Dita, kjo politika shqiptare më nxjerr mallin e fëmijëve binjakë: të llastuar nga përkëdhelia e gjyshërve të tyre! po kujt i llastohen? Popullit? Po s’u vjen turp?! Prapë kërkojnë pushtet! E harrojnë të shkuarën e hidhur, për të cilën kanë qenë vetë shkaktarët e të gjitha tragjedive të 22 viteve të fundit. Kjo do të thotë se këtu s’ka më drejtësi.
Sipas gjasave, këtyre pseudopolitikanëve u janë errur sytë, nuk shikojnë hallin e popullit më! Por po hanë garë, kush e kush të marrë sa më shumë mandate, për të mbrojtur kapitalet që kanë krijuar, është e thjeshtë ta kuptosh analistin që mbron partinë ku ai paguhet, por është më e thjeshtë, emërimi i kandidatëve për deputet në zona që nuk njihen.
Pyetja shtrohet: po ne populli i thjeshtë ku mund të votojmë në 23 qershor dhe për kë do votojmë, kush do na përfaqësojë, se këta politikanë s’kanë asnjë mundësi të na përfaqësojnë, ne nuk mund të shkojmë në zgjedhje, pa bërë ”Rotacioni” nuk mund të votojmë Gërdecin, të votojm 21 janarin, nuk mund të votojmë mjerimin dhe papunësinë, nuk mund të votojmë ’97-n, nuk mund të votojm më njëherë e përgjithmonë të njëjtit politikanë të përlyer me gjakun e të pafajshmëve të çfarëdo krahu qofshin, sa herë që këta pushtatetarë do kërkojnë karrige, vota jonë do të digjet, nuk do të shkojë në asnjërin krah, veçse kështu ndëshkohen këta zuzarë. Populli po i vëzhgon. Faleminderit, Sh.Veshaj, Vlorë
SMS në DITA në 0689073730
Ke shume te drejte vella. Na kan lodh shpirtin
Nuk ka nevoje per ndryshime thote ky arroganti i ri, eshte demokratik kodi thote