Pyetja që shumë njerëz bëjnë është: “A është e mirë pornografia?”.
Përgjigjen për këtë pyetje mos prisni ta gjeni në shkrimet e mia. Kësaj pyetjeje duhet t’i përgjigjeni ju. Nëse ju dëshironi ta bëni pornografinë pjesë të jetës tuaj, ky është një vendim që vetëm ju do ta merrni. Disa njerëz preferojnë të gjitha llojet e pornografisë, ndërsa të tjerë nuk duan asnjë lloj pornografie. Disa njerëz ndjehen mirë me tipa të caktuar pornografie , ose me nivel intensiteti të caktuar. Kryesore është: Të ndjeheni mirë ju dhe partnerët, me sjelljet e njëri-tjetrit.
Në shumicën e vendeve, ndalohet shitja e materialeve pornografike për personat nën tetëmbëdhjetë vjeç. Këto ligje i kanë sajuar të rriturit.
Materialet porno nuk janë krijuar të gjitha njësoj. Për nga intensiteti, pornografia, ka disa nivele dhe këto nivele influencojnë në mënyra të ndryshme në sjelljen e atyre që i përdorin. Kur pornografia synon të përdorë imazhe violente, si përdhunimi, seksi me detyrim, seksi e lidhur dhe përdorimi i kamxhikëve, kjo i nxit njerëzit të sillen në mënyrë të dhunshme gjatë marrëdhënieve seksuale, madje, edhe në sjelljet e tyre në përgjithësi.
Pornografia mund të përkufizohet: Gjithçka që është krijuar për të nxitur eksitimin seksual tek njerëzit. Por, gabimisht, shumë njerëz, akoma, mendojnë se pornografia ka të bëjë, vetëm, me revistat nudo, me filmat X dhe me fikcionet erotike.
Në qoftë se pornografia violente, influencon për keq në jetën seksuale të një personi, forma të tjera të pornografisë, ato që quhen pornografia e lehtë, mund të jenë me dy presa. Ato mund ta ndihmojnë, por edhe ta pengojnë, shëndetin seksual të njerëzve.
Studimet tregojnë:
1-Pornografia influencon në marrëdhëniet midis partnerëve.
Pasi shohin një material seksual, burrat e eksituar, i konsiderojnë gratë më tërheqëse dhe që reagojnë më mirë seksualisht. Burrat pasi shohin pornografi shprehin më shumë dashuri për partneret e tyre femra. Eksitimi seksual prej pornografisë e rrit tërheqjen fizike për të dy sekset.
Disa kërkues, flasin për një efekt negativ të pornografisë në marrëdhëniet midis njerëzve: Ata thonë se kur burrat ekspozohen ndaj femrave shumë tërheqëse në televizion dhe në revistat e seksit, kjo i bën ata të humbasin interesin për femrat mesatare. Nuk janë të pakta gratë që ankohen: Që kur burri ka filluar të shikojë pornografi, ai ka humbur interesin për mua.
2-Pornografia influencon në aktivitetin seksual.
Shumë kërkime tregojnë se eksitimi nga pornografia bën të rritet angazhimi i njerëzve në aktet seksuale. Gratë që lexojnë letërsi seksuale bëjnë dy herë më shumë interkursë seksuale, nga gratë që nuk lexojnë të tilla romane. Në një eksperiment u vërtetua se studentet e pamartuara që shihnin pornografi, masturbonin më shumë pasi shikonin skena pornografike. Gratë që shohin një film që tregon për masturbacion femëror, masturbojnë më shumë se grupi i kontrollit që nuk e pa filmin. Çiftet e martuara bëjnë më shumë interkursë seksuale, pasi shikojnë një film seksi.
Kush dëshiron jetë seksuale familjare më të mirë, bën mirë të përdorë imazhe pornografike të lehta. Kjo është vërtetuar në eksperimente. Një grup studenteve pa eksperiencë seksuale, u treguan filma tërësisht seksualë. Pasi i panë këto filma, studentet filluan t’i rritin përpjekjet për të kryer ato akte seksuale që i panë në filma, përfshi edhe interkursën seksuale. Pa asnjë përjashtim, këto vajza, ashtu siç pritej, u angazhuan në interkursën e parë seksuale shumë shpejt. Ndodhi krejt ndryshe me shoqet e tyre që nuk panë materiale seksuale pornografike. Nga ky eksperiment kuptohet, se materialet tërësisht seksuale, janë me vlerë për edukimin seksual të shumë njerëzve. Është kjo arsyeja, që njerëzit, veçanërisht, vajzat që ndjejnë se nuk janë gati për të filluar jetën seksuale, nuk duhet të ekspozohen ndaj këtyre materialeve pornografike, që përshpejtojnë përfshirjen e tyre në aktivitete seksuale.
Burrat janë më të prirur për të marë informacion seksual nga pornografia, veçanërisht, lidhur me disa topika të veçanta, siç janë masturbacioni, eksitimi, orgasma, seksi oral dhe interkursa anale.
Të rinjtë kanë interes të madh për filmat dhe revistat seksuale. Pas ekspozimit të tyre të parë me materialet seksuale, djemtë, ndryshe nga vajzat, i gjejnë këto materiale shumë më apeluese. Rreth gjysma e femrave që shohin pornografi, përgjigjen pozitivisht ndaj saj, por ka prej tyre, që ndjejnë neveri dhe krupë ndaj pornografisë.
Çiftet që shikojnë bashkërisht pornografi, vënë re se pas saj, meshkujt e kanë më të madhe dëshirën për të filluar aktivitetin seksual. Sa më i ri në moshë të jetë personi, aq më e madhe është dëshira për të imituar atë që shikon në pornografi dhe i kopjojnë më mirë këto sjellje seksuale.
Nga studimet rezulton se 2/3 e meshkujve dhe ½ e femrave dëshirojnë të kopjojnë sjelljet që shikojnë në materialet pornografike, ndërkohë, që 25% e djemve dhe 15% e vajzave ndjehen të bezdisura kur partneri kërkon të sillet si në skenat pornografike.
Cilat sjellje seksuale duhen shikuar dhe imituar?
Kjo pyetje na kthen prapa tek diskutimi i hershëm, që e shihte pornografinë tërësisht negative. Ka shumë rëndësi mënyra si personi i vlerëson efektet e sjelljeve që shikon në pornografi. Me fjalë të tjera, ndikimi varret shumë nga individi. Mërzitesh, je indiferent, ose je i kënaqur kur shikon në pornografi skena masturbimi, interkursë para martesës dhe seks oral, kjo varet nga qëndrimi dhe besimi që ka gjithsecili për këto akte. Duke thënë këto, unë ritheksoj fort se opinion shoqëror duhet të ngrihet kundër pornografisë së rëndë, ku përfshihet sadomasochismi, shfrytëzimi seksual i fëmijëve dhe tema që lidhen me homoseksualitetin ose bestialitetin. Unë e kuptoj se sot, homoeroticizmi, është më i papranuar se më parë dhe ai nuk shikohet si sadismi dhe përdorimi i fëmijëve si objekte seksuale. Por, një gjë dihet me siguri, ka shumë njerëz që e kundërshtojnë homoseksualizmin. Kjo mos marrëveshje midis njerëzve, akoma, ka mbetur një çështje që shkenca mbi sjelljen nuk e ka zgjidhur akoma.
Sjelljet antisociale, cilado qofshin ato, shqetësojnë gjithkënd. Imazhet seksuale që tregojnë akte agresive siç është përdhunimi, sadizmi, shfrytëzimi seksual i fëmijëve, janë të papranueshme. Ato influencojnë tek shikuesit, që edhe ata të kryejnë akte të tilla sjelljesh antisociale. Ana më negative e pornografisë, është fakti, se ajo nxit sjellje antisociale, madje, sjellje kriminale. Është fakt i mirënjohur, se sa herë që fushatat kundër pornografisë janë zbehur, në shoqëri janë shfaqur sjellje antisociale të padëshiruara.
Dr. Adem Harxhi
Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë
pirdhu me kte teme 🙁
Përfundimisht e keqe, ti vësh kokë muhabetit
E keqe dhe e shpifur. Mesojini njerezit te duan njeri-tjetrin dhe te bejne me te miren pa keto pislleqe. Shikoni deshmite e frikshme te vajzave qe jane larguar nga filmat porno sesi jane keqperdorur pasi te flet shume.
Më saktë përgjigjen mund t’a japin brezi i tretë, pra të moshuarit, sepse i kanë kaluar të gjitha fazat e jetës. Pornografia është limiti i fundit, pas saj nuk ka tjetër, që justifikohet si fenomen për t’u ngritur penisin meshkujve. Në rini thonim se më eksituese për mashkullin është të shohësh shalë të zbuluara dhe të ikmagjinosh që thellë është fshekur vagina, se sa të shohësh vaginën të zbuluar. Pra është më eksituese e mbuluar, gjë që është në kundërshtim me pornot që shikon edhe se si mallkulli e fut edhe në anus edhe në gojë. Pra, shkurt është bastarduar aq keq sa në shumë raste të duket e pështirë. Do të thoja se nuk ka si ndjenja e pastër e një mashkulli ndaj një femre, kur e trajton këtë të fundit si nje krijesë ëngjëllore dhe të mos e trajtojë si një lodër seksi.