Ish-sekretari amerikan i Shtetit mbajti fjalën e tij përshëndetëse në ceremoninë për 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.
Ai tha se Shqipëria dhe SHBA kanë bërë një punë të mirë në luftën kundër terrorizmit, ndërsa shtoi se në 30 vitet e fundit janë bërë përpjekje reale për rrënjëzimin e demokracisë.
Sipas zyrtarit, nuk ka rëndësi se cili është në pushtet, por e rëndësishme është të zhbëhet korrupsioni dhe konsolidohet liria e demokracia, duke kujtuar se ai ka nshërbyer edhe në maxhorancë edhe në opozitë.
“Është kënaqësi që të jemi këtu. Që nga viti 1922 marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera. Kohët kanë ndryshuar, teknologjia po ashtu, shumë gjëra kanë ndryshuar. Pavarësisht se Ambasadorja jonë punon për zotin Biden, edhe pse është emëruar nga Turmp, përkushtimi vijon po një soj. Në ’89 kam shërbyer në Evropë në kufirin e Gjermanisë Lindore. Ika dy javë para asaj që ndodhi në Gjermani. 2 vite më vonë ajo liri erdhi në Shqipëri dhe që atëherë marrëdhëniet mes dy vendeve qëndruan të forta. Unë kisha 1 mijë ditë e në ato ditë kam parë që kombet tona kanë punuar përkrah NATO-s. Shoh kolegë që kanë shërbyer në ushtri.
Departamenti ynë e ka vlerësuar këtë. Shpresoj të vendosim një diversion të plotë këtu dhe të na ndihmojë të jetë me e aftë ushtarakisht dhe NATO të bëj ato gjëra që duhet të bëjë. Unë kam shërbyer si ushtar në NATO. Kjo marrëdhënie e fortë e ndërtuar mes kombeve të ndryshme dhe Shqipërisë është e veçantë në 30 vitet e fundit për të konsoliduar demokracinë. Tani po shohim në Ukrainë që edhe pas Luftës duhet ta ndihmojmë të rindërtohet. Kjo është diçka që ne do të punojmë së bashku. Unë e shoh që kjo miqësi do të ketë edhe 100 vite të tjera edhe më të suksesshme. Unë kam shërbyer si me opozitën dhe shumicën, s’ka rëndësi.
Duhet vullnet i mirë për të shkulur korrupsionin dhe konsoliduar demokracinë. Jam këtu për 100 vjetorin, por më bëni edhe një festë për 125 vjetorin, faleminderit shumë”, tha Pompeo.
j.l./ dita

Si zakonisht, amerikani ka ardhur me nje thes me fjale boshe per shqiptaret dhe me interesat amerikane ne Shqiperi.
lali,
ky ka ardhur me fjalë plote dhe aspak boshe!!
ky ka ardhur për të bërë një kontratë private,dhe me fjalët që thotë!?ai shton të ardhurat e tij dhe firmës që përfaqson!!
nga ana shtetrore ky nuk ka asnjë vlerë!!ka të njëjtën që mund të ketë çdo ish zyrtar shqiptar!pra vlerë 0.00!
ky shfrytëzon ish pozicionin e tij për të përfituar privatisht,rama bën të njëjtën gjë!shfrytëzon ish pozicionin e tij për të fituar politikisht dhe na varfëron financiarisht ne si shtet!!
prisni kur të dëgjoni “nesër” se kjo kontratë që po nënshkruan haleja jonë K/M,është shitur vetëm për këto fjalë që po dëgjojmë nga Pompa!
këto fjalë të tij “ne i paguajmë sa bishti koka”!!
Ky nuk ka me asnje funksion zyrtar shteteror. pra eshte nje qytetar privat. Perse qenka kaq e rendesishme vizita e tij ne Shqiperi? Dhe perse fjalet qe thote ky pervec efektit propagandistik festiv, na qenkan kaq te rendesishme? Madje, ky eshte ish-sekretari i shtetit i Presidentit qe sipas liderit tone global, po te behej president do te ishte nje katastrofe. Kot nuk thone qe politika eshte kurve, po sot jane pikerisht kurvat qe po fitojne edhe para edhe pushtet.
qënje
e vërtetë!!ky është një palaço i paguar dhe flet ato që i kërkohen!!nuk ka asnjë funksion dhe nuk mban asnjë përgjegjësi shtetrore për ato që thotë!!ky është i të njëjtit nivel sikur unë e ti të shkojmë e të flasim për mardhënjet amerikë shqipëri në uashington!!të siguroj se askush nuk do na pirdhte,përveçççç,ndonjë gomari folklorik!!
Shoku Rama është dobiç në diplomaci, nuk fton ndonjë personalitet të Departamentit aktual të shtetit amerikan por, ish sekretarin e shtetit në kohën e Trump. Është sinjal për ambasadoren Kim dhe zyrtarët amerikan që të mos i kundërvihen dhe të ngacmojnë shokun Rama në plagën e tij, korrupsionin e kusarinë galopante se
ai sa të ketë Majk Pompeon dhe presidentin e mundshëm në të ardhmen të SHBA, Trump,, ai
nuk e çan bythën për ambasadoren Kim, sekretarin Blinken dhe presidentin Bajden.
Ky është mesazhi Haxhi Qamilist i dobiçit të diplomacisë , diplomatit global Edi Rama, natyrisht duke pregatitur ndonjë konçension si ai i naftës me kusarët amerikanë veshur me kostum diplomatik. Në këtë rast, sikurse tregojnë bathët do ti shtërngohet laku në fytin e shqipëtarëve me konçensionin e gazit të lëngshëm e me TEC lundrues, të pregatitemi për ngritje të çmimit gazit, sepse nuk do ta marim nga TAP që ka humbur në drejtim të paditur megjithësi kalon posht këmbve tona dhe shoku Rama vetëm të shpoj një vrimje në tub që të furnizoj Shqipërin edhe Kosovën por ……jooooooo…… do të na e sjell Pompeu nga matan botës dhe do e shkarkoj në Vlorë dhe do të furnizoj shqipëtarët që u kalon gazi posht këmbëve në tubacionin TAP, jooooo është më i mirë gazi që do të pompoj Pompeo.
Të jeni të sigurtë që shoku Rama do të bëhet bashkëpronar sikurse është për naftën nëpërmjet Bankersit edhe për gazin dhe HEC e Skavicës ……….me Pompet e SHBA që na kujtojnë skllavopronarët e jugut të SHBA që ngrinin velat e anijeve, zbarkonin në Afrikë dhe mbasi iu jepnin ca rruaza dhe pasqyra kryetarëve të tribuve zezake, ngarkonin anijet me skllevrit e plantacioneve të pambukut dhe kallam sheqerit.
Stërniprit e këtyre skllavopronarëve , Pompet dhe Grenelët zbarkojnë tashma si diplomat dhe mbasi u dhurojnë ca “rruaza dhe pasqyra” Ramëve, kryetarëve të tribuve, me konçensionet të llojit Bankers vjedhin pasuritë e vëndit e skllavërojnë ekonomikisht popullin, më keq se skllevrit zezakë të plantacioneve të jugut.
Njerëz, atje ku është Edi Rama, le të vij cilido Pompeo nga jashtë, pregatiten vetëm plane kobzeza për popullin dhe vëndin. Mos i besoni gajasjet diplomatike dhe përbetimet për miqësi SHBA Shqipëri. Janë vetëm fasadë për të mbuluar marrveshje anti popull dhe anti vëndit, kusaria është bër tashma ndërkombëtare dhe zanat i vërtetë i diplomatëve të llojit Grenel