Populli ta bëjë vetë dallimin

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Rama ka vërtet vështirësi në realizimin e aspiratës popullore për drejtësi. S’mund ta bëjë i vetëm kur ka kundërshtarë të rrezikshëm që mund të hedhin në erë vendin, por nuk e ka të sigurt dhe aleatin e tij në koalicion. Kështu që, sipas meje, atij nuk i mbetet opsion tjetër veç të ndërmarrë nisma ligjore për ndryshime të rëndësishme kushtetuese, të domosdoshme këto për ndryshimin radikal për të mirë të situatës në vend. Do ketë rezistencë, sigurisht, por në këtë rrugë do të shfaqen veç kundërshtarëve jashtë koalicionit, edhe ata brenda tij. Këtu populli le ta bëjë vetë dallimin dhe pastaj, po populli, me një iniciative referendare prej 50.000 firmash (mendoni që kjo u bë lehte, për plehrat), brenda kornizës kushtetuese, të kërkojë votimin me referendum të dispozitave që qeveria ka kërkuar të miratoheshin në rrugë parlamentare, por që hipotetikisht iu refuzuan. Po marr rastin më të keq. Nëse iniciativa kushtetuese paraprihet me një sensibilizim publik dhe mediatik të madh, me argumente thellësisht të bazuara, dhe gjerësisht të miratuara, edhe nga ndërkombëtarët, unë shpresoj se edhe konsensusi politik mund të arrihet, ndryshe për atë forcë politike që do ta kundërshtonte do të ishte vetëvrasje. Por ama këtë gjë nuk ka se kush ta iniciojë përveç se qeveria, pra konkretisht Edi Rama. Po s’e bëri, atëherë është ai që do të ruajë status quo-në. Dhe në këtë rast vërtet nuk ka më shpresë. Kurrë nuk mund të ketë një koalicion, si ky, me një shumicë të tillë parlamentare që mund të iniciojë ligje dhe iniciativë kushtetuese të një rëndësie kapitale për vendin. Dhe mos harrojnë se, këtë shumicë populli e dha pikërisht që të bëjnë ndryshimin e madh duke shkulur përfundimisht të keqen nga Shqipëria dhe jo për të hequr ca abuzues me pushtetin dhe t’ua lërë këtë atyre që, në mos abuzues (nëse koha do ta vërtetojë) ca të mfsheftëve që nuk nxjerrin dot “qimen nga qulli”, siç do thoshin në këtë rast disa.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *