Në vatanin tënë,
sido që ta ngasësh,
është keq të fitosh,
dhe keq të humbasësh!
Për Dibrën e kemi,
fjalën natyrisht,
ku mega fitores,
po i vënë bisht!
Thonë që u blenë votat,
në ditën për diell,
ca direkt me lekë,
të tjerat me miell!
Të gjitha hamendje,
se fakte nuk dimë,
pse s’thonë-se në Dibër,
u krijua Frymë?!
Një frymë masive,
në favor të Remit,
dhe SHQUP-i më kot,
i bie legenit!
Në zgjedhjet lokale,
është ndryshe fati,
gjithmonë diferencën,
e bën kandidati!
Ne këtë e thamë,
që para votimit,
lajmëruam humbjen,
e Sherefedinit!
Veç lokalet qenë,
në Dibrën Kreshnike,
po Luli i ktheu,
zgjedhje politike!
Po Dibra nga Luli,
fare s’mori mënd,
ndaj humbja e thellë,
gjer në shpirt i dhëmb!
Dibra-tha Lulashi,
përmbysje do jetë,
po për ironi,
u përmbysën vetë!
Po ne thamë-se Luli,
s’do ta mbyllte sqepin,
për humbjen fatale,
do shpikte sebepin!
Vetëm kësaj radhe,
si gjithnjë s’bërtiti,
se qe nxirë e zverdhur,
tamam si meiti!
Po bëri si bëri,
prapë i ndezi flakët,
i hodhi në sulm,
të gjithë çirakët!
Mediat pranë Lulashit,
lajmet dinë t’i kapin,
dhe me fantazira,
po na çajnë trapin!
Gjithë filozofët,
s’i ndahen muzikës,
se fitorja e Remit,
është kundër logjikës!
Është kundër logjikës,
ashtu dhe kështu,
se s’duhej të mbytej,
peshkarexha blu!
Dhe Strazua i shkrehur,
që një dru ka hak,
fort i dëshpëruar,
bën thirrje për gjak!
I them shqupërisë:
“Mblidhi mënd” e kokës,
është thjeshtë një bashki,
nuk është fundi i Botës!”
Nga të gjithë idiotët,
duhet të fiksohet,
një popull i tërë,
nuk mund të gjykohet!
Kur do ta mësojnë,
në Vatanin tonë:
“Populli s’gjykohet,
populli gjykon!”
Populli gjykon,
populli vendos,
po gojët e liga,
dot nuk i vulos!
A s’na thosh Saliu,
kur s’kish dalë nga loja:
“Po foli Sovrani,
duhet mbyllur goja!”

Ah more bejtexhi sa krime jane bere ne emer te popullit. Kumandari keshtu i denonte armiqte ne emer te popullit e madje edhe pa gjyq fare.
Eshte po ai popull qe votoi kryepskopatin me shpresen e rilindjes por e gjeti veten te burgosur per nje fature uji apo dritash te papaguar. Hajde merre besh te foluren e sovranit qe votonte me 99,99% per PPSH-ne por ama nuk hezitoi ti vinte kazmen sapo e pa veten te lire nga zgjedha e diktatit kriminal enverist. Sovrani eshte ai qe manipulohet me kollaj se nje tufe delesh dhe blihet me 20 mije leke apo nje thes miell. Sovrani eshte ai qe fuqizoi LSI-ne.
pas Naimit ja dhe Beni po i kendon deleve sovrane te shqiperise.
populli nuk gjykohet kur voton ramen. O kendez pse nuk i shkruje kto vargje kur populli votonte saliun.
Por,jo, oooo kamunist!
Por jo,more burr
Se salehi yt,
s’esht’ votuar kurr.
Ai ,vodhi,vetem vodhi…
Edhehedhur…
Tash ka ardhur koha
Do e pije te dredhur…
Sa gjynah me vjen per ty, me kte tru e llogjik te shtrembet qe ke !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Populli nuk e gjykon as nuk ka pune me Lulushin e shikon foton , Lulushi fluturon me gishtat lat drejt planetit te pa zbuluar .
Si gjithmone Ben!
Mos u shqeteso qe analfabetet shkruajne te tilla, jane te falur se nuk dine.
Ben Duka eshte qetesia e shpirtit tone, vazhdo i nderuar, te pine uthull ata qe nuk u pelqen!