Në një interviste për një televizion amerikan, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo ka deklaruar se ai e kishte të pamundur ta parashikonte nëse marrja me forcë e pushtetit nga presidenti venezuelian Nicolas Maduro do ndodhte brenda disa javësh apo disa muajsh. Por SHBA po përgatitej në mënyrë që të mos zihej në befasi (kur të vinte momenti) – raporton Dita duke ciatuar mediat amerikane.
Sipas Pompeos, SHBA i kishte akoma në tavolinë të gjitha opsionet për heqjen e Madorus, qofshin këto diplomatike, politike apo mënyra të tjera për të krijuar presion, dhe se nuk ishte vendosur përfundimisht për përdorimin e mënyrës ushtarake për ta bërë këtë.
Në intervistën e bërë publike në një mori mediash botërore, Pompeo theksoi se Maduro nuk mund tëndihej i sigurt në situatën që ishte, edhe pse për momentin ai ishte në krye. Për Pompeon, Maduro është i paaftë të qeverisë dhe se ai nuk do të ishte në pushtet po të mos kishte suportin e Kubës.
“Ka varfëri të tejskajshme, tepër vdekje nga uria, fëmijë të sëmurë që nuk mund të mjekohen. Shkaktari i tyre nuk është dikush që mund të jetë pjesë e së ardhmes së Venezuelës” shtoi ai.
Pompeo ishte i kujdesshëm të nënvizonte se, javën e shkuar, inteligjenca e Shteteve të Bashkuara nuk kishte dështuar në përpjekjen për të hequr nga pushteti Maduron dhe sjelljen e kryetarit të opozitës, Guaido. “Këto gjëra thjesht duan kohë” tha ai.
Në prononcimin e tij për mediat amerikane, Guaido nuk e përjashtoi mundëësinë e bashkëpunimit të ushtrisë amerikane me forcat earmatosura vendase, por, sipas tij, oferta e administratës së Trump duhej më parë të votohej në parliamenetin venezuelian.
Nga ana tjetër, zyrtarët e lartë të sigurisë kombëtare të SHBA u mblodhën të premten për të diskutuar opsionet e ndërhyrjes ushtarake në Venezuelë.
e.ll. / dita

Boll me xhandarin nderkombetar. Ku shkel kemba juaj as bari nuk mbin. E bete Irakun, Afganistanin, Libine pershesh. Lerini kombet e tjere ne hallin e tyre.
Zhvillimi I Demokracisë globale bënë të domosdoshëm ndërhyrjen e armës mbrojëse model që kufizoi dhe ndëshkoi veprimet teroriste të diktatorit të Sërbisë dhe demokratizoi ish republikat e Jugosllavisë Federale, përfshirë Republikën e Kosovës.