Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Portreti i ish-ministrit puçist të Perusë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajm i fundit cicerr > Portreti i ish-ministrit puçist të Perusë
Lajm i fundit cicerrLajmi i fundit

Portreti i ish-ministrit puçist të Perusë

redaktor
Published January 12, 2013
Share
SHARE

Manuel Augusto Blacker Miller lindi më 18 tetor të vitit 1945 në Lima, kryeqytetin e Perusë. Me profesion inxhinier, më 6 Nëntor të vitit 1991 u prezantua si Ministri i Marrëdhënieve të Jashtme, i katërti në regjimin e Alberto Fuxhimorit.

Detyra ishte të zgjidhte çështjet e mbetura pezull me Kilin dhe Ekuadorin. Një vit më pas ndodhi “grushti i shtetit” me 5 prill të vitit 1992, i mbështetur nga Miller dhe të gjithë ministrat e qeverisë. “Auto-Puçi”, siç njihet në historinë e Perusë,  është një formë e grushtit të shtetit, ku udhëheqësi i një vendi, në këtë rast Fuxhimori megjithëse i zgjedhur ligjërisht, shfuqizon parlamentin dhe në mënyrë krejt të paligjshme zgjeron pushtetit e tij.

Gjatë një takimi të Ministrave të Jashtëm të Amerikës, në Uashington në Organizaten e Shteteve të Amerikës (OEA) Blacker Miller u përpoq të justifikonte “auto-puçin” e Fuxhimorit duke thënë se ai erdhi si pasojë e “veprimeve bllokuese” të Kongresit, i cili e bënte të pamundur qeverisjen në Peru.

Ai kërkoi mirëkuptim dhe kohë për kthimin e vendit në normalitet. Si pasojë e kësaj u miratua një rezolutë, përmes të cilës i kërkohej qeverisë peruane të dialogonte me opozitën demokratike dhe të gjente rrugën për t’iu kthyer demokracisë.

Pas rënies se Fuxhimorit, Manuel Augusto Blackër Miller braktisi vendin më 15 nëntor të 2002 dhe u vendos në Majemi të Shteteve të Bashkuara. Drejtësia peruane e përfshiu në listën e 10 ministrave të Fuxhimorit të akuzuar për mbështetjen e grushtit të shtetit 1992.

U urdhërua një mandat-arresti kombëtar dhe ndërkombëtar. Më 26 nëntor të vitit 2007 Gjykata e Lartë e Perusë caktoi dënime nga 4 deri ne 10 vjet për ish-ministrat fuxhimoristë.

Më 11 nëntor të vitit 2009 u burgos nga agjentët ndërkombëtarë të Zyrës së Emigracionit dhe Doganave në Florida të SHBA-së ku nisën proçedurat e ekstradimit që Blacker Miller të vihej në dispozicion të drejtësisë në vendin e tij.

redaktor January 12, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?