Portieri i Halesowen Town, Daniel Platt ka “humbur” buzëqeshjen pasi ka mbetur pa tre dhëmbët e përparmë. Ai i humbi dhëmbët gjatë një ndeshje miqësore në fillim të gushtit, ku pati një duel me një lojtar kundërshtar. Portieri 23-vjeçar, ka thyer nofullën dhe katër dhëmbë në një dyluftim të lojës me Joel Ayetti të Tiidale.
Sipas medieve ndërkombëtare, klubi modest nuk ka mundësi të mbulojë shpenzimet. Për këtë arsye, tifozët anglezë kanë hapur një llogari bankare për ta ndihmuar dhe përballuar shpenzimet për ndërhyrje kirurgjikale te dentisti.
Dëmtimi daton në 8 gusht dhe që nga ajo ditë, Platt është kthyer në fushë, mes batutave të kundërshtarëve. 3 mijë paund ka ofruar Shoqata e Futbollistëve Profesionistë, por ndërhyrja kushton 6.500 paund. Ndërkohë, deri më tani, tifozët kanë grumbulluar 700 paund, prandaj ju duhen akoma përpjekje për të siguruar shumën e mjaftueshme.
