Populli zgjodhi mes lirisë së vet dhe Shtinjakut të Kombit

editor

Miliona mesazhe ka dërguar ish komunisti 24 vjet dhe 24 karat, kryeministri deri në ditë të sotit Sali Ram Berisha. Mesazhet e tij si stuhija e karkalecave pushtojnë gjithë qiellin elektronik, nuk lënë gjeth mbi faqe të dheut, e nuk është çudi që në këtë delir madhështie e drithërimë rrëzimi me votën e popullit, ti ketë dërguar një mesazh edhe vetvetes. I pangopur në pushtet, i etur deri ne çmënduri për të qënë babai i kombit kur ai është realisht Shtinjaku i Kombit. Sinonimi i makutërisë, është një përsëritje komike e të gjithë diktatorëve që kësisoj nisin e bitisin, që përshkallzojnë uzurpimin e pushtetit pa u ndalur nga arsyeja sepse logjika e tij qytetare është e lëkundur, sepse ata që aspirojnë autokracinë e pushtetin e pakufizuar nuk u konvenon liria e qytetarëve.

Por nuk është e keqja vetëm tek një njeri patalogjik në babëzinë për pushtet, më e keqja janë vemjet që i vinë nga pas dhe e mbajnë në pushtet, aparati i instaluar si një mekanizëm i metaltë, një lloj prange sociale që atrofizon mendimin qytetar. Pas tij si skotë e zezë janë urithët që nuk e duan dritën e meqë nuk kanë vetë sy ta shohin duan edhe ne të tjereve të na lënë pa dritë dhe në errësirë.

Një pjesë e urithëve po vinë edhe nga Kosova se ka urithëri edhe andej, vinë të votojnë në Shqipëri duke mos pas të drejtë të votojnë këtu sa kohë që ne qytetarëve të Shqipërisë nuk na lejohet të vemi të votojmë në Kosovë. Por ky Autokrat që ka instaluar në Shqipëri një minidiktaturë e pushtet personal, i ka marrë masat duke shpërnda karta indentiteti shqiptar me shumicë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e kudo duke u dhëne madje nga dy karta. Punishtet e kartave fallco punojnë me shumicë në Tiranë, shtypi i zbulon e policia ngre supet.

Nga babëzia ka humbur kontrollin e vetvetes e jo më të drejtoj një shtet normal. Se në fakt ai është shteti dhe pushteti, legjislativi dhe ekzekutivi, ai është prokuroria dhe gjyqi, është Zoti, është mbret është Diell. Ai nuk do të ikë. Se natyrisht si do të bëjë ky shtet pa Diellin e tij që konvenon me errësirën tonë. Ai është fataliteti ynë. Por unë që kam shpëtuar nga diktatura e komunizmit një herë nuk e fus më kokën nën një diktaturë tjetër të një komunisti që punon me një platfomë vrastare për lirinë e demokracinë në këtë vend. Kjo pjellë tinzare e komunizmit është si një virus me imunitet nga çdo lloj antibiotiku në trupin e Shqipërisë të cilës i ka sjellë shumë mundime që nuk është vendi këtu të përmenden por koha do të vijë që të shkruhet gjithçka për të, për ta vizatuar kësisoj përfundimisht portretin e shtrigut të kombit. Mënyra më e mirë për ta vrarë lirinë qënka që të dalësh ta kërkosh me zë të lartë në rrugë e në momentin që ajo të shfaqet ta qëllosh në zemër. Këtë ka bërë dje e po bën sot Autokrati i Tiranës.

Por unë shpresoj tek populli im, tek dëshira e tij për liri e demokraci të vertetë e të pakushtëzuar, shpresoj se njerëzit do të binden më së fundi se demokracinë nuk na e solli si tortë në pjatë ky Autokrat mendje errët i qorruar nga ambicja e pushtetit, por e fituam ne vetë.

Liria e demokracia paska kërkuar nga ne shumë sakrifica anipse kanë kaluar kaq vjet e duhej të ishim të plotë në lirinë tonë, në demokracinë tonë, në mirëqënien tonë, në mundësitë tona për një jetë më të qetë e më të bukur. Nuk mund populli të gënjehet pafundësisht- në këtë sens nëse lejojmë të gënjehemi sërish jemi të vrarë. Se duke u vrarë demokracia, jemi të vrarë edhe ne që e inspirojmë atë.

Mund të lëndohet një brez, mund të vritet një tjetër, mund ta mbash me gënjeshtra akoma një tjetër por liria e demokracia janë si Dielli, sado të zgjatë nata, nuk ka çajre pa dalë.

Share This Article
2 Comments
  • Me fal qe po te shprehem por eshte vertete e pamundur te permbahesh kur lexon shkrime te tilla qe edhe pse permbajne urrejtje ndaj bishes me fytyre njeriu perseri deshmojne per nje miopi intelektuale dhe varferi inteligjence. Degjo mor zoteri: Sali Berisha nuk eshte nje njeri qe ka thjeshte probleme deliri , per pushtet apo per te qen babai i kombit etj . Ai eshte as me shume e as me pak nje antishqiptar i papermbajtur , i mekuar nga qarqet me te erreta antishqiptare per te bere te pamundur qe te shkateroi kombin shqiptar. Nuk ka Sali serbi as deshiren me te vogel te jete babai i kombit shqiptar perkundrazi ai desheron te jete heroi i shkaterimit te ketij kombi.Eshte pikerisht kjo arsyeja qe ai , nje ore e me pare, duhet çfuqizuar, demaskuar dhe denuar faqe gjithe historise tone mijra vjeçare si shembelltyra e antishqiptarizmit por qe per fat te keq ka kombesi shqiptare. A nuk te mjafton gjithe historie e tij , si bllokqen fillimisht dhe me pas si qen i terbuar ne politike per te kuptuar se gjithçka qe ai ka bere ka vetem nje qellim: shkaterimin moral dhe material te vendit dhe te popullit shqiptar ne favor te endres shekullore Sebo greke. Asgje nuk ka kursyer ky klysh per permbushjen e kesaj endre. Ka stimuluar braktisjen e vendi nga mbi 1 miljon shqiptar si asnjehere ne historine tone dhe me e keqja eshte se me klimen e pasigurise qe ka mbjelle prej me se 20 vjetesh ky qen serb asnjeri prej tyre nuk shpreh as deshiren te kthehet ne Atdhe. Ka shkateruar te gjitha rezervat strategjike , qe nga pasurite minerare , ujore , te pyjeve e deri tek ato ushtarake duke e lene vendin totalisht ne meshire te te huajeve.Ka mbjelle frymen e korupsionit dhe te degjenerimit moral te klases politike, ka organizuar falagat e tij kriminale e fashiste per te ruajtur statukuone e pushtetit te tij. Ka mbjelle perçarjen nepermjete sistemit te privatizimit te tokes aq sa , si asnjehere tjeter ne histori, krimi i vrasjeve per kete motiv kap shifra te frikshem. Ka edhe shume e shume arsye te tjera te faktuara qe provojne kete krim politik te pashembullt ne historine tone per te cila nuk ka aspak vend te mendohet se ky na qenka thjesht nje i etur per pushtet. Eshte pak, shume pak te vleresohet keshtu vepra makabre antishqiptar”e e ketij banditi ne sherbim te ides antishqiptare qe ushqejne prej shekujsh shovinistet Serbo grek.

  • @Landi

    Jam plotesisht i nje mendje me ju dhe, qe ne fillim te proceseve demokratike dhe ne vazhdim s’kam rreshtur se theni e se shkruari (jo se tani u rrezua me vote) me argumente se Sali Berisha ishte nje MISIONAR i reaksionit me te eger antishqiptar, qe perzgjodhi populizmin e tij pervers duke i bere aq shume hysmet kultit te vet. Mgjth edhe analiza(t) e mikut tim Kolec Traboini kane qene serioze dhe jo me pak ndikim ne mjedise te ndryshme, te cilat e njohin antikonformizmin e tij, mprehtesine dhe papajtueshmerine ndaj se keqe, sidomos ne ceshtjen kombetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *