Popullariteti i Facebook, në rënie

Leda Hysa

Pas skandalit  të shitjes së të dhënave personale të përdoruesve, rrjeti social Faebook ka pasur një rënie të ndjeshme të popullaritetit.

Agjensia Reuters së bashku me universitetin e Oxfordit kanë bërë një sondazh, nga ku 54% të të anketuarve kanë shprehur shqetësimin për keqpërdorim nga Facebook të të dhënave të tyre personale.

Më pak se gjysma e përdoruesve kanë besim tek lajmet që shpërndahen përmes Facebookut. Rregullat e shpërndarjes  dhe përzgjedhjes së lajmeve prioritare kanë ndikuar ndjeshëm në humbjen e besimit të përgjithshëm tek Facebook.

Braktisja e Facebookut ka rritur ndjeshëm përdorimin për lajme të rrjeteve të tjera sociale, si aplikacioni i mesazheve Ëhatsapp, që brenda 4 viteve ka trefishuar përdoruesit, Instagram e Snapchat.

Pjesë e studimit u bënë 74 mijë përdorues nga 37 vende të botës përfshirë Shtetet e Bashkuara. Në fillim të këtij viti u zbulua se kompania e konsulencës politike Cambridge Analytica kishte përdorur të dhënat e mbi 80 milionë përdoruesve të Facebook, për tu servirur atyre informacione në ndihmë të kandidaturës presidenciale të Donald Trumpit.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *