Portreti i Berishës, “Guvernator i Bankës së Lazaratit…”

Elton Tafaruci
Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri akuza të forta sot nga Kuvendi, duke shigjetuar qeverinë si mbështetëse të botës së krimit dhe drogës.

Kreu i qeverisë Edi Rama në replikë, zgjodhi t’i japë përgjigje një nga një akuzave të ngritura. Rama e cilësoi Berisha si Guvernator të Bankës së Lazaratit, duke ju referuar këtu fshatit që vite më parë ishte nën pushtetin e drogës, deri para ndëryrjes së policisë në vitin 2014.

Paralajmërimi që Berisha bëri se ISIS do të financohet me kanabis shqiptar dhe thirrjen e tij për ndërhyrje nga NATO dhe ndërkombëtarët, kryeministrit Edi Rama i kujton një film të fundit për Pablo Escobarin.

“Kur i bëje sot thirrje Aleancës atlantike dukeshe si Pablo Escobari kur i bënte thirrje botës së lirë për të mbrojtrru familjen e tij përpara se të përfundonte në duart e policisë”, – tha Rama.

Rama bëri një batutë të fortë ku ju referua konkretisht akuzave të Berishës se terrorizmi financohet nga kultivimi i kanabisit në Shqipëri. “Nuk e dyshoj fare që mes trapit dhe teje unë zgjedh ty!” – ironizoi Rama.

Kreu i qeverisë tha se Berisha i drejton thirrje ndërkombëtarëve për të ndërhyrë në Shqipëri lidhur me situatën e kanabisit, por në fakt sipas Ramës, “nuk është se bota nuk sheh, nuk ndjek dhe nuk e di atë që ndodh në vendin tonë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *