Populli shpëtoi veten nga një luftë civile

anazapta

Sali Berisha me 23 Qershor 2013 beri “DOREHEQIE” publike , mori pergjegjesit e deshtimit, qau dhe nuk e kuptuam pse qau , nuk kishte arsye pse te qante . Fjalimi i tij qe nga fillimi deri ne mbarim ishte nje fyerje qe ju be popuillit shqiptar, i cili me zgjuarsinë e tij e shpetoi vendin nga nje lufte civile. Me kete fjalim Sali Berisha nuk beri gje tjeter vetem se vertetoi se eshte i pakorigjushem, i semure politikisht dhe moralisht. Ai nuk e pranon vehten e tij te jete ne opozite. Nuk e pranon dot as të mos jete më në krye të PD-së per te bere nje opozite konstruktive per te mirën e PD-së dhe te popullit shqiptar. Ai nuk e pranon dot fenomenin e rotacionit politik se nuk ka qene ndonjehere perkrahes i pluralizmit politik. Është një njeri i futur në skenë nga PPSH në 90-n dhe aty I ka ngelur sahati.

Por mazoranca pas ardhjes ne pushtet duhet te jete teper e vemendshme pasi do te ballafaqohet me nje opozite qe trashegon nje pervoje thellesisht negative per te bere nje opozite normale. Berisha po paralajmeron Shqipërinë e lodhur se do te perpiqet te sjelle KAOS, do te perpiqet te pengoje me cdo mjet ecjen e vendit përpara. Dhe ky zoteri ka nje pervoje 23 vjecare në fushën e ligësisë dhe përcarjes. Unë mendoj që nëse vepron sic ka vepruar deri tani, atehere i duhet treguar vendi ligjerisht, kushdo qofte ai ne rast se duam ta SHPETOJME SHQIPERINË. Unë besoj se me ndihmen e te madhit ZOT dhe me punen dhe vendosmerinë e ATEDHETAREVE te vertete, SHQIPERIA do te jetoje per jete te jeteve .

 

Email nga adresa

[email protected]

Share This Article
2 Comments
  • Edhe ty o Peti te ka mbetur sahati tek PPSH!Gabohesh or mik,kjo makine eshte ndertuar enkas per rrezimin e atij sistemi e shkaterimin e shqiperise nga miqt qe na prune me vapora demokra-cia!Fatkeqesia qendron tek populli qe e kuptoi pas 23 vjetesh.

  • “Lufte civile” nuk ma merr mendja qe ndodh ne shqipri ne radhe te pare jemi ne NATO dhe me e rendesishmja eshte se te gjithe ato burra e gra ne parlament majtas apo djathtas kane shume per te humbur po e lane vendin te shkoje ne lufte civile. Mos mendo ti qe e ndaloi Rama apo populli luften civile,neqofese do te mendojme ashtu ato mendojne qe na e kane hedhur. Me i humburi ne kete ” lufte civile” do te ishte vete Sali Berisha se tani do te detyrohej te emigronte edhe ai me gjith familjen dhe jo si ne 97-ten qe largoi vetem familjen. Familja eshte aq e pasur saqe nuk i intereson te bie shi apo te fryje ere e rrembyshme e jo me te filloje nje lufte civile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *