Popull i ndarë në besnikë dhe armiq

anazapta

Retorika politike është aq e vrazhdë dhe aq e varfër sa me siguri i drejtohet asaj pjese të publikut që tanimë e ka bërë të vetën ideologjinë e së djathtës ekstreme fashistoide. Kjo ideologji themelohet e tëra mbi paranojën e frikës ndaj “Tjetrit”; frikë që është gati të marrë, sipas rastit, trajtat e cilitdo armik të perceptuar si kërcënues. Në rastin e Shqipërisë, qeveria po e trajton popullin e vet si të ndarë në “besnikë” dhe “armiq” duke bërë me popullin e vet atë që fashistët e tjerë në vendet fqinje së paku e bëjnë me “një popull tjetër”. Pra këta tanët, për mendimin tim, janë dyfish fashistë!


SMS në DITA në 0689073730

Share This Article
1 Comment
  • perpara ne kohen e dulles kishte dy emertime ;armiku i partise dhe njeriu i partise, sot jane ; blu i djathte dhe i kuq komunist, pak a shume ka mbetur po ay nivel medioker i popullsise, shkurt popull me dy krena si te shqiponjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *