Porto Riko, në “rastin” grek

Dita

Në një kohë kur kriza greke përbën një kërcënim për ekonomine e Eurozonës, situata e ngjashme e Porto Rikos, duket se nuk ka dhënë shqetësim të njëjtë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mijëra portorikanë po i drejtohen Amerikës, për një jetë më të mirë, për shkak të krizës në vendin e tyre.

Në një kohë kur kriza e Greqisë përbën një kërcënim për ekonominë e bllokut të monedhës së përbashkët me pasoja zinxhir edhe në ekonomitë fqinje, situata e ngjashme e Porto Rikos duket se nuk ka dhënë shqetësim të njëjtë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhjetramijëra portorikanë po i drejtohen Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për një jetë më të mirë, për shkak të krizës në vendin e tyre. Në pamundësi për të paguar borxhin prej 73 miliardë dollarësh, Porto Riko ka filluar racionimin e ujit, mbylljen e shkollave dhe sistemin e shëndetsor gjendet tashmë në kolaps, ndërkohë që 45% e popullsisë po jetojnë në varfëri.

Emigrimi drejt Amerikës është përshpejtuar gjatë viteve të fundit, dhe gjatë periudhës 2003-2013 ndodhi një zhvendosje e popullsisë prej më shumë se 1.5 milionë banorësh. Sipas aktivistit portorikan, Edgardo Gonzalez, ky fluks emigrimi mund të krahasohet me atë të viteve 1930-1940, gjatë Depresionit të Madh. Ai shtoi se shumë portorikanë i janë drejtuar Floridës qendrore, por shumë nga këta nuk gjejnë punë apo strehim. Ata që nuk kanë familjarë përfundojnë të pastrehë për shkak të mungesës së shërbimit.

Personat me grada të larta arsimi në veçanti, u larguan nga ishulli në kërkim për punë, duke e zbrazur atë nga talentet e nevojshëm për të ringjallur sektorin ekonomik dhe atë të shëndetësisë. Porto Riko është territor i Shteteve të Bashkuara dhe popullsia e ishullit përfiton shtetësi amerikane. Qeverisë federale i është kërkuar që kongresi ti japë Porto Rikos pushtetin për të deklaruar falimentimin dhe të ristrukturojë borxhin. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, nga ana tjetër deklaroi se administrata Obama nuk po merr parasysh asnjë formë programi shpëtimi për ishullin.

Share This Article
1 Comment
  • Nje shenim per Gazeterucin qe ka shkruar kete artikull i thencin: Puerto Rico eshte SHTET i shteteve te bashkuara , eshte territorre i USA-se. Dhe ata nuk po i drejtohen usa per emigrim thjesht po levizin nga nje vend ne tjetrin brenda shba-ve. Qe ta marresh vesh me mire ti njesoi si te thuash qe nga Sardegna iki ne Itali emugrat. Lexojme pak me shume Gazetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *