Populli do shtet, bravo policia

redaktor

SMS në DITA

Në 0689073730

Dita! Populli do rend, do ligje, do punë, do qetësi, pra do shtet! Që të funksionojë, duhet një sensibilizim mbarëpopullor në të gjitha drejtimet, duhet organizim mbarëkombëtar. S’mbarojnë dot punë vetëm policët apo ministri i Brendshëm, por duhet të angazhohen edhe vetë qytetarët. Shumë prej nesh sit vazhdojnë të qëndrojnë indiferent.

O popull! Je i vetmi popull në botë që pranon poshtërimin e bllokmenit më të fëlliqur që njohu ky sistem, je populli më fatkeq, që pranon akoma njerëzit e këtij komunisti që helmin e ka përhapur në çdo qelizë të shoqërisë dhe vazhdon akoma të bëjë propagandë kundra shtetit. O popull! U shuan fëmijë dhe nëna shtatzanë në Gërdec, u vranë 4 të pafajshëm në mes të Bulevardit të Tiranës, tani ky vrasës bën thirrje para mediave, sepse aksioni policor është shou politik?!

O popull, shikon ç’po ndodh? E ashtuquajtura “opozitë” ndihmon boset e drogës. Uroj policinë për atë detyrë aq fisnike, por me shumë kundërshtarë, që të ruajë gjakftohtësinë, të jetë vigjilente. Po qe nevoja, jam i gatshëm të marr pjesë në atë aksion. Faleminderit. Sh.Veshaj, Vlorë.

Share This Article
1 Comment
  • Z.Veshaj,jam dakort me ju.Populli yne eshte kthyer ne sehirxhi,pasi jan perçar ne shume parti,ku te djathtet kerkojne rremuje,greva,demostrata,vjedhje,vrasje dhe i ka futur friken popullit sidomos me 21 janarin.Rama po kerkon te bej shtetin qe duan shumica e qytetaret.Nderhyrja ne LAZARAT-ishte e drejt por e vonuar,por nuk duhet te ket terheqje,si aty dhe ne gjithe vendin.Por ekziston rreziku qe drejtesia do i liroi prap kriminelet,pasi ajo drejtohet nga opozita.Duhet te shkarkohet Nishani,Llalla,Ajazi dhe te krijohet gjykata speciale,qofte dhe me jurist te jashtem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *