Populli dhe profeti

redaktor

Kur Kryeministri nga Tirana shpalli vizitën e Papa Franceskut në Shqipëri, pyetja e parë me siguri ishte: ç’do ai këtu?! Çfarë do Papa i fuqishëm në një vend të vockël si Shqipëria?!

Në një vend të varfër e të mbushur me probleme! Ku vëllai vret vëllanë e ku familja nuk është strehë por poligon?! Aty ku jeta e njeriut vlen më pak se bagëtia dhe ku dinjiteti i njeriut është një botë e largët dhe e çuditshme! Ç’do Papa i fuqishëm në Shqipërinë tonë të vogël me shumë udhëheqës dhe pak lidera? Pragmatizmi ballkanik nuk mund të mos bëjë pyetjen e rradhës, të pashmangshme pas të parës: Ç’na duhet Papa? A sjell para? Do të përmirësojë shëndetësinë apo arsimin? (dhe ndoshta as Zoti s’mund ta bëjë më!) E për çfarë na duhet Papa në Shqipëri? Për pak marketing? Jo! Atë marketing që ne i kemi krijuarvetes në 20 vjet, Papa s’mund ta ç’bëjë në 6 orë!

Qoftë për mire e qoftë për keq! Dhe sigurisht që kush mendon se këto janë vetëm pyetjet e një ateisti të stazhonuar në fabrikat e marksizëm-leninizmit bën gabim. Këto janë pyetjet edhe të atyre të rinjve të rritur e të kalitur në kishat tona. Sepse edhe ne kemi dështuar të mendojmë ndryshe nga çfarë na është mësuar të mendojmë në 50 vjet diktaturë ateiste: brenda kontureve të dialektikës materialiste ku çdo gjë matet me sasi. Ne e kemi të vështirë të mendojmë se lideri është edhe një profet, një model, një vizion. Lideri është synimi i një kombi; dëshira e tij më e thelle; aty ku ai dëshiron të shkojë; destinacioni i përzgjedhur.

Dhe Papa mund të jetë pikërisht kjo gjë. Modeli i një njeriu të përulur, të dashur, të thjeshtë dhe të përgjegjshëm. Fjalë të largëta për ne Ballkanasit, por janë themeli i asaj Evrope ku duam të shkojmë dhe nga ku nisim mbrojtjen e çdo reforme në jetën publike dhe private. Më 21 Shtator, Shqipëria do të puqet me themelet e saj! Më 21 Shtator, ajo do të vendosë nëse do të ndërtojë të ardhmen e saj mbi modelin e Franceskut apo modelin e të vdekurve ende të gjallë, që për së gjalli apo për së vdekuri i bën këtij vendi atë çka asnjë pushtues s’ia ka bërë!

Më 21 Shtator, Shqipëria do të vizitohet nga një profet; profeti i një vizioni ndryshe, i qytetërimit të jetës, ku dashuria është thelbi i shoqërisë dhe ku shenja e dukshme e kësaj dashurie është shërbimi pa kushte ndaj më të dobëtëve. Na takon ne të zgjedhim tashmë mes frymëzimit dhe indiferencës! Kjo është sot më e rëndësishme se çdo reformë tjetër! Më e rëndësishme se sa kreditë e FMN, BB apo deklaratat e ndonjë politikani të rëndësishëm diku larg nëpër botë. Sepse siç thotë Shën Pali: “Edhe sikur të kisha dhuntinë për të lëvizur malet… Po të mos kisha dashurinë (prapë) do isha asgjë…”

Share This Article
17 Comments
  • Papa Francesku ? Ashte Papa me pa peshe ne Vatikan dhe nje rob koti ne Boten e sotme dhe ja kalon njehere dhe ketej nga ne se e ka dhe afer me Romen katunin tone Albania………….

  • Profet , Profen , Profeci , Profani ….ndaji mire keto koncepte o Hatib se na bere lemsh ! Nuk jemi ne shekullin 1 pas eres sone qe te arrijme t’i kuptojme ! Pastaj eshte mbushur kjo histori e pergjakshme njerezore me turli Profetesh dhe gje s’ka ndryshuar per mire , por dhe kush eshte vertet Profet , s’jemi ne gjendje ta themi !

    A ka ndonje gje te “mire” per shqiptaret , apo do harxhojme kohen prape me llogje ! Dhe me sqaro edhe nje gje tjeter : Si lidhet me Zotin ky Papa ? Apo jane keta celularet satelitore tani dhe s’eshte problem ?

  • Vizita e kreut te katolicizmit ka rendesi te madhe, jo vetem qe na nderon ne si vend, por edhe duhet te fillojm te mesojm nga ky pape tashme e qe esht shum popullor e jo si vojtila? Komunizmi e diktatura qe provoj shqiperia, ishin shum te egra, te pakten komunizem ashtu si jugosllavia, por me kisha e fe per ne do te ishim ndryshe.? Keta gjoja ateiste sot te ngelur nga regjimi enverist gjithnje ankohen kur njeru i madh i vatikanit viziton nje shtet si ai i joni, dhe kjo dihet, sepse kerkojn te mbijetoj akoma diktatura, sepse diktaturen keta e quajn zhvillim e jo shkatrim! Po te shohim me kujdes te gjitha cfar jan ndertuar nga komunizmi e diktatura ngjain si germadha te len nga lufta e dyt boterore,,! Papa vertet nuk esht shpetimtar ne nje vizite, por leksionet e tij jan shpresdhense sepse ku shkel kemba e kishes fillon te lulezoj dicka!

  • Ne shqiptareve nuk na ben reklame as papa dhe as Merkel. Reklamen ne e bejme me punen tone, me sjelljen tone, me qendrimin tone ndaj investimeve te huaja, etj.
    Po ju sjell nje shembull domethenes qe ma treguan disa inxhiniere te firmes Rumune Prospektuni, e cila po kryen disa punime sizmografike ne interes te kompanise Bankers Petrolium, per zbulimin e fushave naftembajtese, ne zonen e Fierit.. C’me treguan rumunet?
    Kemi punuar ne te gjithe boten, ne Europe, Azi, Afrike, Ameriken Latine, Kanada, etj. Por kjo qe na ka ngjare ne Shqiperi, nuk na kishte shkuar ne mend ne asnje vend te botes. Fshataret po na vjedhin kabllot, baterite,kutite bashke me aparatet sizmografe dhe po i shsin per skrap. Jemi habitur por dhe skandalizuar me lehtesine me te cilen e trajtojne autoritetet shqetesimin tone.
    Tani po u besojme thenieve qe kemi degjuar se shqiptaret jane njerez me bisht. E treguan vete me veprimet qe kryejne Te themi se jane disa te pandergjegjshem? Do ta pranonim. por kjo po ndodh masivisht, ne cdo fshat. Keshtu do ta zhvilloni Shqiperine. Kjo eshte reklama me e keqe qe ju i beni asaj. Asnje investitor i huaj nuk afrohet ne keto kushte. Mos harroni se c’do hap i punes sone eshte i monitoruar dhe transparent. Edhe vjedhjet qe na kane ndodhur, kompanite i interesuara per Shqiperine tashme i njohin. Keshtu nuk ju vjen kush.

  • Shkrim mjaft i bukur. Shkruar shkurt dhe sakt. Vizita e Papës shumë e mirëpritur,. Ky vend ka nevojë për bekim e besim te zoti e te vetja. Veç kam një merak: A do ta shenjtërojë Nënë Terezën? Pse po vonon? Po Kosovën kur do ta vizitojë?

    • Kosova esht teresisht me prirje islamike kurse shqiperia me prirje europiane, edhe pse kemi pak radikale islamike ne pd.

  • Per mua vizita e Papes si e gjithe personaliteteve te tjere.Qe te kthehet ne rrugen e perparimit demokratik shqiptareve u duhet qe ta vlersojne krejtsisht ndryshe zhvillimin shoqerore dhe vetjak.Ky Tahiri ben si I forte ne veri.More piçiruk ti nuk e kupton se eshte puna me e lete qe forca e shtetit te prishi bimet e droges? More trap po ku dote hane njerzit? Neqoftese perendimi nuk na pranon sikur jemi perse nuk nderton 10 apo 15 fabrika ku te punsohen njerzit qe te jetojne? Kush eshte ai qe don te beje veprimtari te kundraligjshme?Or trap(me fal per shprehjen) siguroi buken e gojes popullit pastaj kerko zbatim ligji .Mos u beni qesharak para popullit kur ju thone nderkomtaret shprehjen qe ju e keni qejf :Jeni faktor stabiliteti ne rajon.Per kete shprehje ju nuk pyesni se popullin ju e çoni buze varrit.

  • 21 shtatori i cdo viti eshte sezoni me i rendesishem i aktiviteteve te OKB.Udheheqesit e vendeve antare kete date jane ne Manhaten.Caktimi i kesaj date nga ana e Papes tregon qarte qe ai sdo te takoje udheheqesit politik te ketij vendi,por do te takoje popullin se aty e gjen forcen cdo udheheqes fetare.Le te shpresojme qe Papa do te njoh nje pjese te borxhit disa shekullor qe Vatikani i ka kombit shqiptar,mqs ai luan edhe rolin e kryeministrit te shtetit te Vatikanit.

    • dinjiteti i njeriut është një botë e largët dhe e çuditshme!!!!! kjo thenie e artikullit te perket ty. Por me sa dukesh do te jesh ndonje qe ke deshtuar ne jet …. ZOTI TE BEKOFT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *