Kush është 29-vjeçarja me origjinë shqiptare, por edhe e vetmja dhe e para pornostare që ka pohuar publikisht origjinën e saj nga Shqipëria…
Pornostarja Breanne Benson është shqiptarja e vetme që njihet në industrinë e filmave për të rritur, por ajo ka arritur të ngjitet në majat e kësaj industrie. Revista amerikane Complex e ka renditur 29-vjeçaren në vendin e 18-të në listën e njëqind porno-yjeve më të mira në botë. Breanne, e cila ka lindur në Tiranë, ka studiuar psikologji dhe seksualitetin njerëzor, ndërsa në vitin 2003 ka filluar karrierën pornografike. Ajo e ka nisur karrierën e saj duke bërë fotografi erotike, ndërsa në vitin 2004 nisi me skenat seksuale me femra. Emri i saj i vërtetë është Adelina. Prej vitit 2009 ajo xhiron skena pornografike edhe me meshkuj. Për performancat në filmat e saj, Breanne është nominuar për çmime të ndryshme në evenimentet e industrisë pornografike, si skena më e mirë seksuale me dy femra, pastaj me tri femra, skena më e mirë grupore, performanca femërore e vitit, skena më e mirë me seks oral etj. Por pornostarja e parë shqiptare, Breanne Benson duket se është shqetësuar shumë nga komentet që i bëjnë shqiptarët në Facebook dhe në Tuitter. Ajo ka nxituar t’u japë atyre përgjigje se familja e saj e di që është pornostare.
“Më kërcënuan mua duke më thënë se do i tregojnë familjes sime, pasi e dinë emrin tim. Por tashmë e tërë familja e di këtë gjë dhe ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera,” tha ajo disa muaj më parë. “Përsëri po më përgojojnë shqiptarët e zhurmshëm dhe të paditur duke më thënë leksion pse unë bëj filma pornografikë. Qesharake,” shkruan ajo. Breanne Benson është një emër që nuk tingëllon aspak i afërt me shqipen dhe që të krijon idenë se aktorja e njohur e pornos nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë. Por Benson e ka pranuar vet në disa intervista se jo vetëm e ka origjinën nga Shqipëria, por edhe ka lindur në Tiranë, në vitin 1984. Në një intervistë që flet për jetën e aktorëve pornografik, Benson, thotë se ka ikur nga Shqipëria në vitin 1991. Fillimisht është vendosur në Itali, më pas ka emigruar në SHBA dhe aktualisht jeton në Kaliforni. Këto janë të vetmet detaje që ka dhënë në të gjitha intervistat dhe në faqen personale on-line për origjinën e saj. Thotë se është natyralizuar shumë shpejt me jetën amerikane dhe në gjimnaz ka pasur dëshirë për tu bërë modele. Më pas, Benson ka vendosur të hyjë në kinemanë e dritave të kuqe. Ajo thotë se ka një shpirt të lirë dhe i pëlqen seksi. Kjo është dhe arsyeja pse nuk ka pasur asnjë kompleks në punën dhe karrierën e saj.

Nuk me pelqen nje pozicionim i tille i nje femre shqiptare per vete kohen ne te cilen vazhdon te kaloj shqiperia,per mua ky fenomen mund te ndodhte nga viti 2050 ku brezat do ishi refraktuare me keto menyra jetese dhe sjellje.Megjithate ajo ka jeten e saj dhe ka bere zgjidhjen e vete.