1.
Atje poshtë te burimi
Tërbimi, Vito, tërbimi,
Përmbi sisa t’u hodh trimi
Tërbimi, Vito, tërbimi.
O Vito, të keqenë
Ra mbi ty e s’u ngrit më,
Se kish hequr shumë halle,
Gjashtë muaj nëpër male.
Bëre si bëre e ngjalle…
2.
Kur dilje atje te bregu,
Si nuk pëlciste jeleku?!…
Nga sisat që mbante brenda,
Rrumbullake si dy hëna.
Ftujë, moj e bardhë ftujë,
Botënë bëre rrëmujë,
Sisët e tua me nam
Djemtë i marrin nishan.
Nga nishani me shigjetë
S’vritesh ti, por vritem vetë.
Vali moj-Valineta
Popullore e stilizuar
Atje poshtë te këneta,
Vali moj-Valineta
Ç ‘është një trëndafil me fleta,
Që bën hije për dy veta.
Atje poshtë te këneta,
Vali moj-Valineta,
Të përlotur ty të gjeta,
Porsi zogu nëpër fleta.
…
Po pse qan, o Valentinë,
Pse i derdh lotët e shkreta,
Mos po qan për dashurinë
Porsi zogu nëpër fleta?!…
Po ti mos qaj për dashurinë,
Në lot e mbytur nga mërzia,
Se ti, o yll, o Valentinë,
Je vetë dashuria.
Po ti mos qaj për dashurinë,
Nuk shkon loti në Maj,
Se dashuria-dashurinë
Jo kurrë s’mund ta qajë.
