Politikë me “do të”

redaktor

Dërguar me sms

Në numrin e redaksisë

 

Do të… do të… Këto dy pjesëza janë betonuar në gojën e “politikaneve” kudo dhe kurdoherë. Në parlament nuk kemi dëgjuar një deputet të prezantojë hallet e komunitetit që përfaqëson. Shumica e tyre vetëm sa ngrohin karriget. “Do të futim në burg”, thonë shpesh Braçe e Balla. Kur? Vetëm do të…? “Do të rrisim mirëqenien” kanë thënë dhe thonë. Na del ai “trimosh” Paloka dhe thotë se do bëjmë këtë e atë… A mos presim nga Ristani të shqetësohet për popullin? Apo ai inatçori Noka, këta do të…për popullin? U mërzita shumë kur i ndjeri Gramoz Pashko në intervistën dhënë “Zërit të Amerikës pat thënë: “Shqipëria do të ketë mirëqenie pas 20 vitesh”. Thashë, kaq shume?! Dhe as ai nuk paska qenë parashikues i saktë. Me këto “do të…” do të duhen edhe kushedi sa dekada. Mes fjalës së vërtetë të gazetës DITA ëndrra e shqiptarëve të ndershëm do të realizohet më shpejt sesa është shkruara më lart. Me respekt, Sh.Mata

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *