrejt ekonominë tonë (dhe jo koncepti abstrakt i krizës globale). Ndërkohë, politikë-bërësit dhe opozitë-bërësit nuk kanë dhënë ende ide të reja dhe zgjidhje konkrete, si metodat monetare, për adresimin e krizës dhe rritjen e ekonomisë. Kanë kaluar kohe që kur kriza tregoi katër simptomat e saj më të rënda: së pari, rritje të papërfillshme ekonomike – nuk krijon punë, së dyti, papunësisë të lartë, nuk ka punë; së treti, rënia e konsumit – nuk ka para; dhe së katërti, të marrësh kredi është e vështirë ose e pamundur – nuk ka kredi. Shkurtimisht, ekonomia përjeton një krizë të rëndë. Ka pasur nje mbikëqyrje relativisht të mire të sistemit bankar dhe ekonomia nuk është në recesion. Megjithatë, duhet thënë se, Banka Qendrore ka bërë shumë pak për të stimuluar ekonominë, pavarësisht se ajo është në gjendje që të përmirësoi direkt dhe in-direkt simptomat e krizës. Ajo nuk ka krijuar asnjë metoda bindëse dhe efektive monetare (zyrtare ose jo-zyrtare) për të stimuluar ekonominë. Për më tepër, politika konservatore e Bankës-objektivi i stabilitetit të çmimeve, pra inflacioni – është një gabim strategjik për një ekonomi akoma te pazhvilluar si e jona. Gjithashtu, Banka Qendrore ka dështuar me politikën e normës së interesit që nuk e stimuloi ekonominë. Që kjo të ndodhi, në fillim, është e domosdoshme që Banka Qendrore, dhe drejtuesit e saj, të bëjnë një pyetje të rëndësishme: a është kjo politikë monetare konservatore – e krijuar në kontekstin e kolapsit ekonomik të vitit 1997 dhe e kushtëzuar nga FMN-ja – një politike e mirë për ekonominë sot?
Sot, Shqipëria mbetet vendi me nivelin më të ulët të GDP-së për frymë në Europë, në më pak se 30 për qind të mesatares së EU27-s. Konsumi aktual individual, gjithashtu mbetet më i ulti në Evropë. A nuk është edhe kjo një krizë në vetvete?
Në fakt, është e domosdoshme për një ekonomi si e jona që të rritet me një ritëm më të shpejtë, dhe kjo domosdoshmëri është e mundur të realizohet. Ajo, për të cilën ka nevojë ekonomia, është një Bankë Qendrore, që punon për lehtësimim e kredisë për sipërmarrësit, që në mënyrë që të lehtësoj marrjen e kredive nga çiftet e reja për blerje banese, dhe kështu me radhë. Në një situatë ku bankat e ndryshme tregtare nuk ‘ushqejnë’ ekonominë, Banka Qendrore duhet te ndërhyjë për të “ushqyer” ekonominë me kredi më të lirë dhe më të lehtë. Në mendimet pro dhe kundër, duhet gjithmonë të kihet parasysh se varfëria është shkaktuar pjesërisht më shumë nga mungesa e metodave monetare sesa nga ekzistenca e tyre. Në fund të fundit, ndryshimi – një përmirësim thelbësor në mirëqenien e qytetarëve – mund të bëhet vetëm nga institucione të përgjegjshme, që bluajnë dhe japin zgjidhje gjatë një krize ekonomike, duke përfshirë këtu metoda monetare.
Problemi(et)-Mosveprimi nuk ka kosto
Muajin e kaluar, Guvernatori i Bankës Qendrore, z. Fullani, mbajti konferencën mujore me shtypin dhe deklaroi se norma reale e interesit do të mbetej e pandryshuar në 3.75 për qind. Kjo sepse, Banka e ka arritur objektivin e inflacionit prej -+3 për qind. ‘Mission Accomplished’ (Mision i kryer) – tha Guvernatori i Bankës.
Ky lajm, në dukje i mirë, në fakt është i keq, sepse objektivi i inflacionit të ulët është i mirë kur ekonomia është mirë dhe jo kur ekonomia është keq ose shumë keq!Ky lajm do të ishte i mirë në qoftë se, për shembull, norma e rritjes së PBB (prodhimi brendshëm bruto) do të rezultonte 10 për qind në vit, d.m.th., edhe më e lartë sesa nivelet e para-krizës së borxhit sovran në Itali dhe Greqi. Fatkeqësisht, ekonomia nuk ka regjistruar 10 për qind rritje, që nga vitet e para të tranzicionit post-komunist. Në 2000-shin mesatarja ishte 6 për qind në vit, ndërsa në këtë dekadë, ekonomia është parashikuar që, ose të rritet me 1-2 për qind në vit, ose të kolapsojë nëse Italia dhe Greqia e bëjnë të parat. Sido që të jetë, parashikimi ekonomik (dhe politik) është më se i zymtë. Gjatë po të njëjtës konference për shtyp, Guvernatori deklaroi linjën e zakonshme: aktiviteti ekonomik është nën-potencial, dhe e ardhmja ekonomike e vendit është në duart e botës. A nuk ka këtu një problem?A nuk duhet të jetë Banka Qendrore më pro-aktive kur ekonomia është në krizë, dhe jo vetëm të ankohet që ekonomia nuk është mirë, pa ofruar ndonjë apo asnjë zgjidhje?
Kjo është një mungesë e përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë së pashembullt nga Bankat Qendrore në vendet e tjera. Në një ekonomi në krizë, për të shmangur recesion apo performancë të dobët ekonomike, shumë varet nga inteligjenca e politikës monetare. Banka Qendrore duhet të lejojë një politikë më fleksibël monetare – duke zëvendësuar objektivin e stabilitetit të çmimeve me atë të mirëqenies ekonomike – dhe të stimulojë ekonominë. Kjo është e rëndësishme, edhe sepse një stimul fiskal është praktikisht i pamundur, për shkak të borxhit të lartë. Prandaj, kur ekonomia është në krizë, shtypja e Lek-ut është një alternativë ndryshe nga rritja e taksave dhe shkurtimeve të thella në shpenzimet qeveritare, si dhe stimulon ekonominë. Kjo është mënyra, që çdo Bankë Qendrore në botën e zhvilluar, apo të tjera nga bota në zhvillim, ka bërë për të adresuar recesionin ose performancën e dobët të ekonomive të vendeve përkatëse.
Banka jonë Qendrore mbetet ‘samurai i fundit’, që nuk ka bërë asgjë për të stimuluar ekonominë. Kjo është e pajustifikueshme. Banka Qendrore mund të ketë frikë inflacionin, por pyetja është: sa destruktive janë alternativat si një ekonomi e ‘sëmurë’, ose kolapsi ekonomik?
Për më tepër, ekonomia nuk vuan nga inflacioni, por ka një rrezik shumë të lartë për deflacion. Problem është mungesa e Lekut, sesa bollëku i tij. Banka Qendrore duhet menjëherë të krijojë disa instrumenta bindëse dhe efektive monetare (zyrtare dhe jo-zyrtare), për të stimuluar ekonominë, që ajo të rritet me norma më të shpejta. Pse kjo nuk ka ndodhur deri më sot?Përdorimi i politikave monetare për të stimuluar ekonominë është e drejtë sovrane e një vendi dhe e Bankës Qendrore të tij. Ne nuk jemi të kushtëzuar nga Banka Qendrore Evropiane apo FMN-ja, ashtu si Greqia dhe Italia, për të mos miratuar një politikë më fleksibile dhe intervencioniste monetare. Një shpjegim mund te jetë: Banka Qendrore konservatore i jep fare pak rëndësi prodhimit në ekonomi, për rrjedhojë nën-përgjigjet ndaj goditjeve reale. Kostoja është e ulët për goditjet e vogla dhe e lartë për goditje ekstreme. Kjo është ajo që thonë librat. Një shpjegim tjetër më realist është se, Banka Qendrore është ose e papërgjegjshme, ose thjesht e paaftë. Por, mungesa e përgjegjësisë dhe llogaridhënies gjithashtu thekson mungesën e kostos së audiencë për politikat monetare. Asnjë ekonomist profesionist, i pavarur apo përfaqësues i opozitës nuk bën thirrje për një politikë alternative monetare. Prandaj, nuk ka kosto për bankier qendror të jetë jo- aktiv përballë krizës, sepse audiencat- palët e interesuara – janë memece. Një prej rezultateve është se, Banka Qendrore nuk gjeneron as ide dhe as zgjidhje te reja.
Disa Ide dhe Zgjidhje
Zgjidhjet dhe alternativat duhet të formulohen duke përdorur idetë që gjenden në ekonominë makro politike, e cila është nënfusha e ekonomisë politike që ka të bëjë në mënyrë specifike me politikën monetare dhe institucionet monetare.
Fakti kyç për t’u mbajtur në mend është si vijon: e thënë troç, printimi i Lekut nxit konsumin, prodhimin dhe punësimin. Prandaj, politika monetare mundet që, ndër të tjera, të bëjnë Leku-n më të lirë apo më të shtrenjtë, të bëjë më të lehtë apo më të vështirë kredi-marrjen, e kështu me radhë. Ekzistojnë shumë propozime për metoda- angazhuese që mund të përmirësojnë trade-off-in midis inflacionit dhe objektivat e prodhimit të brendshëm të politikës monetare. Banka Qendrore duhet të lejojë një shkallë më të ulët angazhimi për inflacionin (të mjaftueshme për të ulur pritjet inflacioniste të njerëzve), por të jetë më shumë fleksibile dhe pro-aktive sidomos kur goditjet ekstreme të prodhimit të jenë realizuar ose të jenë të mundshme.Si mund të bëhet kjo gjë?]
Gjëja e parë, që duhet thënë, është se metodat zyrtare dhe jo-zyrtare monetare të këtij lloji duhet të jenë të përkohshme, por duhet të zgjasin aq mjaftueshëm sa të kenë një efekt të konsiderueshëm në ekonomi. Nga njëra anë, është e rëndësishme që kur hartohet politika monetare, të mbahet parasysh rreziku i hiperinflacionit, megjithatë, inflacioni nuk duhet të jetë I vetmi indikator që të përcaktojë objektivat e politikës monetare, sidomos kur ekonomia është në krizë. Një indikator më i rëndësishëm për një ekonomi si e jona është rritja e PBB. Nga ana tjetër, në mënyrë që të jenë efektivë, stimujt monetarë duhet të zgjasin mjaftueshme për të rivendosur besimin dhe të kenë një ndikim të vërtetë e real në ekonomi. Një plan pesë-vjeçar është një fillim i mirë. Banka Qendrore, mbase të ketë ulur normën e interesit në rreth 1 për qind, duke shterur instrumentet e saj monetare konvencionale, ajo mund krijojë mjete jo-konvencionale por të nevojshme si ‘Quantitative Easing’-blerja e bonove të thesarit në mënyrë që të rrisë paranë në ekonomi. Këto dy veprimet duhet të ulin normën reale të interesit. Qëllimi kryesor i kësaj politike është për të nxitur si shpenzimet e brendshme ashtu edhe investimet. Si një efekt, normat e ulëta reale zakonisht dobësojë monedhën (Lekun), si edhe mund të ulin importet. Por, kjo gjë përmirëson konkurrencën duke ulur çmimin e mallrave të prodhuara në vend. Nëse politika është e suksesshme në ringjalljen e kërkesës së brendshme, ajo përfundimisht do të çojë në rritjen e importeve, në rritjen e produktivitetit dhe në rritjen e prodhimit. Prandaj, një politikë fleksibile dhe intervencioniste monetare është një instrument i fuqishëm për të adresuar krizën.Por që kjo të ndodhë, është e nevojshme që Banka Qendrore dhe Qeveria të bashkëpunojnë pro-aktivisht në mënyrë që të krijojnë një plan kohezive afat-mesën për stimulimin e ekonomisë, duke përdorur edhe metoda monetare.
Në të njëjtën kohë, Qeveria së bashku me Bankën Qendrore, duke përfshirë edhe bankat tregtare, duhet të sajojë menjëherë skema për ta bërë më të lehtë për çiftet e reja matjen e kredisë për blerjen e një banese. Kjo do të stimulonte edhe sektorin e ndërtimit, prandaj do të krijonte vende pune dhe të rriste ekonominë. Gjithashtu, sipërmarrësit e ri duhet të mbështeteshin me kredi më të lehta në mënyrë që ato ti zhvillojnë bizneset e tyre. Kjo gjë është e nevojshme edhe për të mbështetur rregullimet strukturore që synojnë zhvillimin e forcës punëtore në përputhje me kërkesat e veçanta të teknologjisë moderne (një rrugëdalje nga papunësia e të rinjve).Një ide e fundit është një skemë për ti dhënë kredi studentëve për shpenzimet dhe faturat e tyre, dhe kjo kredi të paguhet atëherë kur studenti të punësohet.
Përfundim(e)
Për të përmbledhur sa më sipër, Banka Qendrore dhe Qeveria janë përgjegjës që nuk kanë dhënë as idetë dhe as zgjidhjet. Opozita gjithashtu duhet të bëjë dhe të nxisë hartimin e një politikë alternative monetare. Në fund të fundit, ndryshimi mund të vijë vetëm nga institucionet të përgjegjshëm dhe të aftë, dhe që janë pro-aktive kur ekonomia është në krizë ekonomike.
Idetë dhe zgjidhjet vënë përpara në këtë artikull nuk janë politike, por thelbësore për ekonominë. Partitë e mëdha politike, në qoftë se ata vërtetë kanë një largpamësi, ose nëse zgjedhjet ishin të prodhonin një qeveri teknike, duhet të arrijnë një konsensus për të lejuar një politikë fleksibile dhe intervencioniste monetare, për të stimuluar ekonominë, të paktën për një periudhë afat-mesme.Banka Qendrore dhe Qeveria nuk duhet të kenë ngurrim që ekonomia është në krizë, por në vend të kësaj ndjesie, ata duhet të jenë jashtëzakonisht të alarmuar dhe pro-aktivë. Gjithashtu, është e rëndësishme që, Banka Qendrore e Shqipërisë dhe Qeveria, të ketë konsulta me Bankën Evropiane (dhe FMN), për të marrë disa këshilla se si politika monetare mund te stimulojë ekonominë. Kjo krizë paraqet një mundësi ideale për Banka Qendrore, që të zhvillohet në bashkëveprim me presionet që burojnë nga aktorë të ndryshëm politikë dhe ekonomikë. Ka tre parimet udhëzuese që Banka Qendrore duhet të ketë parasysh gjatë këtij tranzicioni: së pari, të mbështetet larmia e brendshme e ideve dhe lidhjet me komunitetet intelektuale, për të marrë teoritë monetare konkurruese.
Së dyti, të krijojë mënyra sondazhi për të kuptuar se çfarë po ndodh vërtet “në terren”. Së treti, të zhvillohen lidhjet e jashtme të tilla që vendimet e Bankës të pasqyrojnë preferencat e njerëzve, fati ekonomic ii të cilëve është në duart e Bankës. Së fundmi, ky artikull nuk synon që të bëj thirrje për një rishikim të plotë të Bankës Qendrore, por synon që ajo të përshpejtojë ritmin e saj të evolucionit. Banka duhet të pushojë së qeni një relike e viteve 1990 dhe tregojnë se mundet të bëjë më shumë për ekonominë.
Për të gjitha këto arsye, atëherë, nëse ju lexuaes jeni duke luftuar për bukën e gojës apo jeni drejtues të një institucioni kyç ose jo, kurrë nuk ka qenë më shumë se sa është sot, e nevojshme për të kuptuar ekonominë makro politike. Nëse ky artikull në DITA thyhen koncepte, atëherë nuk qenkam munduar kot.
*Autori ka një Master të Arteve nga Universiteti Saint Andreës, në Skoci dhe një Master Shkencor nga London School of Economics. Ai jeton dhe punon në Londër
PO KETA NJEREZ NA DUHEN NE, PER TE ECUR PERPARA QE TE ARGUMENTOJNE ME FAKTE DHE VEPRIME SI ME DALE NGA KRIZA JO BIZNESMENE QE NUK DIHET SE SI KANE ARRITUR TE PASUROHEN KUNDRA LIGJIT,,,,KRIM QE NJERZVE TE TILLE NUK U JEPET MUNDESIA TE NDIHMOJNE SHQIPERINE NGA KJO KRIZE POLTIKO-EKONOMIKE,,,,,,EDI RAMA KETA NJEREZ I DUHEN PROGRAMIT TEND JO ATA QE ZGJEDH TI SE KANE PASURI…….!!!!!!!!!!
MENDOJ QE Z .RUDI GURAZIU (CEO OF IBDE) DO TE ISHTE PERSONI ME PERFEKT PER TE QENE GUVERNATORI I BANKES SHQIPTARE, DHE Z.EPIDAMN ZEQO ZEVENDES I TIJ I PERKRYER , PER FAT TE KEQ TE DY JETOJNE NE ANGLI,DO DESHIROJA SHUME QE TI JEPEJ MUNDESIA TE DYVE KETYRE ZOTERINJVE TE JEPNIN NDIHME ME EKSPERIENCEN E TYRE ZHVILLIMIT EKONOMIK QE SHPRESOJME TE GJITHE NE SHQIPTARET QE DUAM TA SHIHIM SHQIPERINE SA ME MIRE DHE TE FORTE EKONOMIKISHT !!!!!!!!
Artkulli eshte mbase shume i gjate dhe duhet te ishte botuar ne ndonje reviste shkencore por gjithsesi ia vleu koha qe shpenzova per ta lexuar dhe komentuar.
Dy verejtje te vogla thjesht per perfeksionistet:
– Banka e Shqiperise eshte e detyruar t’i jape perparesi inflacionit ndaj te qnurit “konservatore” nuk eshte zgjedhje e saj.
– Vezhgimet ne terren behen tashme, madje ka shume vite qe ndodh kjo.
Komplimenta.
Si profesionist,sugjeroj njohjen nga autori te ligjit aktual te Bankes qe ne themel ka stabilitetin e inflacionit dhe politikave makroprudenciale qe keshillon Bazel 3.Ne se ndiqen keto rekomandime revolucionare rrezikojme qe bankat te kolapsojne me keq se ne disa vende te Europes qe rrine ne kembe nga financimet e BQE por si skemat e Sudes.Megjithse qellimi i autorit eshte pozitiv ai mbetet shume futurist
Te komplimentoj per punen e bere dhe te uroj suksese te metejshme
Te nderuar komentues (Skeptiku, Endri, dhe profesori), ju falenderoj por komentet. E kam konceptuar kete artikull qe te krijoi debat, nje debat te munguar ne Shqiperi -per Politiken Monetare.
@profesori, e njoh ligjin per Banken dhe rregullat e Basel 3. Pikershit, e kam vene ne pikepytje dhe kerkoj nje rol te ri per Banken Q. e cila duhet te jete intervencioniste dhe pro-rritje, duke pasur parasysh gjendjen e ekonomise. E kuptoj se pse mendon qe jane ide revolucionare, per Shqiperine jane. Kjo eshte idea. Por per boten nuk jane revolucionare. Perkundrazi.
Urimet e mia per artikullin! Si koleg LSE-je dhe paksaa me me eksperience ne bankingun qendror dhe perkufizimin strukturor te ekonomise shqiptare, mendoj se mund t’i hidhni nje sy ketij komenti nese e gjeni te vlefshem.
Kam kritikat e mia mbi aplikimin praktik te ideve tuaja, packa saktesise teorike qe projekton, ne kontekstin e status quo-se ekonomik ne Shqiperi.
1-Quantitative Easing nuk eshte se shpetoje ndonje ekonomi te zhvilluar deri me sot. mund te kete evituar kolapsin total, por kunderfaktet na tregojne qe as SHBA, as vendet e EU as Britania nuk dolen nga kriza, dhe problemet strukturore qe percaktuan krizen mbeten perseri aty.
2-Imagjino printimin masiv te lekut ne Shqiperi, vend ku ekonomia nuk eshte teper fleksibel dhe qe eshte teresisht e varur prej importeve. Mund te hartoen edhe politika nxitese fiskale per biznesin, por besome printimi i lekut ka efekt imediat sepse eshte i thjeshte, ndersa ndryshimi strukturor do kohe. Si rrjedhim, do te perjetonim nje dobesim te pershpejtuar te lekut, rritje te cmimit te importeve, pra inflacion i larte i importuar dhe cmime me te larta per te gjithe. Ne pak fjale varferi me e madhe.
3-Permiresimi i kushteve te kredise eshte dicka e deshirueshme per te gjithe, por se pari jepet ne euro e njerezit paguhen ne leke. Pra duke aplikuar rezultatin e mesiperm njerezit do ishin relativisht me te varfer se me pare e do ishin me pak te afte te ripaguanin kredite e marra. Rezultatin e kemi aty ne numrat e Bankes se Shqiperise, te cilat duhet ti kishit kontrolluar para se te benit deklarata te tilla. Non-performing loans (meqe je ne Angli e nuk e di ne shqip ndoshta) ose kredite ne djekje apo te keqija jane ne nivelin me te larte historik ne historine e bankingut shqiptar dhe vijojne te rriten ne menyre te pakontrolluar. Atehere si mund te detyrojme bankat e nivelit te dyte te japin me shume kredi kur gjithshka ndodhet qe tani ne nje fije teli.
4-Se fundmi, kerkimi akademik eshte i njohur te aplikohet ndryshe ne ekonomite ne zhvillim dhe ne ekonomite e zhvilluara. Megjithate, ka mangesi te medha ne studimet ekonomike mbi ekonomite ne zhvillim. Pra eshte e kuptueshme qe te ngaterrohen teorite ekonomike te aplikueshme per vendet e zhvilluara me ato per vendet ne zhvillim.
Edhe nje here suksese edhe shpresoj per me shume artikuj apolitike ne kete periudhe te eger politike ne Shqiperi.
@Moca te falenderoj per komentet qe jane shume te vlefshme. Me pelqen kritika konstruktive prandaj do jap edhe une timen.
1) QE ka pasur nje efekt shume te rendesishem per perballimin e krizes ne SHBA, Angli, tani ne Japoni etj Imagjino nje situate kur te mos kishte pasur QE – atehere do ja kuptoje vleren. Pikerisht kete po them edhe une. Varferia vjen nga mungesa e instrumentave financiare sesa nga egzistenca e tyre. Nuk eshte zgjidhja, por eshte nje zgjidhje.
2) Ke te drejte qe printimi i lekeve sjell inflacion dhe mund te coje ne hiperinflacion por ne artikull e kam bere shume te qarte qe bej thirrje per nje strategji afat-mesme. Besoj e kam adresuar mjaftueshem kete problem.
3) Kredi te keqija ke kudo. Te thuash qe eshte niveli me i larte ne historine bankare te vendit nuk po thua shume! Nga gjitha vendet e ballkanit ne kemi systemin me primitiv bankar dhe financiar (>20vjec). Problemi eshte qe bankat nuk po kreditojne ekonomie, edhe sepse kane frike nga kredite e keqija (qe vete i dhane me interesa shume te larta 11-13%). Ky eshte problemi i bankave individuale dhe jo i ekonomise ne teresi – i cili eshte mos kreditimi. Banka Q dhe Qeveria te dalin garant per kredi te reja, sidomos per sipermarrjen dhe ciftet e reja! Mos ti qjame hallet Bankave tregtare por ti qjame hallet Shqiperise.
4) Une nuk ngaterrohem. Nuk ka teori ekonomike per vend te zhvilluara vec nga ato ne zhvillim. Ka analiza dhe rekomandime te ndryshme por teorite ekonomike ato jane.
Falemiderit per urimin. Gjithashtu te uroj fat dhe suksese
Teorikisht eshte korrekt, praktikisht nuk zbatohet dot ne Shqiperi, per nje mal arsyesh dhe realitetesh objektive, qe e bejne thelbesisht te ndryshme Shqiperine nga SHBA dhe Anglia.
1. Quantitative Easing (QE) nuk mund te behet ne Shqiperi me shume se cfare u be gjate periudhes 2008-2009, kryesisht si pasoje e daljes nga sistemi bankar te mbi 600 milion eurove depozita, ku BSH u detyrua te pompoje likuiditet masiv ne sistem, duke e cuar kursin e kemibit ne nje zhvleresim prej mbi 16%. Kjo ndikoi fort dhe ne rritjen galopante te kredive te keqia (risku i monedhes se huaj ose i kembimit u evidentua fuqishem me kete rast).
2. Nuk mund te kete aplikim “par excellece” te QE amerikane, pasi pikesepari, sistemi baknar ne Shqiperi nuk eshte se vuan nga likuiditeti (ai nuk ka ku i con parate qe ka hrumbulluar ne forme depozitash), por vuan nga te tjera aspekte te perdorimit te fondeve. Gjithashtu, SHBA me QE-ne qe aplikoi e hodhi nje pjese te mire te kostos se printimit te dollareve ne tregun global, pasi printon monedhe qe eshte rezerve globale. Po Shqiperia cfare te printoje letra punedoreje? Zbatimi i nje QE-je ne Shqiperi nuk eshte se do i beje bankat me te prirura per te dhene hua apo se bankat po vdesin per nje cike likuiditet ne LEK per te dhene hua ne LEk.
3. FED e ka me statut sigurimin e punesimit, kurse bankat qendrore europiane, plus BQE dhe patjeter Shqiperia nuk e ka dhe nuk mund ta kete nje objektiv te tille, nisur nga struktura e ekonomise dhe modeli i sistemit ekonomik dhe te tregut te punes.
4. Banka e Shqiperise ka nje hapesire te kufizuar ne aplikimin e politikes monetare, pasi pjesa me e madhe e kreditimit jepet ne valute te huaj dhe rreth 40% eshte ne LEK. Gjithashtu rreth 55% e depozitave jane n LEk dhe pjesa tjeter ne value te huaj. Sido qe te perpiqet Banka e Shqiperise efekti eshte gjithnje teper i kufizuar.
5. Mekanizmi i transmetimit te politikes monetare ne ekonomi eshte teper i ngadalte, pasi Shqipeise i mungojne tregjet e kapitaleve dhe instrumentet e tregut te kapitaleve (obligacionet e korporatave, aksionet e SHA-ve te kuotuara ne bursa). Kjo e ben shume komplekse transmtimin e politikes monetare.
6. Problemi me i madh i sistemit bankar dhe ekonomise eshte PASIGURIA PER TE ARDHMEN. Kjo ben qe biznesi te stepet per te investuar me horizont te gjate, njerezit te konsumojne me shume, duke rritur keshtu kursimet (qe dhe ket ote fundit kane rene, pasi nuk ka gjenerim te ardhurash) dhe mbi te gjitha bizneset nuk kane shume projekte cilesore.
7. Sistemi bankar shqipar ka perjetuar rritjen me te shpejte te kredive te keqija ne rajon dhe kjo i ben bankat te tregohen shume te kujdesshme ne vijim. Rritja e kredive te keqija nuk erdhi si pasoje e normave te larta te kredive por nga cilesia e dobet e analizes se kredise, financimit pa mase te real estate dhe blerjes se apartamenteve, zhvleresimit te ndjeshem te monedhes si pasoje e terhqjes se depozitave dhe pompimit te likuiditetit nga BSh ne 2008-2009. Rrjedhimisht financimi inflacionist i ekonomise ne kete rast pervecse do krijonte probleme te metejshme, do te ulte aoma dhe me shume aftesine paguese te huamarresve ekzistues per kredite ne EURO dhe DOLLARE.
8. Natyra e biznesit shqiptar eshte kryesisht e tipit “SHIT QEN E BLI KELYSH”, pra tregtia dhe sherbimet (lexoni shifrat e BSH-se se kush sektor ka marre me shume kredi ne vite).
Ky lloj biznesi nuk mund te zgjerohet me tej, ne kushtet edhe kur ndertimi eshte i stopuar dhe kur Shqiperise i mungon nje baze e forte industriale. SHBA e ka luksin te beje cfare te doje se pervecse eshte ekonomi post-industriale, perseri ka nje bazament llahtarisht te forte industrial. Plus, Shqiperise i mungon segmenti teknologjik dhe turizmi cilesor, qe mund te thithe shume krahe pune. Teknologjia ne Shqiperi perfaqesohet me CALL CENTER kurse turizmi me kioska te betonizuara pa leje ndertimi dhe pa certifikata pronesi mbi token.
SHQIPERIA DIFEKTIN NUK E KA TE MANGESIA NE POLITIKAT MONETARE POR TE MUNGEA E REFORMAVE RRENJESORE TE FUNKSIONIMIT TE EKONOMISE SE TREGUT. SHQIPERIA EHTE NJE EKONOMI QE ECEN JASHTE SHINAVE TE TREGUT DHE SHUME GJERA JANE JASHTE LOGJIKES SE TREGUT.
SHQIPERIA PIKESPARI DUHET TE HYJE NE TREG DHE TE PERDORE LOGJIKEN E TREGUT (MUNGON TREGU THUAJSE PER CDO GJE: TOKEN, PASURITE E PALUAJSHME, LETRAT ME VLERE, SIGURIMIN SHENDETSOR, ETJ).
PER SHQIPERINE ESHTE LUKS TE KRITIKOSH POLITIKEN MONETARE, PASI JEMI 100 VJET MBRAPA DHE 300 VJET ANASH LIDHUR ME SHTETFORMIMIN, RESPEKTIMIN E LIGJIT TE KONTRATES, LIGJIT TE TOKES DHE TE LIGJVE TE BIZNESIT. NE SHQIPERI NUK FALIMENTON ASKUSH, JO SE NUK DUAN POR SE PERGJITHESISHT NUK TE LENE. PRA BIZNESIN E HAP PER NJE DITE, POR NUK E MBYLL DOT PER NJE JETE!!!!!! FISKU NE SHQIPERI ESHTE SHUME KRIJUES DHE TEPER PJELLOR PER LLOJE TAKSASH KUR VJEN PUNA PER MBYLLJE BIZNESESH!!!!