Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka uruar ditën e Flamurit dhe ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Përmes një postimi në Twitter, ai është shprehur se Shqipëria ka bërë përparim në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE.
Pompeo dëshiron shëndet për popullin shqiptar, ndërsa mundohen të kapërcejnë sfidat me të cilat na përballi pandemia COVID -19.
“Ndërsa Shqipëria feston Ditën e saj të Pavarësisë, unë ju dërgoj urimet në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan.
Këtë vit, ne festojmë edhe vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Ne e përgëzojmë Shqipërinë për udhëheqjen e saj si kryesuese e OSBE-së për 2020-ën dhe vlerësojmë gjithçka që ajo ka bërë për të shfaqur përkushtimin e saj ndaj komunitetit Transatlantik. Shqipëria luan një rol qendror në ndihmesën për sigurimin e paqes dhe stabilitetit si pjesë e Aleancës së NATO-s, dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Shqipërisë si një aleate e palëkundur.
Uroj mirëqënie dhe shëndet për popullin shqiptar, ndërsa punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat me të cilat na përballi pandemia COVID -19”, ka shkruar ai.
o.j/dita

O Pompeo! Na lër rehat me gjithë budallëqet që thua! Kanë 30 vite që na thonë keni përparuar me reformat dhe ngelëm në vend numëro. Rama i shkretë hap shampanja për të festuar hapjen e negociatave që s’erdhën kurrë. 30 vite festojmë me lugën bosh se kemi një klasë politike hajdutësh të degjeneruar, një tufë sharlatanësh ordinerë.
Pastaj, o Pompeo! Me këto zgjedhjet e fundit që bëtë në SHBA, nuk mendon se duhet ta qepni gojën për njëfarë kohe e mos të na jepni mend kot, se latë nam? Juve iu doli boja e fasadës së zgjedhjeve gjasme model amerikane. Jeni bërë si vend i botës së tretë. Qesharakë! Në 4 vite Donald Trump, “the crazy turkey”, iu tregoi fytyrën e vërtetë se kush jeni, si medias, procesit zgjedhor, shëndetësisë etj. E të mendosh që Trumpi dhe ju i bënit presion opozitës sonë pas zgjedhjeve të 2017. Ju pranuat zgjedhjet tona lokale moniste të qershorit. Ju, vetëm demokraci që nuk keni, thjesht favorizoni diktatorë apo autokratë dhe përherë i bini opozitave gjasme në emër të stabilitetit duke sakrifikuar demokracinë. Çfarë stabiliteti është ky? Të keni një gjë parasysh, çfarë do mbillni në Shqipëŕi, atë do korrni. Deri më sot keni mbjellur farsa, gënjeshtra, gjasme progres rapote përparimi “një hap përpara e dy mbrapa”, si rrjedhim tërë kohës sundojmë autokratë hajdutë që vjedhin e tallin popullin. 30 vite akoma asnjë reformë e hajrit, shumë kushte të BE për tu plotësuar. Ku e keni drejtësinë e re në Shqipëri? OFL e dështuar? Apo SPAK që deri tani ka dënuar vetëm dy raste ordinere, dy tentativa për korruptim të një polici, njëri me 1000 lek dhe tjetri me 500 lek. O Pompeo! Si nuk ju vjen turp, juve amerikaneve, ambasadës tuaj të kinezërirare këtu në Shqipëri dhe amasadorëve të tjerë që talleni me Shqipërinë deri në këtë pikë?? Kujtoni se shqiptarët janë dele idiotë e mund të dëgjojnë broçkullat tuaja dhe të rrinë urtë?!
O Pompeo! Na lër rehat me gjithë budallëqet që thua! Kanë 30 vite që na thonë keni përparuar me reformat dhe ngelëm në vend numëro. Rama i shkretë hap shampanja për të festuar hapjen e negociatave që s’erdhën kurrë. 30 vite festojmë me lugën bosh se kemi një klasë politike hajdutësh të degjeneruar, një tufë sharlatanësh ordinerë.
Pastaj, o Pompeo! Me këto zgjedhjet e fundit që bëtë në SHBA, nuk mendon se duhet ta qepni gojën për njëfarë kohe e mos të na jepni mend kot, se latë nam? Juve iu doli boja e fasadës së zgjedhjeve gjasme model amerikane. Jeni bërë si vend i botës së tretë. Qesharakë! Në 4 vite Donald Trump, “the crazy turkey”, iu tregoi fytyrën e vërtetë se kush jeni, si medias, procesit zgjedhor, shëndetësisë etj. E të mendosh që Trumpi dhe ju i bënit presion opozitës sonë pas zgjedhjeve të 2017. Ju pranuat zgjedhjet tona lokale moniste të qershorit. Ju, vetëm demokraci që nuk keni, thjesht favorizoni diktatorë apo autokratë dhe përherë i bini opozitave gjasme në emër të stabilitetit duke sakrifikuar demokracinë. Çfarë stabiliteti është ky? Të keni një gjë parasysh, çfarë do mbillni në Shqipëri, atë do korrni. Deri më sot keni mbjellur farsa, gënjeshtra, gjasme progres rapote përparimi “një hap përpara e dy mbrapa”, si rrjedhim tërë kohës sundojnë autokratë hajdutë që vjedhin e tallin popullin. 30 vite akoma asnjë reformë e hajrit, shumë kushte të BE për tu plotësuar. Ku e keni drejtësinë e re në Shqipëri? OFL e dështuar? Apo SPAK që deri tani ka dënuar vetëm dy raste ordinere, dy tentativa për korruptim të një polici, njëri me 1000 lek dhe tjetri me 500 lek. O Pompeo! Si nuk ju vjen turp, juve amerikaneve, ambasadës tuaj të kinezërirare këtu në Shqipëri dhe amasadorëve të tjerë që talleni me Shqipërinë deri në këtë pikë?? Kujtoni se shqiptarët janë dele idiotë e mund të dëgjojnë broçkullat tuaja dhe të rrinë urtë?!
Nganjere e perdorni edhe kremin me Shqiptaret
Kush s’e ka kuptuar se trump eshte armiku kryesor ndaj BE, armiku kryesor i demokracise, te ciles ja sfidon cdo rregull?
pocaqia Pompeo nxit Shqiperine – te kthyer ne shtet republike bananesh sic i intereson Shtepise se Bardhe te Trump – te sfidoje rregullat demokratike te BE duke pretenduar antaresine me gjendjen qe eshte.
Njelloj si shtyn Shwiperine, Pompeo do shtynte per antaresi ne BE edhe Turqine e Erdoganit.