Është mbajtur në Korçë festivali “Ko Ko fest”, dhe në mbyllje të tij, ka ndodhur çudia shqiptare e radhës.
Kanë qenë organizatorët e festivalit, të cilët i kanë bërë surprizë aktores së madhe, Tinka Kurtit një fotografi ku supozohej të ishte Kurti e vogël.
Aktorja është prekur shumë, ndërsa fotografia është shtypur në qindra kopje, për ta bërë dhuratë festivali.
Por në foton që presupozohej të ishte Tinka Kurti, në të vërtetë është Liri Qemail Quku, një ish-mësuese në Shkodër që sot jeton në Kanada.
Fotoja e saj është bërë për një set kartolinash vite më parë, dhe fotot origjinale i ka akoma zonja Quku.
Në lidhje me këtë kanë reaguar familjarë të saj, të cilët shprehen mjaft të shqetësuar për këtë gjest të organizatorëve, dhe kanë publikuar fotot origjinale.
“Vajza e Kartolinave asht halla jeme Lirie Quku Sulo, e veshun me kostumin e dardhareve. Dale ne 1941 Dardhe, Korce gjate periudhes qe gjyshi im Qamil Quku ishte kryetar i kesaj komune. E marre nga albumi i familjes Quku. Nje shpjegim ky qe e ndieva si detyre ta beja, sepse tashti vone njeres nga keto foto i asht vu emri i nje aktoreje shkodrane, shume te njoftun dhe mund te jete diku e varun ne nje dhome shkodrane , shprehet mbesa e Liri Qukut, Valbona Quku.
n.s. / dita


Jo vetem ne maternintet i ngatrrojne femijet.Por edhe fotografit e femijve te lindur e banues nga njeri skaj i Shqiperise m’tjetrin.E thoni mandej qe Shqiperia nuk asht e vogel.Asht detyre patriotike qe gjithe shqiptaret nga jane e nga s’jane te orvaten ta bajne shqiperin sic e ka krijue Perendia nis e sos me torjet etnike.E mos te na’i prishet qefi komshive se nuk e kena per t’iu kundervue.Po, nuk duam te ngatrrojme njerin per tjetrin.
Pse ju kujtoni qe eshte akoma sot Korva e kultures,artit dhe atdhetarizmit?
Jetojme ne kapitalizem dhe tani shet babain tjetri e jo me te tjerat!
Nuk eshte e drejte. Seicili i ka pare fotot qe ka dale ne vogeli. Aq me teper qe ato jane te rradha. Tinka rrjedh nga nje familje qytetare ( Thani ), me banim ne qender te Shkodres, afer Duganjve te Reja. Duhet mos e merrte ate foto , per te sajen, sepse e di qe nuk eshte ajo.
Nuk ka nevoje Tinka Kurti per publicitet e reklama te tilla. Ajo eshte e do te mbetet nder aktoret me brilante te vendit tone.
E bukur qenka kjo vajza e vogel si Tinka, keshtu qe lereni ate pune.
Po ju mo xhordulle si i beni keto pune se mbrapshti hahahaha, me keq se devollinjte o neper p… te s’emes.hahahaha
Por duhet te kujtojme edhe te ndjeren Liri Qukun, nje shkodrane e mire, Lili ka banuar ne Lagjen Rus-Haslikaj, ka qene mesuese, ka qene shume femer e pashme, shume grua serioze dhe me nivel. Kam qene shume ma i vogel se e ndjera, por me te vertete ka qene nje femer simbol ne lagjen tone. E kujtoj me ate bicikleten “Bianchi” te cilen e mbante mire. Vishej bukur….ishte nder te paktat ne Shkoder.
Ajo lagje fatkeqesisht u prish, po ikim dhe ne qe kemi jetuar aty dhe kujtesa shuhet. Po te ishte e pa prishur Lagja Rus-Haslikej, kur te kalonim do thojshim ketu ka jetu Lili Quku.
I kerkoj nje milion te falura Z. Lili Quku, dhe ndjehem shum keq qe kam shkrue tek fillimi “e ndjera”. Me besoni qe padashje dhe per shkak se nuk arrita ta lexoj mire shkrimin ku del se Lili eshte ne Kanada. Ani se bana gabim, randsi ka qe Lili Quku asht shendosh e mire dhe me kete rast i shprehim gjith respektin tone dhe i urojme jete te gjate e te lumtur me gjith familjen e te afermit e saj.