Nga Bedri Islami
Sali Berisha, i cili nuk është kryefjala mediale vetëm e këtyre ditëve, por e gjithë 30 viteve të fundit, është ndodhur këtyre ditëve përballë dy rëndesave të jashtëzakonshme, ndoshta më të rëndat të jetës së tij politike dhe, ka të ngjarë, jo vetëm të tilla. Së pari, ai u njoh befasisht me vendimin e Departamentit të Shtetit për shpalljen e tij “non grata“, i padëshirueshëm për Shtetet e Bashkuara, përmes një deklarate që rrallë herë është parë në komunikimet politike, për më tepër familjarisht; dhe, së dyti, ende enigmë, me përcaktimin se në strukturat e shtetit shqiptar ka ardhur një dosje e veçantë për të, kjo e deklaruar fillimisht nga një figurë e njohur e politikës shqiptare në Amerikë, Geri Kokolari, i njohur për lidhjet e hershme dhe të vazhdueshme me Departamentin e Shtetit, dhe, së dyti, nga Fatos Klosi, ish shefi i shërbimit Informativ Kombëtar, ndoshta shqiptari me lidhjet me të qëndrueshme në kohën e tij, me CIA-n, lidhje që nuk besoj se janë shkëputur plotësisht nga largimi i tij në postin që kishte.
Lajmi i parë ishte tronditës për gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë. Për disa, Berisha është simboli i njeriut që rrëzoi komunizmin, lideri që vendosi demokracinë dhe pluralizmin; për të tjerët ai ishte dhe vazhdon të mbetet struktura e së keqes që ka ndodhur në Shqipëri në 30 vitet e fundit, ish komunisti besnik i qeverisjes Hoxha, shërbëtor blloku, bashkëpunëtor i shërbimit sekret serb, për të shkuar më tej në cilësime që, nga disa besohen si fantazi e nga të tjerë si maja e aisbergut të bëmave të tij.
Askush nuk ka mbetur i paprekur nga sindromi Berisha. E ke dashur apo nuk e ke dashur, ai ka qenë gjithnjë një figurë politike e ashpër, që ka dashur gjithnjë vendin e tij në krye të tryezës, që më shumë të ka sunduar se të ka bindur, që kur ia dilte të të detyronte, nuk denjonte të të bindte. Duke qenë në fillimet e jetës sëtij politike dishepull i Enverit, ai mendonte dhe vazhdon të mendojë se zakoni kthehet në natyrë, prandaj u orvat t’i imponojë Shqipërisë dy gjëra: zakonin e bindjes së verbër dhe mendimin se ai është i pagabueshëm.
Si çdo ish komunist i konvertuar vonë dhe nga rrethanat, ai e dinte të keqen që brente nga brenda strukturën që i kishte qëndruar besnik, por mori me vete tiraninë administrative dhe të pushtetit pa kufi.
Pas vitit 1991, jo rastësisht, i fryrë nga madhështia ai kujtonte se ishte çështje nderi të ruante për vete tonin e tiranit duke kërkuar ndihmën e lirisë. Nëse nuk arriti asnjërën, kjo erdhi pasi u ngut që të ngrinte një mit tjetër, në vend të atij që sapo ishte shembur.
Një popull, që ishte lodhur duke e nderuar sundimtarin si një përsonalitet të shenjtë, që befas mësoi se kryengritja nuk ishte akt i thjeshtë rebelimi, por çlirimi, tendenca për ta mbajtur ende nën sundimin e Njëshit dhe të Sigurimit të Shtetit, ku numri dy i shtetit ishte Shefi i këtij shërbimi, në këtë rast Gazidede, shtypjen do e quante akt të përbindshëm.
Berisha pushoi së qenuri shteti. Çështja shtrohej nëse ai do të ishte antishteti.
Deklarata e Departamentit të Shtetit tregoi se ai shkoi drejt së dytës, dhe, për të qenë i tillë, ai luftoi përmes interesave. Të shumëfishta dhe këmbëngulëse. Ai harroi se interesat e njerëzve mund të bien në ujdi, por jo ndërgjegjet.
***
Pas tronditjes së parë, që erdhi e befasishme dhe, për të e shefin e presidencës, ishte mizore, e përgatitur nga rivali i tij i brendshëm, Edi Rama, kundërshtari plak, Soros, disa OJQ, brenda e jashtë, e për më tepër nga qarqe antishqiptare, ai u shkund dhe nisi kundërgoditjen e tij.
Në Konferencën e parë për media, pas goditjes, të cilën mjeshtërisht e zhvendosi në sallën e një hoteli luksoz, si të donte ta shkëpuste nga partia e tij – që , po ashtu, ishte e tronditur, Berisha shpalli hedhjen në gjyq të Sekretarit amerikan të Shtetit, si njeriu që e kishte shkelur në nderin e në dinjitetin e tij përsonal.

Është e drejta e tij të luftojë me armët që mendon se mund të ketë ringritje. Megjithëse gjest i dëshpëruar, në një konferencë ku dukej i mundur, ai ka të drejtën e tij të luftojë deri në fund, ku të mundet e si të mundet, duke thirrur në ndihmë çdo akt juridik që mendon se mund t’i shërbejë. Meraku i disa analistëve kundër Berishës për financimin e juristit të njohur francez është i kotë. Edhe sikur Berisha vetë të mos kishte asgjë në thesin e tij – në fakt ka shumë, dhe më shumë nga sa mund të mendohet në thasët e“vegjël“ të pinjollëve të tij, ai mund të gjejë çdo financim që i duhet. Nga luajalizmi ndaj tij, shumë vetë do të vrapojnë të mbrojnë një çështje që e dinë se nuk është e drejtë. Do të ketë vazhdimisht prej atyre që nuk do e lënë në baltë sundimtarin, të cilit, figurativisht, i kanë ngrënë bukën, apo që vazhdojnë ta lidhin lirinë e lëvizjes, të pluralizmit dhe të mendimit, pikërisht me emrin e tij.
Natyrë e fuqishme, por shpesh herë melankolike, jo rrallë herë pre e anktheve, ai duket se e kalon një pjesë të jetës së tij në një gjendje ekstaze mistike, duke i lënë frerët e lirë fantazisë së tij, emocioneve, përballjeve, përplasjeve, sulmeve, akuzave dhe jo rrallë herë, shpifjeve. I pandalur në luftën e tij ai, pikërisht kur mund të mendohej se po shkonte në një periudhë pushimi, mendonte të niste sulmin e fundit, pasi e dinte se shemri i tij politik, Edi Rama nuk rrëzohet dot nga vota e lirë e as nga vota e blerë, ndaj duhej rrëzuar. Me dhunë, forcërisht, duke e zvarritur. Skuadronet e shfaqura nën emrin për mbrojtjen e votës ishin gurët e fundit që Departamenti i Shtetit i hoqi kullës në rënie dhe e përmbysi. Vrasja e ndodhur në Elbasan, pak para zgjedhjeve parlamentare, si duket, shkundi thasët e mëkateve, pasi askush nuk e besonte se një rishtar i politikës, si G. Bardhi, mund të kishte pas vetes falanga të kohës së qeverisjes Berisha.
Sido që të jetë vendimi në Francë për qytetarin Berisha, ai nuk e rehabiliton politikanin Berisha.
Deri më tani, nga të gjitha trevat ballkanike, i vetmi njeri që ka dalë nga Lista e Zezë, apo „ “non grata“ është Ali Ahmeti, lideri i shqiptarëve në Maqedoni, një figurë krejtësisht e ndryshme nga Berisha. Nuk duket se do të ketë një shembull të dytë. Në Kosovë, emra të njohur si Fatmir Limaj, etj, megjithëse u bënë edhe zëvendëskryeministra, mbetën se mbetën në listën e përsonave “non grata“ në Shtetet e Bashkuara.
Është një listë ku është e vështirë të shkruhesh, por edhe më e vështirë të hiqesh. Më tepër se shkrimi i një emri, është gdhendja e tij.
Në fundin e karrierës së tij politike emri i Berishës u gdhend në të keqen e rrugëtimit të tij, çka ishte e pritur prej pak kujt, por e dëshirueshme prej shumë kujt.
***
Dhjetori i vitit 1990, e më pas, janari e shkurti i vitit pasardhës hodhën poshtë despotizmin e komunizmit , por nuk e përligjnin dot despotizmin e presidentit pas marsit të vitit 1992. I mbërthyer mes një populli që donte një shpresë të madhe dhe një klase politike radikale, që në shumicë deri dje kishte qenë e përkulur, në rastin më të keq, dhe skalioni i dytë i komunistëve, në rastin më të përkdhelur, Berisha vendosi shumë shpejt autokracinë vetjake. E furishme, e kudondodhur, e frikshme, zotëruese, pritej vetëm të shkonte në mizori. Nëse viti 1997 ishte shfaqja tragjike e autokracisë politike, vitet pararendëse e përgatitën atë. Në vitin 1997 Berisha kishte humbur cilësinë pa të cilën nuk mund të qeveriset, ndjenjën e së mundshmes. Ai synoi të pamundshmen, nënshtrimin, për këtë u rrëzua heret, kur betohej se do të qeveriste 50 vite. Por, nëse në vitin 1997 familja e tj do të braktiste Shqipërinë, duke kërkuar strehë dhe ndihmë, ende një familje që mund të cilësohej e pakorruptuar financiarisht, largimi i tij në vitin 2013 u bë përmes milionave.
Si duket, ajo që kishte ndodhur 16 vite më parë, u kishte mësuar fëmijve se braktisja është më e rëndë në varfëri ose në një jetë modeste. Paradhoma e babait të tyre u bë bodrumi i pasurisë. Kush e mohon këtë, si të parën herë, si të tashmen, ose është i verbër, ose budalla. “Fshati që duket nuk do kallauz“!- për dreq këtë herë fshati e kishte emrin Gërdec, ku biri kryeministror do të ngulej dy herë: herën e parë përmes predhave dhe vdekjes, herën e dytë përmes luledredhëzave dhe milionave.
***
Pak njerëz e kanë humbur aureolën kaq shpejt sa Berisha.
Vendimi i Departamentit të Shtetit, sado i papritur, nuk çuditi njeri. Duke pranuar se kjo nuk ishte koha e duhur, se Berisha tashmë ka vite i larguar nga pushteti – medialët rreth tij e luajalë ndaj tij pranuan të vërtetën se vetëm koha është problem e çështje, por jo fakti. Fakti u pranua, megjithëse me dhimbje.
Është naive të besosh se Departamenti i Shtetit varet nga informacionet që i dërgon Edi Rama. Për të marrë një vendim të tillë, përmbysës, duhen shumë shkaqe, analiza, informacione, vëzhgime, hulumtime, jo vetëm nga pjesë të ambasadës së SHBA, por edhe nga agjensi të tjera, që prej viteve janë në Shqipëri. Sali Berisha nuk është emër i panjohur në Amerikë, si mund të ishte Llalla, Doshi apo Dako; ai është emri i shqiptarit që ka rrethin e rrjetin e vet; ka njerëzit e tij, ka pasur takime dhe biseda të rëndësishme me funksionarë të lartë, nganjëherë më të lartët, është pritur në Shtëpinë e Bardhë dhe presidentë amerikanë e kanë mbajtur afër – megjithëse ai bëri kujdes t’i ndante liderët e Shtëpisë së Bardhë në“të mirë“ – republikanë, dhe “të këqinj“ – demokratë, të njëjtën ndarje që ka bërë në 30 vite në Shqipëri.
Mentaliteti i vjetër, i kohës së formimit të tij politik, para viteve 90, e ndan gjithçka në devizën, ose me mua, ose kundër meje, çka e faktorizon në Shqipëri, pasi ai vetë e ka mbjellë këtë farë dreqi, por e bën qesharak në Amerikë dhe në Evropë.
Të ketë forcë Edi Rama të shpallë non grata pararendësin e tij mund ta kishte bërë shumë kohë më parë; mund ta ketë ditur dhe ka pritur dhe, si duket pritja e tij ka qenë e gjatë, më shumë se 2 vjeçare.
Po ashtu, të mendosh se shkak i kësaj deklarate janë forca antishqiptare, do të thotë të pranosh se Departamenti i Shtetit është vënë në shërbimin e tyre dhe se atje janë grumbulluar disa njerëz naivë, të korruptuar, të lehtë në mendje, arrogantë në sjellje, të cilëve gjyqi i Parisit do ua tregojë qejfin. Ky budallallëk mund të jetë i arsyetuar për qëndruesin në Presidencë, por jo për një politikan të kalibrit Berisha. Këto punët e qarqeve antishqiptare Berisha i di dhe i njeh më mirë se Ilir Meta dhe, sa herë që ky i fundit provon ta mbrojë, në fakt e fundos më tej. Ata, së bashku, janë dy politikanë me këmbët e zëna në leqet e së djeshmes: njëri përmes bllokut 700 mijësh, tjetri përmes Gërdecit dhe 21 janarit, si rastet më ekstreme.
Politika amerikane e sidomos e Departamentit të Shtetit ndaj Ballkanit ka vijat e hequra me kohë dhe, pavarësisht se cili hyn e del në Shtëpinë e Bardhë, mund të ndryshojë shpejtësia e veprimit, por jo vija e hequr.
Berisha është përgjithësisht gojëtar i furishëm, njeri që beson lehtë dhe hakmarrës, sulmon pa e ditur fundin, krijon tabllo në mendjen e tij dhe i përshfaq si të vërteta, deri sa i beson edhe vetë ai; përplaset me të gjithë dhe me gjithçka dhe hakmarrjes i shkon deri në fund, deri sa, si i thonë, ia nxjerr themelin. Rreth 160 të rinj të vrarë në vendlindjen e tij, në Tropojë, janë një dëshmi, ashtu si kulla e Haklajve, e hedhur në erë, pasi i ishin vrarë thuaj të gjithë djemtë përmes besnikëve të tij.
Është e vërtetë, Berisha punoi me të fortët, edhe për të ardhur në pushtet në vitin 1992, dhe djegiet, rrënimet, vrasjet ishin të kudo ndodhura, por nuk i bëri ata as deputetë, as ministra. Më të shumtët i dërgoi në shërbimin Informativ Kombëtar, të tjerë në Polici, në gardën e republikës dhe, më të zgjedhurit, në sistemin e Drejtësisë. “Të fortët“ janë pengu i tij; përmbysja e Berishës është e rëndë për ta, ndaj ai është ndjerë i mbrojtur.
Tani është njw gjendje e re: e papritur, e rëndë për të, ithtarët e tij, besnikët, luajalët, vazhduesit, ata që e duan në PD dhe ata që mezi presin largimin e tij, arrivistët që e dinë se rruga drejt majave kalon përmes simpatisë së tij, pra, një sferë e tërë që rrokulliset pas hijes së tij. Dhe ai ka hije të rëndë.
Departamenti Amerikan i Shtetit, si kurrë më parë, nw prononcimin e tij denoncues për rastin Berisha dhe familja e tij, bëri kujdes të nënvizojë se aktet korruptive të tij kanë lidhje edhe me një qark të familjes dhe njerëzve pranë tij, ndikimin në sistemin e drejtësisë, etj.
Në 30 vite pluralizëm kjo ka ndodhur thuajse me çdo shef të lartë qeverie. Ajo që e dallon rastin Berisha, e bën më të rëndë, më ndëshkues dhe çështje që nuk duhet lënë të vazhdojë më tej qëndron në përkrahjen e njerëzve tejet të korruptuar dhe sulmin e përbashkët ndaj Reformës në Drejtësi, që është investim i rëndësishëm amerikan, në aktet e rënda që kanë ndodhur dhe nuk u është shkuar deri në fund, si Gërdeci dhe 21 janari, por edhe të tjera që fshihen ende në dosje të mbyllura apo ende të pahapura.
Çfarë do të ndodhë tani?
Nëse Dosja Berisha ka arritur, a do të ketë gjykim, dhënie drejtësie dhe fund i pandëshkueshmrisë, qw po e stërlodh këtë vend dhe e shkund që nga rrënjët?
A ka ardhur koha që klasa parapolitike shqiptare ta ndjejë mbi kurriz drejtësinë apo do të jetë vetëm një lojë, ngrij e shkrij, sipas stinës politike dhe të zverdhurit e dosjeve do të vazhdojnë?
Berisha është shembulli i parë, i befasishëm, por që nuk çudit askënd. Goditja do të vinte një ditë, nuk dihej se kush do të ishte i pari, ashtu si nuk dihet se cilët do të jenë pas tij. Askush nuk duhet të harrojë se në Kosovë, pwr shembull, figurat politike që janë në Listën e Zezë përbëjnë më shumë se një duzinë; shumë prej tyre kanë qenë deputetë, ministra, ambasadorë, funksionarë të lartë, por në listë kanë mbetur.
A do të ketë drejtësi në Shqipëri, duke nisur nga rasti Berisha apo dënimi do të jetë deri këtu, më shumë politik e moral, se sa përmes sistemin të drejtësisë:
Dosja Berisha përmban shumë gjëra, në rrugën e tij 30 vjeçare në pluralizëm ai ka ndërruar drejtimin e shumë rrjedhave; përmes tij kanë ndodhur akte të rënda, që do të ishin të mjaftueshme për t’u gjykuar jo vetëm një herë dhe, alibia se edhe shefat e tjerë të qeverisë kanë vepruar njëlloj apo janë më të korruptuar, nuk e amniston atë. Secili në kohën e tij dhe hakun që i takon.
Tani është Berisha. Më i fuqishmi i opozitës, i cili, edhe pse ka qëndruar 13 vite në pushtet, duket se ka sunduar gjithnjë në 30 vite.
A do të gjykohet ai?
Po njerzit që pwrfituan rëndshëm për të dhe sot kanë krijuar oazet e luksit, jetës përrallë, duke braktisur çdo ideal dhe vizion të dhjetorit 1990?
A do të ketë ndëshkim të domosdoshëm, për të pasur rikthim te besimi i pushtetit dhe frikë të pushtetarëve nga abuzimet e tyre?
***
Le të bëjmë që në fillim një marrëveshje: me emërtimin Berishë le të kuptojmë jo vetëm njeriun që mban emrin Sali Berisha, por gjithë atë që fshihet e struket pas tij; pra, të gjithë ata që cilësoi haptas Departamenti Amerikan i Shtetit, klanin e familjes; ish-nomenklaturën e lartë të pushtetit, pra, të gjithë ata që, duke qenë në pushtet e duke ikur nga pushteti, bënë një batërdi të vërtetë mbi Shqipërinë, e çorën atë deri në palcë, e rropën deri në deje dhe, më në fund, si për të dashur të vënë kujën e ngadhënjimit, thanë buzagaz: “Këtu jemi, ejani e na kapni”.
Të cilët, pasi kanë ngritur resorte moderne dhe të shtrenjta, kanë guximin të thonë, “na jepni prova“.
Njëjtë si thonë tani në rastin Berisha:“na jepni prova“! Cilat prova duan? I kanë para syve dhe nuk dëshirojnë t’i shohin! Për hir të mërisë ndaj Edi Ramës janë gati që pallatet e luksit t’i quajnë kasolle, që të vrarët e 21 janarit të etiketojnë si vetëvrasje, që 26 viktimat e Gërdecit dhe 300 të plagosurit t‘i gjykojnë si aksident teknologjik; që shitjet e karburanteve dhe të armëve regjimit serb t’i trajtojnë si kontribut patriotik?
Dy rrugë ka: Ose këta njerëz duhet të gjykohen, ose pushteti i tanishëm duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve për të gjitha akuzat që ka bërë në tetë vite pushtetit që iku. Rrugë të mesme nuk ka e nuk mund të ketë; ose do të jetë njëra, ose do të jetë tjetra. Por kjo nuk ka asnjë lidhje me dosjet e përgatitura nga agjensi të veçanta që kanë të bëjnë me Shqipërinë. Ata, as nuk i marrin dorën qeverisë shqiptare dhe as nuk tundohen prej saj.
Në të vërtetë loja e kungulleshkave që i kushton shumë shtetit, “kam një kungulleshkë dhe e ndaj në X pjesë”, ka mbi 30 vite që luhet. Ai që nuk e di është njëkohësisht i verbër dhe i shurdhër, ata që e dinë janë të gjithë njerëzit normalë. Kur në vitin 1997, Berisha iku i përzënë nga pushteti, në mitin e tij që ende nuk ishte shembur plotësisht, kishte ende një dritëhije, e cila, me gjithë çka kishte ndodhur , fshihej pas thirrmës se “ai është i ndershëm”, dhe kjo legjendë, e ngritur si një alibi për të ardhmen, e mbajti atë në politikë, e ktheu në pushtet nga përplasja e së majtës brenda vetes, e bëri edhe një herë, por më shumë se më parë, Zot të fatit të gjithkujt.
(Vijon)

Ne Presidencen Berisha 1992-1997 mardheniet diplomatike mes Shqiperise e Serbise kane qene ne rangun e te Ngarkuarit me Pune.
Ne qeverisjen e Edi Rames shenohet vizita e pare pas 70 e ca vitesh e nje Kryeministri shqiptar ne Beograd.
Po flet Bedri spiuni — Ta tha nje kosovar ketu o Bedri spiuni qe kur merreshe ti me UCK, fute percarjen akoma me te madhe ne politken e Kosoves
Sa per dijeni o Bedri, je sa nje cope muti e Sali Berishes kaq je ti
Rajmondka, kujt ja ke bo gojoren sot, Saliut apo Shkelzenit?
Sja ka ba asnjanit,se perndryshe do e kishte gojen edhe trunin plot e sdo kishte mundesi me nxjerre vetem bajga nga goja…
Rrnofsh Rajmond Vloinjati Me nje fjali e
ki thane te plote nje histori me marrezi
te antikombetarit Bedri qe eshte Si sallami
me thunra te thive !
TE GJITHE E KANE KUPTU QE PAS “Raimond Vlonjati’ DHE TE TJERE PSEUDONIMEVE (PERFSHIRE KOHET E FUNDIIT EDHE TIMIN…)..,, ESHTE VETE DORA E ISH-DOKTORIT MISHERUES I KRIMIT, KORRUPSIONIT, POSHTERSISE, MASHTRIMIT, PABESISE, ETJ.
O DOKTOR!
NE DITEN KUR DO TE TE ARRESTOJNE TY DHE BADHKEPUNETORET E TU, DHE SYPESHKA-QENIN TEND, NUK DO T’JU VEME PRANGAT SE ATO JANE TE REHATSHME,, POR DO T’U LIDHIM DUART PAS SHPINE DHE ME LITAR,, SEPSE TI DHE JU TE TJERET E MERITONI TE TRAJTOHENI SI KRIMINELE TE TJERA KOHERAVE!
SEPSE PO DESHMONI QE TI DOKTOR DHE CO JE/NI!
NE VRIME TE HALESE DO TE PERFUNDOSH!
PERBUZJA POPULLORE PO ZJEN SI LLAVA E VULLKANIT QE PO JU ARRIN T’JU PERFSHIJE E DO T’JU PERVOJE!
O Yll trapi….te lexosh Bedriun se cfare thote per Berishen eshte njesoj sikut te lexosh kujtimet e sekretarit te Hitlerit se cfare shkruan per Churchill .
Bedriu ka 30 vjet qe i bie fyellit te Partise ne nje vrime….akoma me budallalleqet e Bedriut ti o derdimen .
Mero ,Bedriu ,Viktori ,Bollino ,Balla ,Minxhozi ,Tarifa ,Klosi ,Beqiri ,Braho e plot te tjere jane kakerdhiat e Partise ….e njejta prerje ,i njejti dimension ,i njejti perfundim.
Me SHBA nuk duhet te prishemi as per 1 milion Salira ,por kur ju lexoj ju kellira komuniste qe beni analiza opinioniste proamerikane ,ju bijte bastard te baballelareve vrases e te lig ,eshte felliqesia me e madhe qe ka ndodhur mbi toke .
ORE TI ISH KRYETAR KRIMINILE ME KEMBET TASH NE BURG…,, ORE TI “Raimond Vlonjati” I RREME E ME 200 PSEUDONIME HAJDUTESH…, ORE TI I PABESE LERI KETO PISLLEQE
LERI KETO BROCKULLA::: TI JE MESUAR T’JA RREFESH DEBILEVE TE Pd-SE POR JO MUA…
KERKON TE LARGOSH VEMENDJEN DHE TS KRIJOSH HUTI duke perdorur emrin tim…,,, : TI JE NJE BIR KURVE TI JE NJE DOC DOCI !! !
KEMBENGULJA JOTE ME NJ QIND MARIFETE TE FELLIQTA NA KUJTON MARIFETET SERBE PER TE MBAJT Kosoven DHE PER TE JUSTIFIKUAR “HISTORINE”…,,, KETO DINAKERIRA DHE FELLIQESITA TE PABESA DESHMOJNE SE TI Ke gjak serbi neper vena pervec se je nje spiun serb i tegjur!
DO T’I PAGUASH TE GJITHA PAVARESISHT SE TI DO KAPESH NE NJE ‘KARTE” TE FSHEHTE….
NE E DIME KARTEN TENDE TE FUNDIT: DHE AJO PIKERISHT DO TE TE FUNDOSE TY MOR QEN I NDYRE!!
@Raimond pseudo-vlonjati
Dmth Bedriu qenka nje cope nga ajo e tera qe ti ke ushqim te perditshem…
Sali Berisha nje kerme qe shkaterroi Shqiperine. Patericat qe mundohen ta mbajne ne kembe kete Monster qe nuk la Shqiperine te zhvillohet jane funderrinat dhe zullumi qe ka krijuar dhe ushqyer nder vite ky plehre.
Qeveria Amerikane ja mbylli deren perjete ketij sali berishes dhe derguan nje mesazh te qarte per partine demokratike qe ajo te distancohet nga ky kriminel e hajdut.
Tani eshte detyra e organeve te Drejtesise Shqipetare qe te bejne pjesen e tyre te betejes me Sali Berishen dhe pjellen e tij te ndyre. Duhet qe Prokuroria e pergjitheshme e Shqiperise ti behen krah Qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes sic ata na u bene jesh ne dhe Kosoves. Duhet te arrestohet monstra Sali Berisha dhe gjithe pjella e tij hajdute e shqiperise.
E Po të marri peng një shtet të there një gerdalle rrangalle maloke , është kulmi i së keqes.
Qenia e Berishes eshte e vlefshme per te kuptuar dhe veten tone.
Jemi ne nje mase te madhe njerez hajdute, pa moral e pa atdhe.
Nuk shpjegohet ndryshe qe Doktor Mortja ka akoma perkrahes e lepires.
Qe prej 1996, Qoftelargu duhet te ishte ne burg per veprime tragjike antishqiptare.
Jemi ne 2021 merremi akoma me te.
Berisha ne keto 30 vite me shume se politike e qeverisje veproi me intriga, prapaskena Duke goditur gjithkend qe e kundershtonte.Shkurt u shfaq primitivizmi I ambjentit ku u rrit. Mendoj se ka urdheruar edhe eleminime personash.Kjo e ka bere kaq te frikshem sidomos Brenda PD, por edhe per gjithe vendin.Eleminimi I tij nga politika nje domosdoshmeri per progres.USA e beri te veten.
Saliu Saliu Saliu Saliu Saliu Saliu…
Shyqyr që jam emigrant dhe nuk jetoj aty në Shqipëri se do më ikte petlla…
Nuk ju kuptoj dot ju ‘Bedrinjtë’ ,mundohem të kap fillin por më humbet…nuk kam pikën e dyshimit që Sali Berisha është një personazh negativ i shoqërisë shqiptare të këtyre 30viteve të fundit, mund të jetë edhe kriminel sikurse e akuzonte dikur Edi Rama ,mund të jetë antishqiptar etj etj.. por atë gjë që unë nuk e kuptoj dot apo nuk e pranoj dot është fakti se jemi bërë bajate duke sharë Saliun..ore njërëz ju punon mëndja apo jo? Po pse do kishte shanse Sali Berisha të vazhdonte karrierën politike mbas ngjarjeve të 1997 ?? natyrisht që jo, por ja pra që ishte Fatos Nano ai që i hodhi gomardaren e shpëtimit Saliut pastaj vazhdoi Edi Rama që me të ardhur në pushtet e zëvendësoi fjalën ‘kriminel’ me atë ‘plak matuf’…nuk u lodhët duke sharë Saliun?ata janë të gjithë bashkë , janë ish nomenklatura komuniste dhe pasardhësit e tyre,ata po tallin trapin hapur fare Bedriu vazhdon me një vrimë Saliu Saliu Saliu Saliu Saliu…ndërsa Edi Rama nga krahu tjetër bën kompromise antikombëtare me grekë e serbë. .ata janë të gjithë Salinj, njëri më i ndyrë se tjetri kujt ti vësh gishtin e ta krahasosh me Saliun Edi Ramës? Fatos Nanos?apo Ilir Metës?… njëri më qen bir qeni se tjetri. .si nuk doli njëri ti fusi plumbin këtyre qelbanikërve? Tani t’a shajnë këta militantët e Edit Saliun në djall të vejë,hajde se po i bëjnë hyzmetin kockës që lëpijnë, por nuk na lejohet ne popullit të bëjmë si papagalli Saliu Saliu Saliu Saliu..ndaluni në pak..ka 8 vjet Edi Rama që qeverris përse nuk e preku Saliun kur të gjithë e shajmë apo jo? Amerika duhet ti nxjerri fundin historisë me ‘Salinj’ sepse populli shqiptar nuk ishte i zoti t’u tregonte vëndin,le të shpresojmë..
do s’do edhe ty mendja te krimineli te rri, ik e boj shurren!
“Duke qenë në fillimet e jetës së tij politike dishepull i Enverit”! Përse e lidh Berishën me Enverin?! Po të ishte gjallë Enveri dhe të shikonte bëmat e Berishës, as varrin e Berishës nuk do t’a dije ti Bedri! Nuk ka lidhje fare. Pusetat e mutit shpërthyen pas vdekjes së Enverit dhe nuk ka lidhje me rregjimin e mëparshëm. Ti Bedri shkruan shumë gjatë, shpreh shumë çéshtje, të pa lidhura mirë dhe hidhesh nga një degë në tjetrën. Pra, shkrimet e tua kanë shumë “ujë”, sa duhet të kesh durim që ta kuptosh se çfarë ke dashur të thuash. Berisha është pjellë e “djallit”, me mision që të shkatëronte çdo gjë të mirë që kishte Shqipëria dhe nuk mund të bësh asnjë lidhje me sistemin para 1990. Mos i ngatëroni gjërat, të paktën ju që keni marrë persipër që të bëni analiza.
Bedri je I sakte po kush nuk I ka keto nga drejtuesit Shqiptar….prisni se do shikoni cudira kto mandate…..pashallare e bajraktare si qemoti kemi dhe sot.
Sherbim me te mire qe mund ti besh krriminelit serb Sali ne keto dite te veshtira eshte ta konsiderosh komunist ndersaq Edi Ramen antikomunist!!!!!Kete konfuzion,mjegull shashka tymuese kerkojne agjenturat pas 30 vjetesh ne ish Shqiperi..kush eshte patrioti e kush tradhjetari,kush Qemal Stafa e kush Mit’hati,kush Shevqet Peçi e kush Safet Butka djali i te cilit Uran Butka eshte ne krye te istitutit te studimeve te ‘komunizmit’ kur tridhjet vjet lufte me kAmuniste nuk u vra as u zu rob as u burgos asnje kAmunist ndersa terev krriminelet ,çunat e bllokut dhe sali serbi edvinet lulzimet e byth qimet ,Bushatet nipra te bllokut rritur ne preherin e eQImit Sali jetojne si ENVERISTE e antikAmuniste parajsen ne vendin me te varfer te Ballkanit ish Shqiperi…
te lumte.
Analize reale.
Shume pak ke thene, Jane vetem catite, sepse bodrumet akoma sjane hapur. Populli eshte ne gjume akoma nuk eshte zgjuar dhe nese vonohet te zgjohet ateher berisha mund te kete ikur nga zoti. Do te tregojne vetem perralla brezave qe do marrin fshesen per te pastruar halet e ketij burri qe mos i ardhte kurre ketij kombi…
NUK KA KOMUNISTA TE MIRE dhe KOMUNISTA TE KQIJ.
TE GJITHE NJILLOJ JANE.
Cektesia e komenteve eshte uleritese! Njerezit jane genjyer nga Saliu dhe jo vetem! Berisha u ka dosjet! Berisha i kercenon akoma me Tropojanet benike te Saliut! Luhet edhe para e madhe, per te mbrojtur Spiunin dhe kriminelin Sali, qe eshte dhe hajduti me i madh! Saliu i ka kercenuar te gjithe dhe nga PD askush nuk guxon te thote nje fjale! Tropjanet kosovare jenicere te Saliut, te financuar edhe nga UDB presin tek pragu i shtepise urdherat e Sales.
Naziskin, po fashista të këqinj dhe fashista të mirë a ka?!
….NDERSA PORDHET E MIA, TE CILAT KOHET E FUNDIT KUR SHFRYJNE ME ZHURME, PRODHOJNE EMRIN TEND “Paul Tedeschini”
Tani e tere klasa politike eshte e bashkuar (ne menyre te heshtur) kunder SHBA.
Askush nga politikanet nuk do qe reforma ne drejtesi te shkoje deri ne fund e pertej Sali Vicidolit, sepse po te ndodhte kja e gjithe ajo klase eshte e humbur.
Vini re mire: asnje poltikan nuk ka dale te solidarizohet me deklaraten e DASH dhe te sekretarit te shtetit A. Blinken.
Liljana Hoxha, e reja e Enver Hoxhes deklaron – “Kur Ramiz Alise i doli nga programi Sali Berisha, dergoi Edi Ramen te bente rolin e anti-komunistin radikal qe ta shvleresonte Saliun…”
Dhe vertet, ju kujtohet qe ky Edi Rama atehere ulerinte “ti varim komunistet”! Pikerisht ky Edi Rama qe drejton sot partine me emrin nderruar nga Komuniste ne Puniste e tani Socialiste.
SPAK dhe BKH ka pune me sali Berishen kesaj radhe,
mos u ngut te hash edhe te gjatin tjeter, me radhe…
Berisha ne keto 30 vite me shume se politike e qeverisje veproi me intriga, prapaskena Duke goditur gjithkend qe e kundershtonte.Shkurt u shfaq primitivizmi I ambjentit ku u rrit. Mendoj se ka urdheruar edhe eleminime personash.Kjo e ka bere kaq te frikshem sidomos Brenda PD, por edhe per gjithe vendin.Eleminimi I tij nga politika nje domosdoshmeri per progres.USA e beri te veten.
E dime mire Edi Ramen.
Amerika e Lavdishme e bombardoi Sali Berishen dhe familjen e tij,me rrakete,si bin landenin.
Tani eshte radha e Drejtesise shqiptare..
T`i shkoje Berishes deri ne fund.
Nuk i ndihet m zani kleptomanit -kleptokratit njëherë u duk dhe shyqr zot se po të ishte Rama ,,Non grata” i këtyre ditëve a kishte për të patur ditë kur nuk do të dukej në konferenca dhe mexhlise të mediave me ju nxirë jetën njerëzve
“Ne Shqiperi Komunistet ishin aq te rralle sa edhe ata qe e krijuan PKSH.nuk i njihnin te tere per te tille; ndersa me vone kur u shndrua ne PPSH as fjala “Komunist” nuk perdorej, por per ata qe pranoheshin si antar thuhej thjesht “antar partie”,atehere perse sot perdoret aq shpesh ,fjala “Komunist” dhe me e keqia eshte se e njehsojne me”Fashizmin”me “Nazizmin”e lloj lloj rrymash te tjera,me e pa pushtet!Kur “Komunizmi” nuk eshte provuar ne asnji vend te botes ,perse i tremben kaq shume ?Komunizmi eshte ”Parajsa ne toke”,;Por cudia eshte se “parajsen” qe predikon feja , e besojne ,jo vetem njerzit e “paditur”,por shpesh edhe ata me nji shkall te caktuar dijesh dhe arsimi! Prandaj edhe institucionet fetare ,pa perjashtim ,nuk e pranojne “Komunizmin” se ai e sjell parajsen ne toke dhe jo “ne boten tjeter “qe nuk e ka pare kush!
“Ne Shqiperi Komunistet ishin aq te rralle sa edhe ata qe e krijuan PKSH.nuk i njihnin te tere per te tille; ndersa me vone kur u shndrua ne PPSH as fjala “Komunist” nuk perdorej, por per ata qe pranoheshin si antar thuhej thjesht “antar partie”,atehere perse sot perdoret aq shpesh ,fjala “Komunist” dhe me e keqia eshte se e njehsojne me”Fashizmin”me “Nazizmin”e lloj lloj rrymash te tjera,me e pa pushtet!Kur “Komunizmi” nuk eshte provuar ne asnji vend te botes ,perse i tremben kaq shume ?Komunizmi eshte ”Parajsa ne toke”,;Por cudia eshte se “parajsen” qe predikon feja , e besojne ,jo vetem njerzit e “paditur”,por shpesh edhe ata me nji shkall te caktuar dijesh dhe arsimi! Prandaj edhe institucionet fetare ,pa perjashtim ,nuk e pranojne “Komunizmin” se ai e sjell parajsen ne toke dhe jo “ne boten tjeter “qe nuk e ka pare kush!Saliu nuk ka qene dhe nuk ka se si te jet “Komunist”,sepse megjithse e ndertoi “parajsen ne toke”,por kete e beri vetem per familjen e tij , ashtu sic bejne mbreterit dhe sundimtaret ne vendet e ndrysme te botes!
“Ne Shqiperi Komunistet ishin aq te rralle sa edhe ata qe e krijuan PKSH.nuk i njihnin te tere per te tille; ndersa me vone kur u shndrua ne PPSH as fjala “Komunist” nuk perdorej, por per ata qe pranoheshin si antar thuhej thjesht “antar partie”,atehere perse sot perdoret aq shpesh ,fjala “Komunist” dhe me e keqia eshte se e njehsojne me”Fashizmin”me “Nazizmin”e lloj lloj rrymash te tjera,me e pa pushtet!Kur “Komunizmi” nuk eshte provuar ne asnji vend te botes ,perse i tremben kaq shume ?Komunizmi eshte ”Parajsa ne toke”,;Por cudia eshte se “parajsen” qe predikon feja , e besojne ,jo vetem njerzit e “paditur”,por shpesh edhe ata me nji shkall te caktuar dijesh dhe arsimi! Prandaj edhe institucionet fetare ,pa perjashtim ,nuk e pranojne “Komunizmin” se ai e sjell parajsen ne toke dhe jo “ne boten tjeter “qe nuk e ka pare kush!Saliu nuk ka qene dhe nuk ka se si te jet “Komunist”,sepse megjithse e ndertoi “parajsen ne toke”,por kete e beri vetem per familjen e tij , ashtu sic bejne mbreterit dhe sundimtaret ne vendet e ndrysme te botes!Feja dhe sundimtaret i tremben Komunizmit sepse feja do qe te sundoj padija , ndersa sundimtaret duan qe te sundoje ”varferia”!
Fatmir Dodona i sakte. Eshte e vertete qe ne Shqiperi nuk ka patur komuniste, por anetare partie, te PPSH. Fjala komunist ne vitet 70-80 te shek.xx ishte hequr nga fjalori.
Koment i sakte i Fatmirit. Me vjen çudi qe gazetar Bedriu e quan perbindeshin komunist. Ai ka qene nje antar karriere partie. Babai i artikull shkruesit, me sa di , ka qene komunist. Si mund te vesh shenjen e barazimit midis njerezve te ndershem, qe luftuan per nje ideal te madh, me qellimin antishqiptar te nje mostre???
Nuk mund kurrsesi te kuptoj
Salikadavres po i shtrengohet laku i drejtesise ne fyt, dite te mira per Shqiperine po vijne.
@Fatmir Dodona!
Ke shume te drejte persa ngre ne komentin tend modest.
Ja pse perdoret kaqe shpesh fjala dhe togfjaleshat:’komunisdt’,’regjim komunist’,’parti komuniste’,diktature komuniste,dhe tragjikisht dhe per turpin e Botes ‘Sistem komunist’:
1.-Sepse shumica perfshi ata qe e perdorin sipas agjenturave jane injorante dhe ua tundin tek koka si GOGOL dhe nuk arrijne te shohin se ne krye te antishtetit 30 vjet jane Enveriste dhzogiste te thekur,nomeklatura e Mihal Bishes,’çunat e bllokut’ dhe serbi Sali doktori i numrit DY te diktatures Hysni Kapos burrit te Vito apos dekoruar nga Nishani dhe vjerr i Medi Bushatit dekoruar para 1 muaj nga Like floriri!
2.-Sepse SHBA-te 30 vjet ne kete vend jane perfaqesuar nga lobizmi antishqiptar,agjenturat dhe mergata e qyqeve qe e kane patur TMERR fjalen komunizem se i shpronesoi dhe aqe me teper me metoda ‘staliniste’ u shtermberua edhe teorija marksiste,po dhe ‘ideologjia’ e tij ku predikon si krishterimi:Njeriu lind i barabarte e duhet te vdese i tille’.Edhe ne Amerike edhe sot ne shekullin e 21-te edhe presidentet nuk mund te zgjidhen po propoganduan ‘socializmin’ imagjino ‘komunizmin’!
3.-Permes ‘luftes’ me mullinjte me ere te ‘kAmunizmit’ hane buke ose jetojne parajsen te gjitha 128 bandat ‘parti’ po kryesisht TRE bandat kryesore PS-PD-LSI!
Serbi Sali si individ eshte shume me i inkriminuar se Edi Rama,po si ‘antikAmunist’ integralisti EDVIN eshte kampion dhe tragjikisht ‘kokpalaret’ e votojne ne krye te nje ‘partije’ socialSSaliste!?Dhe tragjedija e tragjedive qe kujtojne e jane te bindur se jane te derguarit e allahut nderkohe qe 54 perqind e shqiptareve nuk votojne e nuk jane te PERFAQESUAR !?
8 vjet qeverisja e deshtuar e Rames ne aspektin baze te qeverisjes, ne Ekonomi, nuk mund te fshihen pas pushtetit Berishes te 8 viteve me pare.
Minaren e Borxhit Publik rekord te 30 viteve te ketyre viteve te qeverise Rama nuk e fsheh dot ne thesin e Berishes.
Atehere dum komunizmin qe ishte me 0 borxh …
Kjo orvatje ka gjetur sukses te madh ne stilin shteteror te Ramutit. Mjafton te lexosh serine e idiotizmave qe leshojne sherbetoret e Ramutit te kuptosh stilin e qeverisjes qe ja kalon dhe Berishes. Alamet burri, dhe kurve tregu e palekundur. Copa legenash
Te lumte pena Bedri Islami!
Ka punuar Rama thone ithtaret e tin tru thate!
Po ka punuar them edhe une,por ama ka sot mbi 13 miliard euro borxhe!
Me kaq borxhe edhe Ver Llapa do bente me shume pune!
Por duke paguar cdo vit miliona euro interess,aeveria kurre nuk rriti pensionet,rrit cdo vit taksat,cmimi i unit te piste eshte 8 here me i larte se cmimi i energjise elektrike etj!
Keto sa thuhen e shkruhen sot per Sali Berishen do kishin vlere para 8 vitesh kur ai ra nga pushteti.
Ky pushteti 8 vjecar Rama i Partise “prane shtresave ne nevoje”, asaj shtreses me ne nevoje pensionisteve ne keto 8 vite u ka rritur pensionin sa nje pakete cigaresh. Sa per punonjesit buxhetore ato shtesen e fundit te pages e mbajne mend ne 2012. Emigrimi masiv i pa pare qe nga 1991 kryesisht i rinise tregon deshtimin e plote te Rames ne qeverisje. Kush e mohon kete eshte ose i verbuar ose budalla ose i shtirur i tille vullnetarisht.
o bedri
““Paradhoma e babait të tyre u bë bodrumi i pasurisë. Kush e mohon këtë, si të parën herë, si të tashmen, ose është i verbër, ose budalla””,po i ndyrë a mund me qën??
me një fjalë, po aq kriminel sa këta që akuzon??
Nuk mund te krahasohet Enveri me Salen. Ku e ku. Sala nje kriminel, “non grata” nga DASH, ndersa Enveri beri shtet.
Sala eshte diktator provincial me stil cubash…, ndersa Enveri ishte nje diktator elegant…
Ku e ku…
Enveri per te mbajtur pushtetin e shfrytezoi ideologjine komuniste me metoda te holla e me stillin e nje ustai perendimor, ndersa Saliu me stilin e kasapit injorant qe nuk kuptoi kurre qe mishi i qengjit eshte i ndryshem prej mishit te vicit ose lopes. .
Ja ky eshte Sala i “piedestalit”….
Berisha de fakto e de Jure eshte shemtia me e madhe politike e kombetare shqiptare keto 30 vjetet e fundit. Ne familjen e tij, ai udheron e siguron hajdutrine,prine me 11 libreza kursimi dhe Liria(Slolobodanka), me kater libreza kursimi,Djali dhe vajza qe jane femije “Sheh Pa hlavi”,udhehqesish me te kriminalizuar ne rajon e me gjere.
Sala i shpall ‘non grata’ nga Amerika ama Enveri yt shpalli ‘non grata’ mbare boten (me perjashtim te Burgina Faso ne Afrike).
Komentuesit kunder analizes se z Bedri Islami jane te droguar dhe u ka mbetur “qerrja” 30 vjet mbrapa tek Enveri, “komunizmi”, blloku…
Shkruhet per përbindëshin, sali berisha, dinosaurin, që erdhi nga sistemi SOCIALIST (jo Sistemi Komunist), premtoi mireqeverisje, sherim te plageve te kombit, permiresim te jetes se popullit, por çfare beri?! E vrau popullin e tij: Per shkak te politikes se tij humben jeten mbi 200 djem tropojane, grabiti kursimet e djerses se ballit te shqiptareve permes inkurajimit direkt te tij te firmave piramidale, shkaterroi pronen publike: industrine, bujqesine, minierat, transportin automobilistik tokesor, hekurudhor dhe ate detar, shkaterroi si nje armik i betuar ushtrine dhe pasurine kombetare ushtarake (armatimin, municionin, mjetet ushtarake te transportit tokesor, detar dhe ajror).
Shkaterroi Sistemin e Drejtesisë…
Me 26 maj 1996 beri masakren me te pashembulltë zgjedhore, duke rrahur si fashist drejtuesit e opozites dhe duke futur me mijera te rinj, qe votonin disa here ne qendra te ndryshme votimi. Me dhunë shmangu komisioneret socialiste dhe vezhguesit. Keto zgjedhje nuk i njohu opozita dhe as bota demokratike. Pas kesaj masakre hapi depot e armatimit dhe shpalli luften civile veri-jug, qe i kushtoi Shqiperise mbi 3.000 te vrare dhe mijera te plagosur.
Si president kurre nuk u shkeput nga aktivitetet, mbledhjet dhe seminaret e pd, duke deklaruar me paturpesine me te madhe se ai na eshte “produkt i pd”!
Ne lidhje me Kosoven ky kameleon hidhet, dridhet e perdridhet në të kater anet, por mbeti ithtar i Brahim Rugoves, duke mos e njohur UÇK si e vetmja force politike, qe u ngrit kunder terrorit serb. Nuk e njohu Konferencen e Rambujesë per çeshtjen e Kosoves.
Nuk po vazhdoj me tej me sjelljet rrugaçerore ndaj opozites ne Parlament, me mos-hapjen e kutive te votimit me 2009 sipas kerkeses se pareshtur te opozites, zhdukjen e te ndjerit Remzi Hoxha, vrasjet ne Gerdec dhe me 21 janar 2011 ne protesten e opozites…
Sot ky perbindesh dhe familja e tij jane ndeshkuar nga ShBA per korrupsion, abuzim me pushtetin, dhe pasurim te paligjshem dhe jane te papranueshem ne teritorin e tyre.
Per poshtersite e ketij horri kerkohet te vihet ne levizje Drejtesia e Re e Shqiperise, qe eshte ne te vertete drejtesia e investuar dhe e krijuar nga ShBA dhe BE.
Kete Drejtesi ky birbua sebashku me njeriun e tij te “zemres” ne Presidence e kane sabotuar per vite me radhe dhe nuk e duan!… Ketyre u duhet drejtesia e Plepave te Durresit…
Populli kerkon te shikoje Drejtesine e Re dhe te prekë e ndjejë rezultate, shpresë, besim dhe siguri, qe prej dekadash kane humbur per shkak te metij njeriu perbindesh, te etur dhe te pangopur me pushtet.
Drejtesia e Re nuk lejon deputete te korruptuar, nje nga te cilet eshte edhe sali korrupsioni.
Kush mbron Sali Korrupsionin, eshte antishqiptar dhe antiamerikan njekohesisht.