Guvernatori i Porto Rikos deklaroi një moratorium mbi pagesën e borxhit prej 422 milionë dollarë me afat ditën e Hënë dhe është dështimi më i madh deri më tani për vendin në territorin e Shteteve të Bashkuara.
Guvernatori Alejandro Garcia Padilla tha se ka nënshkruar një moratorium, që e përshkroi si një vendim të dhimbshëm bazuar në mosreagimin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara që vazhdon të debatojë mbi ristrukturimin e borxhit. Guvernatori tha se 3.5 milionë qytetarët amerikanë të ishullit kanë sakrifikuar shumë për vendin dhe i ka kërkuar Kongresit për mënyra lehtësimi të detyrimit.
“Ne i kemi kërkuar Kongersit herë pas herë që të aprovojë masat që duhen për të ristrukturuar borxhin. Ne nuk duam një program shpëtimi dhe nuk na është ofruar. Ajo që kërkojmë është një proces ristrukturimi që nuk do t’i kushtojë asgjë Shteteve të Bashkuara”, tha Guvernatori. Porto Riko përballet me një borxh prej 70 miliardë dollarësh që nuk mund ta paguajë, një normë tronditëse të varfërisë dhe një popullsi në tkurrje, ndërkohë që qytetarët emigrojnë në Shtetet e Bashkuara.
Ligjshmëria e kësaj lëvizjeje, që nënkupton dështim për të paguar borxhin, është thuajse e sigurt që do të sfidohet nga kreditorët dhe mund të sjellë padi të kushtueshme që do të përkeqësojnë gjendjen ekonomike të ishullit. Dështimi i këtij kësti është një shenjë paralajmëruese se Porto Riko do të dështojë drejt një shume më të madhe më datë 1 Korrik, apo 2 miliardë dollarë, nëse Kongresi nuk miraton legjislacionin shpëtues dëri më atëherë.
