Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Populli nuk është kurrë bukë shkalë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Populli nuk është kurrë bukë shkalë
Letrat e Lexuesve

Populli nuk është kurrë bukë shkalë

anazapta
Published November 26, 2013
Share
SHARE

SMS në DITA

Në 0689073730

Faleminderit mik! Miku i mirë në kohë të vështirë. Tamam kështu u gjendët dhe ju z.Arvizu në vendin tim. Në kohë me dallgë e tufane, me trazira e deri dhe me vrasje, humbje jete njerëzish etj. Dhe kjo puna juaj është pikërisht ashtu si dhe vetë e pohoni, punë letrash, kështu u rastisi edhe juve. E luajtët si mundët për të qetësuar gjakrat e ndezura të shqiptarëve kokëfortë, për t’i ulur që të merreshin vesh me njëri-tjetrin. Dhe me përvojën e nje diplomati, karrierë pate dhe arritje të lavdërueshme. I themi një fjale, po nuk ta di robi, ta di Zoti, dhe kur them robi kam parasysh ata soj robi të radhës së tretë në sallën e Kuvendit. Por jo populli. Jo kurrë. Populli çmon bujarinë tuaj e të amerikanëve. Populli nuk është bukë shkalë. E keqja e madhe e këtij populli është se përgjatë tranzicionit i dolën dhe ja hypën aventurierët, dallaverexhijtë, gangsterët dhe trasformuan të shkretën demokraci. O Mete për vete! Hynë peliveçka e u trashën si mëzeter duke pirë gjakun e këtij populli të varfër. Këtë duhet ta dini edhe ju. E keni parë, dëgjuar e madje dhe prekur përgjatë viteve tuaja të punës këtu. E qartë se dhe populli do ta vuajë paksa padakordësinë e fundit me Amerikën, por ne thelb është e padrejtë. Akoma demokracia tek ne është si një foshnje e porsa ngritur në këmbë. Jepeni të lutem dorën, të qëndrojë e të eci, dhe jo ta shtyni. Boll e kanë shtyrë, e nëpërkëmbur këtë popull. Populli shqip-folës i kudo ndodhur ju duan, ju respektojnë, ju adhurojnë dhe ju kanë ikonë në rrugën drejt demokracisë. Ju kam ndjekur gjatë gjithë kohës, më është dhënë mundësia dhe të kem korespondencë me një bashkëatdhetarin tuaj, dhe me thënë të drejtën më duket krejt i shqiptarizuar. Madje dhe xhelozohem ndonjëherë se i ka studiuar me themel historinë, doket e zakonet e vendit tim. Falemiderit mik e rruga t’u bëftë dritë ngado shkofsh. Demir RUSI

 

 

anazapta November 26, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?