PORTRET: Dy liderët historikë në Hagë, i dërguari i tyre vendoset në krye të PDK, partia e heronjve të luftës që u kalb nga korrupsioni

Ermir Ermir

 

Memli Krasniqi nga dje është kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Zgjedhja e tij u bë në konventën e dhjetë të kësaj partie, e cila u mbajt në Prishtinë. Ai u zgjodh me votim të hapur dhe pa asnjë kundër kandidat. Pas votimit, ai tha se do të drejtojë partinë me synimin për t’u rikthyer në pushtet.

Partia më e madhe opozitare e Kosovës ka tashmë një kryetar të ri, tetë muaj pasi dy nga ish-liderët e saj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli u arrestuan dhe aktualisht janë në proces gjyqësor për krime lufte në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

“PDK-ja po hyn në një fazë të re politike, e provokuar nga rrethanat e krijuara nga Gjykata Speciale”, tha për BIRN analisti politik Imer Mushkolaj duke iu referuar zhvillimeve pas nëntorit të vitit 2020 që ishin tronditëse për PDK-në.

Aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit ishte shokuese për PDK-në, siç ishte shokues edhe rezultati relativisht i dobët i saj në zgjedhjet parlamentare të këtij viti dhe Mushkolaj është i sigurt se transformimi është mënyra e vetme që kjo parti të ecë përpara.

“Një transformim i tillë dukej i pamundur më parë, por jo tani kur PDK-ja, në mungesë të udhëheqësve të saj, duhet të ndryshojë në mënyrë që të akomodojë zhvillime të reja”, tha ai.

Krasniqi ishte kandidati i vetëm, pasi lideri i përkohshëm dhe aktual Enver Hoxhaj bëri të ditur të enjten se nuk do të kandidonte për postin.

Hoxhaj, profesori 52-vjeçar i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës e mori udhëheqjen e PDK-së në muajin nëntor të vitit 2020 pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, të cilat u themeluan për të gjykuar krimet e kryera gjatë luftës së viteve 1998-1999, ngritën padi kundër Kadri Veselit, i cili ishte udhëheqësi i partisë në atë kohë.

Zgjedhje konkurruese apo formalitet?

Memli Krasniqi me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli. Foto: Facebook/Memli Krasniqi

PDK-ja u krijua në tetorin e vitit 1999 nga udhëheqësit kryesorë të atëhershëm të UÇK-së. Presidenti i saj i parë, Hashim Thaçi, kishte qenë drejtori politik i UÇK-së, ndërsa anëtarët e tjerë të lartë themelues përfshinin Xhavit Halitin, i cili kishte drejtuar financat e UÇK-së, dhe Azem Sylën, ish-komandantin e saj suprem.

Fillimisht si parti e së majtës, me statusin e vëzhgueses brenda bllokut Socialist Evropian, më vonë ajo u zhvendos në qendrën e djathtë.

Pasi doli për tetë vite rresht e dyta në zgjedhje në raport me Lidhjen Demokratike të Kosovës, LDK, PDK-ja doli e para në zgjedhjet e treta shumë partiake të mbajtura në Kosovë në nëntor të vitit 2007.

PDK-ja ndryshoi lidershipin e saj në qershor të vitit 2016, kur Kadri Veseli, nënkryetari i saj dhe ish-shefi i Shërbimit të Inteligjencës të Kosovës, SHIK, zëvendësoi Thaçin kur ky i fundit u bë president.

Në zgjedhjet e vitit 2019, PDK-ja u rendit e treta dhe kaloi në opozitë pas 12 vitesh në qeveri. Në zgjedhjet e parakohshme të këtij viti, PDK-ja doli e dyta për sa i përket votave, por me vetëm 19 deputetë në një parlament me 120 vende, rezultati më i keq në historinë e saj dydekadashe.

Analisti politik kosovar, Adrian Çollaku, tha se ai kishte shpresuar për një garë më konkurruese për rolin e liderit të PDK.

“Në momentin kur PDK-ja lajmëroi zgjedhjet për kryetarin e saj, ne prisnim të kishim një konkurrencë të fortë sepse kishte sinjale se ashtu sikurse Memli Krasniqi, edhe (ushtruesi i detyrës së kryetarit), Enver Hoxhaj dhe (ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington], Vlora Çitaku, do të garonin për postin e kryetarit të partisë”, tha Çollaku për BIRN.

Tërheqja e Hoxhaj dhe Çitaku e bëri konventën e 3 korrikut thjesht një formalitet.

Sipas këndvështrimit të Mushkolajt, situata politike në Kosovë është krejtësisht e ndryshme nga situata kur Veseli u largua nga detyra e udhëheqësit të partisë, pasi zgjedhjet e parakohshme të muajit shkurt 2021 sollën në pushtet rivalin e ashpër të PDK-së, Albin Kurtin e Vetëvendosjes, me një fitore të madhe. Vetëvendosja fitoi më shumë se 50 për qind të votave, rezultati me i lartë që një parti mund ta ketë arritur në mjedisin politik të copëzuar të pasluftës në Kosovë.

“Varet nga lidershipi i ri se si PDK-ja do të sillet në këtë situatë të re politike dhe nëse mund të arrijë të ruajë bazat e partisë në të njëjtën kohë me zhvillimet e reja brenda partisë”, tha Mushkolaj.

Memli Krasniqi: nga hip-hopi në politikë

Memli Krasniqi, kandidat për postin e kryetarit të PDK-së. Foto: Facebook/Memli Krasniqi.

PDK-ja shpesh akuzohet për korrupsion të institucionalizuar dhe ‘kapje të shtetit ’. Në progres raportin e tij vjetor për Kosovën në vitin 2020, Komisioni Evropian arriti në përfundimin se “korrupsioni është i përhapur dhe mbetet një çështje shqetësuese serioze” në Kosovë.

Krasniqi pohon se partia tani “duhet të hapë një kapitull të ri”.

“Unë jam plotësisht i bindur se së bashku do të ndërtojmë një profil dhe ekipin që na duhet për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një shtëpi të duhur politike për të cilën ata kanë shumë nevojë”, tha Krasniqi më 28 qershor kur shpalli kandidaturën e tij.

Tani 41 vjeç, u bë i njohur për publikun e Kosovës që nga mesi i viteve 1990, por fillimisht jo si politikan.

Me grupin e tij muzikor “Ritmi i rrugës”, Krasniqi ishte pionier i hip-hopit në Kosovë. I diplomuar në shkenca politike, ai u bë anëtar i PDK-së në mes të viteve 2000 dhe u zgjodh si kryetari i forumit rinor të partisë.

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2007, ai u zgjodh deputet dhe vazhdoi të mbajë disa poste ministrore. Shpejt u bë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Thaçit në parti dhe qeveri, pjesërisht për shkak të stilit të tij të mprehtë debatues, por edhe sepse PDK-ja donte të shtonte disa zëra civilë.

Kur PDK-ja doli në opozitë në vitin 2019, pas 12 vitesh në qeveri, Krasniqi u emërua shefi i grupit parlamentar të PDK-së.

Mushkolaj tha se anëtarët e PDK-së tani do të duhet të mësohen ta pranojnë një udhëheqës i cili nuk është i UÇK-së.

“Zgjedhja e Krasniqit mund të shkaktojë reagime midis anëtarëve të PDK-së të cilët janë emocionalisht të lidhur me luftën dhe me njerëzit që e udhëhoqën atë, por ata duhet të dinë se as Thaçi e as Veseli nuk mund të jenë udhëheqës të partisë dhe se një transformim është i nevojshëm”, tha ai.

Në një intervistë dhënë për kanalin televiziv T7 në Prishtinë të mërkurën, vetë Krasniqi këmbënguli që as Thaçi e as Veseli nuk ishin të përfshirë në ndonjë mënyrë në kandidaturën e tij për kreun e partisë.

“Absolutisht jo… Ata kanë një betejë tjetër tani”, tha ai, duke iu referuar pretendimeve për krime lufte me të cilat po përballen ish-shefat e tij në Hagë.

Megjithatë , analistët zor se e besojnë këtë.

“Sigurisht që është e pamundur ta ndërrosh kryetarin e partisë duke mos pasur pëlqimin e dy udhëheqësve të saj (të mëparshëm), por varet nga kryetari i ri nëse ai mund t‘i mbajë bashkë anëtarët e partisë dhe cilin kurs të reformave për partinë ai do të ndjekë”, deklaroi Mushkolaj.

Çollaku argumentoi se PDK-ja do të ketë probleme me ndryshimin me një njeri që identifikohet kaq thellë me Thaçin dhe Veselin si kryetar. “Ai shihet si ‘i dërguari i Thaçit dhe Veselit’”, tha Çollaku.

Deri më tani, as Thaçi dhe as Veseli nuk i kanë dhënë mbështetje të hapur askujt për postin e kryetarit ose nuk kanë thënë ndonjë gjë publike lidhur me garën për kryetarin e PDK-së.

n.s. / dita

Share This Article
12 Comments
    • Milazim Krasniqi, babai i Memlit ka graden e profesorit universitar. Sic e thot me plote te drejte komentuesi “Dokleati”, ai eshte nje perkrahes i pushtuesve turq. Para disa vitesh ai rilindasin tone te madh, Andon Zako Cajupin e quajti idiot. E quajti idiot sepse Cajupi e shkroi ate poemen …Kur bere derr e ari… Per me shume lexojeni shkrimin:
      https://www.botasot.info/lajme/274021/milazim-krasniqi-e-quan-anton-zako-cajupin-idiot/
      Eshte e vertete qe Memli eshte qytetar, por a thua djali i nje turkoshaku do te kete marre disa veti nga babai i tij.
      Frikohem qe kam te drejte.

  • Memli Krasniqi: djali i profesorit Shkelzen Krasniqit, i cili pohon se nevet nuk kemi qene te okupuar nga Turqua. por bashkejetuam me ta. Fjetem ne nje shtrat. Nuk e dije a e kan te afert imamin Shefqet Krasniqin i cili nenen Tereze e quan kurve.

    • @DOKLEATI, fatkeqësisht vëlla , na ka mbytur Tradhëtia dhe Injoranca.
      Thaçi idioti pranoi formimin e Speciales paçka se e dinte që ajo do merej me gjoja krimet e UÇK-së. Dhe tani e hëngri vetë, sepse ndoshta mendoi që specialja do gjykonte e arrestonte vetëm kundërshtarët e tij politikë….
      Fatkeqësisht Turku ka kryer një Trushpëlarje të Pabesueshme në Kosovë e Maqedoni ndaj Shqiptarëve , një trushpëlarje aq të madhe sa Shumë Shqiptarë deklarohen Turq dhe jo Shqiptarë.
      Në jug deklarohen Grekë
      Në Shkodër Deklarohen Malazezë
      Është për të erdhur keq..

    • Atehere, edhe krasniqi do eci ne rrugen e thacit drejt “vllahut te madh” ne Ankara!! Mjere ai vend, edhe gjakun e derdhur ne lufte per ta cliruar kosoven dhe per ta bere nje vend paksa demokratik si pjese te Europes keta e kthyen ne ciflig turk, komplet anadollake!! Projekti sllavo-turk per ti paraqitur Shqipetaret si mbetje otomane po ecen sic duan ata me ndihmen e idioteve trushpelare shqip-foles, ne Maqedoni e Kosove po e po, tani kane hedhur helmin dhe ne Shqiperi…jemi thjesht vete-vrases!!

  • Me vjen keq per komentuesit e mesiperm qe perdorin mendimet e njërit apo tjetrit, qofte ky edhe profesor apo ku di une se çfare, per te perçmuar shqiptaret. Shqiptaret as kane qene dhe as do jene ndonjehere turq, serbe, greke apo malazeze. Turp t’u vije që kenaqeni dhe falenderoni njeri-tjetrin per te tilla “konkluzione’ idiote. Jeni thjesht nje minorance e neveritshme antishqiptare, qe fshihen prapa gjoja shqiptarizmit (nacionalizmit). Por ne e dime se ky në kllapa eshte streha e fundit e maskarenjve.

    • Natyrisht qe shqiptaret nuk jane turq, greke, serbe apo malazias, por disa nga ne mund te jene pro turq, pro serbe, pro greke apo pro malazias. Dhe te gjithe ata shqiptare qe jane pro pushtuesve jane antishqiptare qe nuk ja duan te miren Atdheut.

  • Kjo Parti nuk iken dot nga e kleqja…do vdese pak nga pak derisa te harrohet qe ka egzistuar. Edhe Toto Rina nga burgu jepte urdhera…Pune mafiozesh.

  • KJO PARTICKE KA NGORDHUR QYSH NE LINDJE
    HAJDUTET E TRADHETARET NUK DOREZOHEN KO.LAJ VEC PERPARA PLUMBIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *