Letër e nënshkruar
Naser Aliu
Askush nuk do t’a qortonte Shqipërisë nëse nuk ftonte kryepopin e popëve, antishqiptarin Irenej që vraponte pas tankeve për t’ i bekuar me ujë të bekuar derisa ato turreshin për të vrarë, kroat, boshnjak e shqiptarë. Por ai nuk mund të na përçajë ne shqiptarët myzlimanë me vëllezërit tanë ortodoksë e katolikë. Askush nuk do të na dojë apo çmojë, nëse ne nuk çmojmë veten. Ai pop serb që mendon se beson Krishtin, nuk është i krishterë. Nuk është i krishterë sepse një i tillë, sipas mësimeve krishtere, është i detyruar të falë e kërkojë ndjesë, ashtu si kërkoi Krishti të falen dhe ekzekutorët e tij. Cilin Krisht beson ky njeri? Ku gjendet ai Krisht që mëson urrejtjen dhe bekimin e armëve?
Ai pop nuk është i krishterë, por Antikrisht i kulluar. Ai nuk nderon urdhëresa krishtere, por bën politikë raciste dhe fashiste. Një njeri i zotit, që përpiqet të bëjë politikë në emër të Zotit, ai nuk ka gjë të përbashkët me zotin dhe nuk i beson fuqisë së tij. Ky pop si edhe një kope e tërë pas tij në Serbi dhe Rusi, do ta çrrënjosnin Kosovën edhe një herë, sikur të mos ishte aty ushtria amerikane.
Krishti nuk mëson vrasjen. Nuk rekomandon hakmarrjen. Ai nuk erdhi në Tiranë me flamur të bardhë të paqes, ose me flamurin e Krishtit, me flamurin e pendesës, por zbriti me flamurin serb. Si një nacionalist tipik serb. Ashtu siç do të kishte dashur të zbresë: Millosheviçi, Koshtunica, Dobrica Qosiqi, Arkani, Shesheli, Vuçiqi e Daçiqi.
Nga dhjetë urdhëresa që janë të rëndësishme për etikën teologjike krishtere, ky pop Antikrisht ka shkelur shtatë: Të parën: Ti nuk duhet të kesh perëndi tjetër pos meje. Perëndi e tij është nacionalizmi serb. Ka shkelur të dytën duke adhuruar më shumë sibole serbe se sa fetare. Ka shkelur të tretën, sepse keqpërdor emrin e zoti për çështje politike, tokësore. Ka shkelur të gjashtën, më sublimen: Mos vraj! Ky ka mësuar tjerëve vrasjen. Ka shkelur të tetën: Mos vidh! Pasi u tërhoqën nga Kosova, nuk ka folur kurrë një fjalë kundër plaçkës së luftës. Ka shkelur dhe shkel urdhëresën e nëntë: Mos bëj dëshmi të rrejshme kundër njeriut pranë teje. Ka shkelur të dhjetën: Mos lakmo shtëpinë e njeriut që jeton pranë teje.
Një këshillë zotit Rama: Popi serb është bashkautor ideologjik i të gjitha mjerimeve shkatuar në Kosovë. Ju jeni përfaqësues i parë i kombi shqiptar dhe duhet të mendoni në shumës! Egërsira nuk mund të zbutet pse tregohemi të edukuar, të qytetëruar dhe pse falim edhe kur nuk pendohen.

Nje miku im dje, I indinjuar nga ky palaco I veshur me petkun fetar me tha: Kriminelet me te medhenj ne historine e Njerezimit kane qene Kleriket (te te gjitha feve). Duke harruar qe misioni I tyre eshte paqja, dashuria dhe qetesia e njerezve, keta djaj te veshur me petkun e besimit fetar perhapin: urrejtje, nacionalizem dhe pafytyresi! Ne ferr shkofsh o Irenej se je misherimi I se keqes:(
Ai le te jete si te kete qejf dhe le te shkoje ku te doje por jo ne Shqiperi.
Te jeni te sigurte se Fan Noli nuk do i kishte derguar ftese nje qenie qe bekon me uje te bekuar vrases te shqiptareve. Janullatos qendron aty se duan politikanet ( ne fakt zorzopet) qe kane drejtuar 23 vjet Shqiperine. Deri kur…???
Ata te dy serbi dhe greku nuk mundet te mire priten ne shqiperi se jane qe te dy armiq te popullit Shqiptar