Polonia identifikon 45 spiunë rusë, Rusia: Hakmarrje nëse dëbohen!

J L
The Internal Security Agency (ABW) officers escort a man arrested on suspicion of spying in front of the district court in Warsaw October 17, 2014. Two men arrested by Polish authorities on suspicion of spying were working for Russian intelligence, a member of the Polish parliament's intelligence committee said on Friday. REUTERS/Kacper Pempel (POLAND - Tags: POLITICS TPX IMAGES OF THE DAY CRIME LAW) - RTR4AL7W

Agjencia e spiunazhit të Polonisë ABW, ka njoftuar sot se kishte identifikuar 45 diplomatë rusë të dyshuar si spiunë dhe se i kishte kërkuar Ministrisë së Jashtme t’i dëbonte ata urgjent nga vendi.

“Shërbimi i Sigurisë së Brendshme ka përpiluar një listë me 45 persona që punojnë në Poloni që pretendojnë se kryejnë aktivitete diplomatike, kur në fakt ata po kryenin aktivitete spiunazhi kundër Polonisë”, tha Stanislav Zarin, një zëdhënës i ABW..

Sipas RIA Novosti, një zëdhënës i qeverisë polake tha se ambasadori rus në vend ishte thirrur në Ministrinë e Jashtme dhe shtoi se Varshava do të njoftojë hapat e saj të ardhshëm pas takimit.

Nga ana tjetër, Rusia paralajmëroi Poloninë për hakmarrje, në rast se Varshava do të dëbonte diplomatët e saj.

j.l./ dita 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *