Polonia, testi i parë përpara europianit ‘Francë 2016’

redaktor

Me 11 nëntor pritet që Shqipëria të luajë një sfidë miqësore me Poloninë sipas burimeve të sportal.

Bisedimet kanë nisur e mbetet për tu përcaktuar nëse do të luhet në Shqipëri apo në Poloni.

Mundësitë më të mëdha janë që kuqezinjtë të luajnë në shtëpi këtë përballje miqësore e pikërisht në stadiumin “Elbasan Arena”.

Polonia ashtu si edhe ne është kualifikuar në fazën finale të Europianit të Francës e përballja me ta do të ishte një test i mirë për kuqezinjtë e drejtuar nga Xhani De Biasi.

Hera e fundit që Shqipëria ka luajtur me Poloninë ka qenë në vitin 2008 në Gjermani ku polakët fituan minimalisht me rezultatin 1-0.

Shqipëria numëron vetëm një fitore ndaj polakëve në 11 ndeshje të luajtura me ta, ndërkohë që 7 të tjera kanë përfunduar me fitoren e polakëve e tri në barazim.

Miqësorja me Poloninë nuk do të jetë e vetmja pasi drejtuesit e federatës po punojnë që të gjejnë edhe një tjetër kundërshtar të nivelit të lartë pasi në muajin nëntor luhen ndeshjet e play-off e skuadrat e tjera do kenë mundësinë të zhvillojnë dy sfida miqësore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *