Porosia e ish-kancelarit Schmidt për Merkelin në ditët vendimtare për Europën

redaktor

Në një editorial në numrin më të ri të gazetës “Die Zeit” ish-kancelari socialdemokrat i Gjermanisë, Helmut Schmidt, 96-vjeçar, shkruan se Europa duhet të tregohet solidare me grekët dhe me refugjatët:

Ne duhet ta kuptojmë se një pjesë e borxheve greke duhet të shlyhen. Këto para nuk do të kthehen kurrë. Për këtë duhet të jemi të vetëdijshëm, ndonëse e kemi vështirë. Në aspektin psikologjik nuk mund të merret me mend themelimi një plani marshall europian dhe njëkohësisht të mos preken të gjitha ato borxhe fantastike të Greqisë, të cilat gjenden vetëm në letër dhe nuk do të paguhen kurrë. Të thuhet diçka tjetër për këtë është marrëzi”.

Schmidt, i cili është njëri nga editorët e gazetës “Die Zeit”, i drejtohet edhe Angela Merkelit:

“Në këtë krizë kancelarja gjermane është sjellë shumë kujdesshëm me lidershipin gjerman. Me të drejtë. Sepse përpjekja për ta qeverisur Europën nga qendra dhe nga një dorë për herë të fundit ka pasur sukses nën Karlin e Madh.

Kjo ka ndodhur në vitin 800 pas lindjes së Krishtit. Herën e dytë, nën Nepoleonin më 1812, kjo përpjekje dështoi. Herën e tretë, nën Adolf Nazistin, përpjekja dështoi tmerrësisht.

Tani nga Merkel pritet që ajo të udhëheq. Por ajo s’dëshiron të udhëheq. Dhe unë e kuptoj mirë. Sepse në atë çast që ajo udhëheq dhe pretendon një gjë të tillë, të gjitha qeveritë në Europë do të rrudhnin hundën, pastaj do të fillonin të shanin, dhe në fund do të bëheshin kundërshtarë të Gjermanisë.

Gjermanët edhe për shumë gjenerata do ta bartin në strajcë Auschwitzin. Në vetëdijen e të gjithë të tjerëve edhe për një kohë të gjatë do të luajë rol fakti se ne në mënyrë industriale i kemi vrarë gjashtë milionë njerëz.

Në atë moment që ne udhëheqim, të tjerëve u kujtohet Auschwitzi. Për këtë arsye Angela Merkel më ka lënë përshtypje me kujdesin e saj”.

Schmidt ka apeluar që krizat aktuale dhe problemet akute, përfshirë edhe valën e refugjatëve, të zgjidhen bashkë nga europianët në mënyrë solidare./dialogplus

Share This Article
5 Comments
  • Me behet shume qejfi dhe me kete shkrim konfirmohet ajo qe kam shkruar disa here ne Forum, se Politika jo solidare e Merkelit eshte kritikuar ashper nga tre kanzelaret e medhenj, Helmut Schmidt, Kohl dhe Schröder. Populli gjerman po tregohet shume meskin. Ai nuk do qe Greqia te ndihmohet dhe kjo eshte aresyeja ( votat ne zgjedhjet e ardheshme ) qe edhe Merkeli po ben nje politike qe eshte e kundert me aspiratat e enderes se madhe europjane te nje Europe solidare dhe pa luftera. Problemi grek duhet patjeter te zgjidhet ne kuadrin europjan dhe ne asnje menyre qe cdo shtet i Eurozones ( 19 shtete ) te trajtoje problemin ne planin nacjonal.

  • Ndihma qe kerkojne greket nga BE-ja….,sepse me kujton nje thenie te kinezit LIO-ShAO-Ci, : Neve gabojme dhe kryetari Maona ndihmon.Ne,perseri gabojme dhe kryetari Mao perseri na ndihmon . Dhe ne serisht do te gabojme dhe kryetari Mao perseri do te na ndihmoje .
    Por,dikush duhet te punoje per ty,qe ti te rrosh ne luks,pa punuar me vite e gjenerata te tera. Mund edhe te faleshin,mbase deri ne 1-2 miliarde (edhe kjo e diskutueshme),por jo 300 e ca miliarde evro.Neser do te vepronin shtete te tjera ne kete menyre.Pse,kjo eshte rruga e zgjidhjes ?!!! Perse evropianet nuk kerkojne ngritjen e nje komisioni hetimor per te nxierre rrenjet dhe personat pergjegjes (kushdo qofshin e sa do qofshin),apo jane edhe vete te ndotur nga keto veprime ne nje varg vendesh te BE-se ?

  • stop , nuk ecet kuturu , se nazizmi nuk ka vdek por eshte fshehur dhe po u cfaq ai dihet perfundimi i i te huajve

  • Mendoj se, krizat dhe vala e refugjateve duhet te zgjidhet nga ata qe i shkaktuan. Nga ata qe i detyruan miliona njerez te lene trojet e tyre e te enden neper bote si lypsare , edhe pse mes tyre ka shume shkencetare. Nga ata, qe po u shkaterojne vendin e vjedhin pasurite. Europa dhe populli europian nuk ka arsye te jete viktime e hajduteve, te pare e te fuqishem. Gjermania po te doje le ti mbaje ne Gjermani, per te pastruar pislleqet e HITLERIT, e Jo t’ja u shesi sapunin per djathe vendeve te tjera. Ne se Hitleri shkateroi e zhduku 6 milion izraelite, kjo eshte turpi dhe krimi me makabr dhe i perjetshem i Gjermanise. Krimin dhe humbjen, pabesine dhe turpin, Gjermania kerkone ta ndaje me shtete Evropiane, me nje tjeter pushtim qe quhet: “Europa e Bashkuar”.”……por, qe realishte duket e deshtuar……. Atehere lind pyetja: Ne se Hitleri do ta kish fituar Luften e Dyte Boterore, a do ta ndante triumfin me vendet e Europes, apo do ta kish kolonializuar Europen??????? Ndoshta “Europa e Bashkuar eshte ne barazpeshe me kolonializimin”????. Ndryshe si duhet kuptuar gjithe kjo lufte me Rusine qe theu Hitlerin, dhe i dha mundesi te gjitheve te qendrojne ne shtepine e tyre??????
    Bolle e perkedhelet Greqine dhe hajdutet, e dembelet qe jetojne atje. Sa me shume mundesi ti afrojne me keq do ta pesojne prej saj. Ne se kan frike se Greqia do te kaloj ne pakt me Rusine, dhe e terheqin qe te mos shkoje….. kjo mua me duket papjekuri e theksuar politike, thene troc, loje femijesh…..
    Eh nuk ka dale kot shprehja se “ndonjehere andis te phellesh, deshtone”
    .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *