Duket se projekti për portin e peshkimit në Durrës do të marrë udhën e ndërtimit, por me një kosto shumë herë më të lartë nga cfarë ishte parashikuar. Kjo pasi sipas pretendimeve të qeverisë, është penguar nga pushteti lokal. Gjatë shqyrtimit të marrëveshjes së financimit në seancën e djeshme parlamentare, ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu u shpreh se “projekti do të ketë një kosto totale prej 12.1 milionë euro”. Sipas tij kundërshtitë e ardhura nga pushteti vendor për shkak se vendi ishte parashikuar të kthehej në një port jahtesh dhe jo peshkimi, kanë rritur edhe më tej koston e projektit që duhej të ishte finalizuar vite më parë. Për realizimin e projektit, qeveria shqiptare ka marrë nga Banka Islamike një fond prej 7.5 milionë dollarësh. Projekti parashikon ngritjen e një barriere të ndërtuar me gurë prej 800 metra linearë përballë murit perëndimor të portit, në krahun e shëtitores “Taulantia”. Porti i ri do të mundësojë ankorimin e më shumë se 100 anijeve të peshikimit ndërsa pritshmëritë janë që të punësohen së paku 750 persona.

Ky akuatorium mund te ishte lene te shfrytezohej per port jahtesh ose per zgjerimin e metejshem te portit ekzistues, ndersa porti i peshkimit mund te ndertohej ne nje vend me te pershtatshem. Nuk mund te them se ku konkretishtduhej ndertuar, por hapesira te tilla ka me bollek ne afersi te portit apo afer portit te Durresit (p.sh. ne pjesen lindore te portit te Durresit). Nje problem shume serioz per peshkimin eshte se nuk ka nje kantier detar per riparimin e anieve te peshkimit. Kantieri detar i Durresit qe ishte nje ndermarje shume e specializuar dhe me pervoje te madhe per ndertimin e anieve detare te flotes tregtare, te peshkimit, te anieve ndihmuese etj., u zhduk dhe nuk ekziston me, nje veprim shume i papergjegjshem dhe me pasoja te renda per ekonomine tone.