Popullariteti i Trump bie, ndërsa Biden e akuzon për “tradhti” presidentin

Edona Llukacaj

Ish zëvendës presidenti amerikan dhe njëherazi kandidati demokrat i favorizuar për të përfaqësuar këtë forcë politike në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, Joe Biden është shprehur hapur në lidhje me hetimin e Dhomës së Përfaqësuesve për shkarkimin e presidentit Donald Trump.

Biden ka bërë thirrje për shkarkim të presidentit amerikan duke thënë se ai ka “tradhtuar” SHBA-në.

Në një tubim në Neë Hempshire, Biden tha: “Për të ruajtur kushtetutën, demokracinë dhe integritetin themelor, ai duhet të shkarkohet”.

Ndërkohë një sondazh i gjigandit mediatik, Fox News, që konsiderohet si një organ mediatik i pozicionuar në kahun republikan dhe me simpati për presidentin Trump, ka bërë publik një sondazh, sipas të cilit  rreth 51% e votuesve amerikanë kërkojnë që Trump të shkarkohet apo të largohet nga zyra e presidentit. Sipas sondazhit përfshirës, Biden, për më tepër, është 9 pikë para presidentit Trump, në kuadër të votave për këtë post.

Ndërkohë, presidenti amerikan nuk ka dhënë shenja se do ta ndryshojë qëndrimin e tij. Trump ka kërcënuar me krizë kushtetetuese, pasi Shtëpia e Bardhë ka refuzuar refuzuar të bashkëpunojë në hetimet e Kongresit. Si pasojë e kësaj, Trump është shprehur se kjo çëshjte mund të zgjidhet vetëm nga Gjykata Supreme.

Ai u ka thënë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se Partia e tij Republikanë është “trajtuar shumë keq”.

Hetimet ndaj tij kanë nisur pas zbulimit të një bisede të 25 korrikut në mes të presidentit Trump dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.

Sipas informatorit, gjatë bisedës, Trump i ka kërkuar homologut të tij ukrainas që të nisë hetime për kundërshtarin e tij në garën për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden, dhe përfshirjen e djalit të këtij të fundit, në një kompani ukrainase për energji.

Para telefonatës, Trump kishte pezulluar ndihmën ushtarake në vlerë të 400 milonë dollarëve për Ukrainën.

Biseda mes dy liderëve është fshehur në departamentin për informacione shumë të ndjeshme.

Informatori është ankuar duke pretenduar se Trump “ka përdorur pozitën e tij për të kërkuar ndihmë nga një shtet i huaj”, në prag të procesit zgjedhor për një mandat tjetër presidencial.

Trump e ka konsideruar hetimin për shkarkim si “mashtrim” mirëpo e ka pranuar se “i ka vështirësuar punën”.

Hetimet e Dhomës së Përfaqësuesve mund të rezultojnë me gjykim në Senat rreth cështjes nëse Trump duhet të largohet nga zyra e presidentit.

Sipas Kushtetutës amerikane, Dhoma e Përfaqësuesve ka fuqi për të shkarkuar presidentin për “shkelje të rënda dhe keqpërdorim detyre”.

Kjo është hera e katërt në historinë amerikane që një procedurë për shkarkim të presidentit është filluar, ndonëse asnjëri prej presidentëve nuk është larguar nga pozita përmes këtij procesi, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment
  • Do ta besoja Biden,nqse do te hetoheshin veprimtarite e biznesit ne Kine dhe Ukraine, te djalit te tij,nga te cilat ai do te dilte i paster.
    Por te bertasesh,pa tu bere gjyqi se je i paster,me dukesh si Sali Berisha,qe bertet per zenin e tij,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *