Fotoja e mësipërme është një nga fotot e botuara nga portali Hashtag, i cili shkruan se shërbimet inteligjente janë alarmuar nga një aktivitet i pazakontë e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.
Portali citon një burim diplomatic sipas të cilit ministri dhe bashkëshortja janë anëtarë aktiv të një sekti të paqartë dhe të dyshimtë.
Shkruan Hashtag:
Ministri Gjinuri është përpjekur ta mbajë të rezervuar përkatësinë e tij në sekt, ndonëse bashkëshortja e tij ka publikuar me dhjetëra foto/video të sektit, sidomos gjatë aktiviteteve që zhvillohen jashtë vendit.
I njëjti burim diplomatik, i tha Hashtag.al se ministri dhe familjarë të tij kanë udhëtuar disa herë jashtë vendit për të ndjekur seancat e sektit, ndërsa pjesë e praktikave janë seancat e hipnozës.
Janë pikërisht këto seanca që e kanë bërë ‘delikate’ marrëdhënien e ministrit me këtë sekt, pasi hipnoza është proces i kontrollit të plotë psikik ndaj anëtarit të sektit dhe ky lloj kontrolli okult mund ta shndërrojë ministrin në një ‘dordolec’
Vetë ministri mban në dorë një byzylyk, që është simbol i sektit. Më herët, ministri ka mbajtur si foto profili në ‘Ëhatsapp’ një foto ku dukeshin ambientet e shtëpisë së tij të dekoruar me rastin e Vitit të Ri, ndërsa në murin e sallonit ishte vendosur në kornizë, në mes të shtëpisë, fotoja e gurusë Indian.
Por për çfarë sekti bëhet fjalë?
Guruja indian Paramahamsa Vishëandanda prej vitesh ka themeluar sektin fetaro-shpirtëror të quajtur ‘Bhakti Marga’.Nga një kërkim elementar në internet ky guru indian rezulton se është akuzuar disa herë për mashtrim ose vjedhje, ndërsa aktiviteti i tij ka qenë nën hetim nga autoritetet indiane.
Ekziston dhe një video, që konsiderohet si një mashtrim spektakolar i dokumentuar i gurusë me emrin Paramahamsa Vishëandanda.
Në videon e mëposhtme, guruja shfaqet në një seancë duke pretenduar se gjasme po ‘vjell copëza floriri’. Një mashtrim i rëndomtë i filmuar me kamera amatore – shkruan portal që ka botuar edhe fotot poshtë videos:



SI ILIR META ME SHEN ELEONOREN E KOMBINATIT QE ME PAS E HOQI NGA SKENA…….??????
Liria e Besimit mbrohet me Kushtetuten Demokratike te Shqiperise, si cdo kushtetute e vendeve demokratike te botes.
Nuk eshte aspak e lidhur me lirine e besimit te njeriut , kjo qe thuhet ketu . Ajo eshte e lidhur me idjotesi mediokriteti , qe e zbresin ministrin dordolec nen nivelin e nje mediokri ! Gjiknuri , me befasoi me idjotesira te kesaj natyre dhe me neveriti tej mase , edhe pse , si i majte qe jam ,kam pasur deri diku nje fare konsiderate per te ! Eshte urgjente , qe ai te pronocohet ne publik per kete problem dhe , ne se eshte e vertete , te na hiqet nga syte sa me pare , se pastaj do te jete teper vone .,
Ketu nuk eshte thjesht ceshtja se ku dhe si beson Ministri Damian Gjiknuri.
Por duhet te thellohemi e te dime se me cfare menyrash dhe mundesish Ministri dhe sidomos gruaja e tij, qe eshte nje praktikante e rregullt e ketij sekti, sigurojne anen ekonomike te pjesmarrjes ne te.
Ana ekonomike jane biletat e avionit, shpenzimet e udhetimit me pas, te qendrimit ne Gjermani, te pagesave te ndryshme te pjesmarrjes etj.
Gruaja e Ministrit njihet si nje grua artiste pabukse me nje butik pergjithesisht me borxhe, dhe sherre.
Damiani vete gjithmone nje sfungjer parash ne te gjitha postet ku ka qene dhe ku eshte. Ai nuk ben asnje veprim pa marre pjesen e tij. Deri pak me pare Moni i tij nje fare Dele, Dele thyente qafen neper shkallet e ministrise duke u marre vetem me aferat fitimprurese.
Leket e shqipetareve administrohen nga keta plera.
Tani mbajme me leke edhe grun e damianit se na i ka rene ne koke per Gurune..
Hajde Shqiperi hajde…..
Skandale qe nuk ka stomak qe ti tresi…
Shikoni ne foto seriozitetin e Ministrit. Te vjen keq ta quash minister. Shikoni seriozitetin e Ministrit ne inspektimin e nje rruge, me nje T-shirt plazhi. Ne kete moment duket se sa serioz eshte ai ne administrimin e parave tona. Ai ka dale te takoje keto firmat me te cilat ben ndonje afere. Por jo te kontrolloje zbatimin e projektit, ecurine e tij, si po shpenzohen parate e popullit, etj.
Keta u moren nga shkolla e vagabondeve dhe e hajdutllikut dhe u bene Ministra.
Ndoshta do e ishte me serioze te shikohet pozicioni i ministrit , dhe kjo , nqs eshte e vertete te ben te konkludosh se kemi te bejme me mungese te theksuar formimi e serioziteti , per pasoje kosto politike per forcen qe perfaqson dhe qe na ben te pasigurte per mbeshtetjen qe kemi dhene.