Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, gjatë fjalës së tij në seancën plenare deklaroi se “ndërtimi me para’ publike i simbolit të komunizmit në qendër të qytetit është fyerje, arrogancë dhe sfidë” dhe për këtë arsye ai falenderoi të gjithë ata që e dogjën në protestën e 8 dhjetorit.
“Ndërtimi me para’ publike i simbolit të komunizmit në qendër të qytetit është fyerje, arrogancë dhe sfidë. Edhe pse nuk shquhem si nxitës i dhunës, unë falenderoj ata që shprehën dëshirën e qindra mijërave që i vunë zjarrin një njolle të tillë”, tha Pollo.
Në lidhje me vlerësimin e torturuesit të At Zef Pllumit dhe Sami Rrepishtit, Pollo deklaroi: “Kryeministri nuk shpjegoi pse ia dha medaljen. E zëmë se nuk e dinte për kë bëhej fjalë, por le ta anulojë. Kaq është kërkesa e Partisë Demokratike. Nëse nuk e anulon dot vetë, ta bëjë me kërkesë të Parlamentit”.

O qimekuq , i the te gjitha fjalet qe t’i kishte thene SALIAGAI ?? Po te kesh harruar ndonje , do te te pije e zeza , more i shkrete !!