“President Macron, sa herë keni negociuar me Putinin? Çfarë keni arritur? Keni ndalur ndonjë nga veprimet që kanë ndodhur?” tha Mateusz Morawiecki.
“Me kriminelët nuk negociohet, kriminelët duhet të luftohen. Askush nuk negocioi me Hitlerin. Do të negocionit me Hitlerin, me Stalinin, me Pol Potin më pas?”
Polonia është frustruar nga rezistenca evropiane ndaj sanksioneve më të forta kundër Rusisë, duke përfshirë eksportet e energjisë në të cilat mbështetet pjesa më e madhe e kontinentit, dhe dëshiron një program më ambicioz për armatosjen e Ukrainës. Macron ka biseduar me Putinin të paktën 17 herë që nga Dhjetori, shkruan ‘The Times’.
BE-ja i ka paguar Rusisë gati 19 miliardë euro për energji që nga fillimi i luftës më 24 Shkurt, sipas Qendrës për Kërkime për Energjinë dhe Ajrin e Pastër, një institut evropian.
“Mjaft me këtë lojë të vonesës së disa liderëve evropianë, duke manovruar. Duhen sanksione të forta, ato që do të thyejnë makinën luftarake të Putinit, përndryshe do të vdesin më shumë njerëz të pafajshëm” , tha Morawiecki.
Macron bëri thirrje për një raund të ri sanksionesh dhe dukej se ishte dakord që ato duhet të synonin industrinë ruse të naftës dhe gazit, pasi tha se kishte “indikacione të qarta të krimeve të luftës” në Ukrainë.
Zelensky sulmoi liderët rusë, ndërsa liderët botërorë kërkuan hetime për krimet e luftës dhe sanksione të reja pas masakrës së civilëve në Bucha.
“Ka një përgjegjësi të përbashkët. Për këto vrasje, për këtë torturë, për shpërthimet… Kështu do të shihet tani shteti rus”, u shpreh ai.
Rusia po mobilizon rezervistë nga rajone të largëta, ka pohuar Kievi, duke sugjeruar se Putini po dyfishon përpjekjet e tij për të arritur përfitime ushtarake.
a.m/dita

Plehrat francese ne gjithe koherat. Tani na del edhe Hungaria qe rusi i ka q.re nenen ne 1956.
Franca me sllavet ka nje Maredhenie dashurore historike,,si Saliu me kriminelat,si Rama me Oligarket,si kurva me horrin.
Jane gati te dorezojne njemije here Parisin,,Te shohin Paraden e trupavbe gjermane nen Harkun e Triumfit,,por nuk ju ben zemra te pranojne kapitullimin
e Moskes.
Kur Artileria Gjermane po bombardonte Parisin ne 1915,,Franca dergoi Floten ne Durres per te shpetuar ushtrine serbe,qe po vdiste nga malarja uria dhe plaget e pushkeve te malesoreve te Lumes.
Trupat Franceze te KFOR dhe UMNIK qe hyne ne Kosove,bllokuan uren e Ibrit dhe nuk lejuan banoret shqiptare te Mitrovices te shkojne ne shtepite e tyre.
Nderkohe qe lejuan vershimin e serbeve nga Serbia drejt Mitrovices dhe armatosjen e tyre nga Beogradi.
Kjo eshte Franca
Lshoje,lshoje komentin, se nuk ka llafe te ndyta.