Portokallisë i shtohet një prezantuese nga Kosova

anazapta

Një nga spektaklet më të ndjekur të humorit, sivjet mësohet se do të vijë me disa ndryshime specifike në prezantim. Veç Salsanos dhe Enedës, të cilët ia kanë dalë me sukses në prezantimin  e këtij programi humori, kemi mësuar se këtë sezon do të jetë edhe një vajzë nga Kosova që do t’i bashkohet kësaj dysheje. Vetëm se deri tani nuk kemi mundur të zbulojmë asnjë emër, se kush mund të jetë ajo. E sigurt është që ngjyrat e “Portokallisë” këtë sezon do të jenë më të larmishme, nisur së pari nga prezantuesit!

Share This Article
2 Comments
  • Shume gjate “pushuat”. Jepni nje date te dime rifillimin. Vertet mezi e presim. Sipas shkencetareve njeriu duhet te qeshe deri 15 minuta ne 24 ore. Kjo zymtesi qe na la sala nuk na krijon mundesine te qeshim kot e si pa mend (se dhe e qeshura duhet te jete me mend). Portokallia na ben te “realizojme” kete plan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *