Janë sekuestruar nga policia kufitare e Durrësit dy ton e 250 kilogramë lëndë narkotike, ndërkohë që në pranga është vendosur një shtetas maqedonas, Aco Nikolovski, drejtuesi i automjetit ku ishte fshehur lënda narkotike. Nga informacionet paraprake mësohet se sasia e madhe e drogës ishte fshehur në një kamion tip trajler, i cili ishte i ngarkuar me divanë, ku në brendësi të tyre ishte bërë e mundur të fshihej edhe droga e cila është një nga sasitë më të mëdha të sekuestruar nga policia kufitare e këtij porti. Ende policia e qarkut Durrës nuk ka dhënë një informacion zyrtar mbi ngjarjen, por dyshohet se droga ishte siguruar në Maqedoni me destinacion përfundimtar shtetin Italian, e më pas tregjet Perëndimore. Evidentimi i lëndës narkotike u arrit pas kontrollit të imtësishëm që efektivët e policisë kanë kryer në kamion, duke përdorur edhe qenin antidrogë.

Qeverise Rama i duhet kohe per te stabilizuar vendin dhe eleminuar trafiqet e droges te legalizuara nga Sali C4 ne tete vitet e pushtetit te tij. Mafies se lidhur me ish pushtetaret po i keputen fijet, prandaj Sali C4 kembengul qe te mos lorgohen kodoshet e vene prej tij, te cilet kane mbikqyrur e mbeshtetur kontrabandistet qe te mos u ndodhe gje, kundrejt shperblimeve te majme.