1.
Atje poshtë te burimi
Tërbimi, Vito, tërbimi.
Përmbi sisa t’u hodh trimi
Tërbimi, Vito, tërbimi.
O Vito, të keqenë
Ra mbi ty e s’u ngrit më,
Se kish hequr shumë halle,
Gjashtë muaj nëpër male.
Bëre si bëre e ngjalle…
2.
Kur dilje atje te bregu,
Si nuk përlciste jeleku?!…
Nga sisat që mbante brenda,
Rrumbullake si dy hëna.
Ftujë, moj e bardhë ftujë,
Botënë bëre rrëmujë,
Sisët e tua me nam
Djemtë i marrin nishan.
Nga nishani me shigjetë
S’vritesh ti, por vriten vetë.
28.01.2004
Më mirë ëndërromë!…
O Vito qepalla,
Hollë e hollë gruri
Më dogjë të gjallë
Më lojte nga truri.
Cicëzat e shkreta
Cëcëzat me maja
Lërmë t’i puth një herë
Se s’bëhet hataja.
Lërmë t’i puth një herë
Vito, moj lanete,
Se i ke të tuat,
Por s’i ke për vete.
-Nuk i kam për vete
Po as ty s’ti jap
Po t’i dhashë një herë
Ti m’i kërkon prapë.
E duron dot zjarrin
A mund të përgjigjesh?!…
Më mirë ëndërromë
Sa në zjarr të digjesh!…
05.03.2004
Vdiqa dhe u ngjalla…
Tekst kënge
Piva ujë në dhjetë burime
Etja nuk m’u shua;
S’ka burim që të ma shuajë
Veç buzëve të tua.
Notova në dhjetë liqene,
Gjersa zuri dita,
Po kur rashë në sytë e tu
Obobo ç’u mbyta!…
Kalova në dhjetë zjarre,
Zjarret i durova,
Po kur rashë në buzën tënde
Oh, ç’u përvëlova!…
Kalova në dhjetë male
S’më lojti qëpalla,
Po kur rashë në gjirin tënd
Vdiqa dhe u ngjalla!…
tetor 2003

“”Une e besoi qe ka Hyjni”
po ,jo ,atje ne qiell, ne gjithesi,
po ketu prane,ku jam mbeshtetur une,
tek kjo parajse ,tek keta gjij!